ATV

Author: ATVLive

  • “Çdo ditë dalë në terren”, kryetari Gjini tregon se si duket një ditë e tij e zakonshme në punë

    “Çdo ditë dalë në terren”, kryetari Gjini tregon se si duket një ditë e tij e zakonshme në punë

    Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, në një bisedë për Rubrikën “Komuna” në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, tregoi se si është një ditë e zakonshme e kryetarit të komunës në punë, transmeton atvlive.tv.

    Në pika të shkurtëra, ai tregoi se një kohë të caktuar të ditës ia dedikon pritjes së palëve, të cilët mund të jenë qytetarë, institucione apo organizata, por edhe bizneset të cilave iu duhet ndihma e komunës për t’i arritur synimet e veta.

    “Të gjithë mendojnë që unë pres vetëm palë, kjo nuk është e vërtetë. Një kohë të caktuar të ditës i pres palët, pres qytetarë të cilët kanë kërkesa të ndryshme, një pjesë tjetër të ditës pres palë tjera që nuk janë qytetarë, munden me qenë institucione nacionale, munden me qenë donatorë të ndryshëm, munden me qenë organizata të ndryshme, të cilat kanë diçka punë në Gjakovë, ose kemi bashkëpunim. Ka biznese të cilat i takoj, kanë synimet e veta, problemet të cilat ne mundemi me iu ndihmu me i zgjidhë, por një pjesë e madhe shkon me kolegët e mi, për shkak se shumë çështjeve duhet me iu dhanë zgjidhje”, tregoi kryetari Gjini.

    Ai tregoi se gjithmonë del edhe në terren dhe i viziton vendet ku kryhen punë publike. /atvlive.tv

    Bisedën e plotë me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, mund ta dëgjoni në videon e më poshtme:

  • “Hajt se janë dhëmbë qumështi, ndërrohen”, dentisti paralajmëron prindërit që nuk kujdesen për shëndetin oral të fëmijëve

    “Hajt se janë dhëmbë qumështi, ndërrohen”, dentisti paralajmëron prindërit që nuk kujdesen për shëndetin oral të fëmijëve

    Gjendja e shëndetit oral tek fëmijët po vazhdon të jetë në gjendje jo të mirë në vendin tonë.

    Për të folur për këtë temë, në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, ishte i ftuar dentisti i fëmijëve, Xheladin Ujkani.

    Ai në këtë emision tha se për shëndetin jo të mirë oral të fëmijëve, fajtorët më të shpeshtë janë prindërit, por edhe vetë dentistët.

    “Në shumicën e familjeve diskutohet ku shpesh thonë “hajt se dhëmbët e qumështit ndërrohen”. Këtë e kanë dëgjuar edhe tek dentistët që punojnë me të rritur. Një dentist që nuk punon me fëmijë, kur një familje ka pacientët klientë të rregullt që janë të rritur dhe kanë fëmijë në familje, duhet me iu tregu se vizita duhet të bëhet te dentisti, e jo me iu thanë edhe dentisti i të rriturve “janë dhëmbë të qumështit, ndërrohen, nuk kemi çka të bëjmë”. Kemi çka të bëjmë se duhet të kujdesemi për ata dhëmbë”, tha Ujkani.

    Ai përmendi se mos kujdesi i shëndetit oral të fëmijëve “rekomandohet” qysh në momentin e lindjes, kur prindërve iu jepet një udhëzues ku askund nuk përmendet se duhet të bëhet vizita edhe te dentisti.

    “Në librin që u jepet foshnjave pas lindjes, menjëherë pas lindjes marrin prindërit një fletore. Nuk shkruan në asnjë vend që duhet me u ba vizita edhe te dentisti, edhe aty duam të bëjmë një hapësirë të veçantë se duhet me u ba vizita te dentisti. Ne si prindër, jemi në gjendje për pesë vite me i dërgu 100 e 200 herë fëmijët te pediatri, por asnjëherë te dentisti. Kjo nuk duhet të ndodhë”, tha Ujkani. /atvlive.tv

    Biseden e plotë me dentistin në studio mund ta dëgjoni në videon e më poshtme:

  • Si do jetë moti në vikend? Parashikimi i motit me Diellza Dakën

    Si do jetë moti në vikend? Parashikimi i motit me Diellza Dakën

    Dita e sotme në vendin tonë do të jetë kryesisht me intervale me diell, ndërsa gjatë pas ditës pritet të ketë edhe reshje të shiut.

    Temperatura minimale do të jetë në Prishtinë me -4 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimalja do të jetë në Prizren me 6 gradë Celsius.

    Edhe dita e nesërme në Kosovë do të jetë kryesisht me kushte të njëjta atmosferike.

    Temperaturën minimale do e mbajë Gjakova me 1 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prishtina me 13 gradë Celsius.

    Parashikimin e plotë të motit me Diellza Dakën në ALARM të ATV-së, mund ta gjeni në videon e më poshtme:

  • Sot e premtja “e zezë” dhe Pashkët

    Sot e premtja “e zezë” dhe Pashkët

    E Premtja e Zezë dhe Pashkët janë sipas kuptimit kristjan ngjarje me rëndësi universale për njerëzit. Të dyja së bashku mund të japin shpresë si festë e krishtërimit.

    Festat e mëdha të kishave orientohen tek jeta e Jezu Krishtit. Pa dyshim: festa më e dashur e gjermanëve janë Krishtlindjet, festa e lindjes së Krishtit. Kjo është një ngjarje e gëzueshme. Shpërndahen dhurata dhe atmosfera e shenjtë e Krishtlindjeve ngjall shumë emocione. Sado e rëndësishme që është lindja e Jezuit, pra kthimi në njeri i Zotit, edhe më të rëndësishme janë e Premtja e Zezë dhe Pashkët. E Premtja e Madhe, apo e Premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit. .

    Të dyja festat kanë megjithatë një fazë përgatitore. E ashtuquajtura “java e zisë” fillon me të dielën që paraprin dhe është java më e rëndësishme në kalendarin e kishës. Për këtë shkak, në ditën e vdekjes së Jezuit, në të Premten e Zezë, në qendër të përkujtimit janë zia dhe pendimi.

    Lidhja e vdekjes dhe e ringjalljes

    Më parë, e Premtja e Zezë ishte festa më e madhe e të krishterëve evangjelistë. Ndërkohë, në të gjitha konfesionet e krishtera kanë rënë dakord që dita që shënon vdekjen e Krishtit për fajin e njerëzve është pjesë e pandarë e Pashkëve, pra ditës së Ringjalljes. Festa më e madhe e Krishtërimit përbëhet nga e Premtja e Zezë, nga e Shtuna e Zezë dhe nga e diela e Pashkëve e këto shihen ndërkohë si një e vetme.

    Intriga, shpifje, proces

    Ajo që ndodhi të Premten e parë të Zezë të historisë nisi që një mbrëmje më parë. Jezusi kishte ngrënë darkë së bashku me 12 këshilltarët e tij më të ngushtë – për herë të fundit ata dëgjuan së bashku fjalët e mjeshtrit. Pak pas kësaj pasuan tradhëtia dhe burgosja.

    Të Premten e Zezë, Krishtit iu desh të durojë dy procese – njërin të krerëve hebrej, të cilët donin ta mënjanonin Jezuin për shkaqe teologjike dhe një proces të sundimtarëve romakë. “E gjitha ishte një proces me shumë truke”, thotë profesori i teologjisë, Ulrich Lüke, “sepse hebrenjtë nuk ishin zotër shtëpie, zotër shtëpie ishin romakët”. “Ata kishin përcaktuar se vetëm ata kanë të drejtë të marrin vendime me vdekje dhe t’i zbatojnë ato. Romakëve në fakt aq u bënte, nëse aty dilte njëri dhe pohonte se ishte i biri i Zotit. Ata qenë të interesuar për qetësi në vend.”

    Për këtë shkak, shtresa e lartë fetare hebreje e kallëzoi Jezuin si kandidat për mbret, si nxitës kryengritjesh dhe si luftëtar për liri. “Guvernatori romak Pilatus pastaj i ra shkurt me Jezuin. Në bazë të të gjitha atyre që dimë për procesin, ai gjeti pak gjëra kundër Jezuit, por nën presionin e njerëzve vendosi ta dërgojë të vdesë Jezuin.” Vdekje me kryqëzim – një nga mënyrat më brutale të ekzekutimit në botën antike. Shpesh lufta me vdekjen e të akuzuarve zgjaste disa ditë.Messfeier zur Osternacht im Petersdom Papa Françesku në Meshën e së Premtes së Zezë Gjëra të çuditshme

    Me siguri që vetëm pak prej atyre që e përjetuan kryqëzimin e Jezuit e nuhatën se aty po vdiste dikush me rëndësi të veçantë. “Përkufizimet teologjike se Jezui si qënie ishte Zot i vërtetë dhe njëkohësisht njeri i vërtetë janë përkufizime që u zhvilluan vetëm më vonë nga teologjia dhe filozofia,” thotë teologu Lüke. Megjithatë, në informacionet e Testamentit të Ri të Biblës raportohet se në kohën e vdekjes së Jezuit dielli u errësua, toka u drodh dhe ndodhën gjëra të tjera të pashpjegueshme. Jezui përjetoi pasojën e fundit të të qenit njeri, deri në vdekjen brutale.Osterpaket – Osterhase vs. Weihnachtsmann

    Fundi vetëm një tranzicion

    Ajo që ne e quajmë sot Pashkë, u kthye për ithtarët e Jezuit megjithatë në ditë të surprizës. Në mëngjesin e ditës së tretë pas kryqëzimit, varri ku vendosën Jezuin e vdekur qe bosh. Dëshmitarë u ndeshën me të ringjallurin. “Madje edhe dëshmitarë të tillë që nuk kishin menduar fare se ai do të ringjallej,” thotë Ulrich Lüke. Kështu, Maria e Magdalas, e cila ishte e para që e gjeti varrin bosh mendoi e shokuar se kufomën e patën vjedhur. “Ajo madje është kaq e verbuar nga lotët, sa nuk e njeh Jezuin kur ndeshet me të. U desh që ai t’i fliste asaj, që asaj t’i hapen sytë. Dëshmitarët e Pashkëve nuk erdhën në asnjë mënyrë me brohoritje në varreza, sepse e dinin që tani Jezui ndodhet aty si hero mbi të gjithë”. Vetëm përballja fizike me atë, që qe ringjallur nga të vdekurit, i bindi të krishterët e parë se ai vërtet jeton.

    Perspektiva deri sot

    Për të krishterët, e Premtja e Zezë dhe ngjarjet e Pashkëve janë të lidhura me idenë e shpresës. “Ato hapin një perspektivë të re. Që kjo jetë që ne njohim si të fundme dhe materiale, nuk është e fundit. Ajo zgjeron pra horizontin, i bën njerëzit të aftë që buzë varrit të mos shohin thellësinë e tij prej 1.80, por të shohin një horizont jete. “Kjo do të thotë: Pashkët hapin për të Krishterët një dimension, që e tejkalon jetën dhe vdekjen në tokë.

  • Katy Perry po akuzohet nga fansat për bullëzim

    Katy Perry po akuzohet nga fansat për bullëzim

    Katy Perry, e cila është pjesë e jurisë së spektaklit “American Idol”, po kritikohet nga shikuesit, sa i përket disa komenteve që ajo i ka bërë për konkurrentët pjesëmarrës në këtë edicion.

    Konkretisht, Katy bëri një shaka për dhëmbët e njërës prej konkurrenteve dhe me një nënë të re në moshë.

    Disa komentues bëjnë thirrje që ajo të kërkoj falje publikisht pasi edhe një tjetër konkurrente kishte qarë për shkak të komenteve të vrazhda që këngëtarja pati për të.

    Deri tashti, Katy Perry nuk i është përgjigjur publikisht kritikave.

    Katy ka vite që vazhdon të flas për rëndësinë e shëndetit të saj mendor dhe në vitin 2017 pushoi nga muzika dhe jeta publike pas ndarjes me Orlando Bloom.

    Rikthimi i saj në skenën muzikore ishte në vitin 2019 me këngën ‘’Never Really Over’’./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Sakrifica për fëmijët e saj iu shpërblye në fund, kjo është historia e dhimbshme e Pranvera Shalës

    Sakrifica për fëmijët e saj iu shpërblye në fund, kjo është historia e dhimbshme e Pranvera Shalës

    Pranvera Shala nga Peja është një nënë vetë ushqyese dhe e cila jeton në kushte tejet të rënda. Dje televizioni ATV dje raportoi për kushtet e rënda të saj, e cila me dy fëmijët e saj jeton në një shtëpi, që as për së afërmi nuk i plotësonte kushtet për jetesë. Këto pamje të rënda nuk kaluan pa u vënë re nga humanisti Halil Kastrati.

    Sot, Pranvera ishte e ftuar në STUDIO A me Adelina Hasanin në ATV, ku edhe u publikuar numri i xhirollogarisë për të gjithë ata që duan ta ndihmojnë atë.

    Në një lidhje direkte u inkuadrua humanisti Halil Kastrati, i cili i dha Pranverës lajmin më të gëzueshëm për të, ku tha se “Jetimat e Ballkanit” kanë marrë përsipër që asaj t’ia sigurojnë një banesë. Pranevra me të dëgjuar këto fjalë nuk mund t’i mbante lotët.

    Në STUDIO A, Pranvera ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme, e cila e solli në këto kushte të rënda. Ajo tregon se ishte ndarë para pesë vitesh nga burri i saj, për arsye të dhunës së vazhdueshme nga ai.

    “Arsyet e ndarjes, nuk muj e durova, çdo ditë dhunë, deri edhe fëmijët i dhunojshin, edhe babi i vet edhe gjyshi. Ata ishin duke luajtur nëpër oborr dhe këtyre iu prishke qetësia brenda, me çka kishin në dorë i gjujshin fëmijët”, rrëfen mes lotësh ajo.

    Pranvera tregon se momenti kur ajo vendosi përfundimisht të largohet nga ajo shtëpi, ishte një ditë kur djali i saj ishte duke luajtur në oborr, dhe gjyshi i vet e gjuajti djalin dhe ia bëri krejt zi këmbën.

    “Aty i kam marrë dhe kam shku në Polici. Kur kam shku në polici, ofendimi më i madh u kanë që më kanë thënë “sen s’ka, largohu”. I kam marrë fëmijët, kam dalë në Pejë, kam hy në një shtëpi që krejt çka kishte në oborr, dilke kanalizimi. Pastaj e kam gjetë një banesë, në bazë të socialit e pagujsha atë banesë”, rrëfen ajo. /atvlive.tv

    Rrëfimin e plotë të saj mund ta dëgjoni në videon e më poshtme:

  • Halil Kastrati në lidhje direkte në STUDIO A, Pranvera nuk mund t’i mbajë lotët kur e kupton se do bëhet me banesë

    Halil Kastrati në lidhje direkte në STUDIO A, Pranvera nuk mund t’i mbajë lotët kur e kupton se do bëhet me banesë

    ATV dje raportoi për kushtet e rënda të Pranvera Shala nga Peja, e cila me dy fëmijët e saj jeton në kushte tejet të rënda. Pamjet e rënda nga shtëpia e saj, e cila as për së afërmi nuk i plotësonte kushtet për jetesë, nuk kaluan pa u vënë re nga humanisti Halil Kastrati.

    Sot, Pranvera ishte e ftuar në Studio A në ATV, ku edhe u publikuar numri i xhirollogarisë për të gjithë ata që duan ta ndihmojnë atë.

    Në një lidhje direkte u inkuadrua humanisti Halil Kastrati, i cili i dha Pranverës lajmin më të gëzueshëm për të, ku tha se “Jetimat e Ballkanit” kanë marrë përsipër që asaj t’ia sigurojnë një banesë.

    Pranevra me të dëgjuar këto fjalë nuk mund t’i mbante lotët.

    Shikoni videon e më poshtme për ta parë këtë moment tejet emocionues:

  • Mbi 500 bija kallabllak bëhen bashkë për iftar, shumica nuk ishin parë moti me njëra tjetrën

    Mbi 500 bija kallabllak bëhen bashkë për iftar, shumica nuk ishin parë moti me njëra tjetrën

    Mbrëmja e së martës në Podujevë mblodhi mbi 500 bija të familjes Blakçori, të cilat u takuan me njëra-tjetrën pas shumë vitesh. Madje, disa morën rrugë edhe nga vendet perëndimore për t’u çmallur me kushërirat, transmeton atvlive.tv.

    Të gjitha i përkasin një fisi dhe që të gjitha janë kushërira mes vete, por rrugët e jetës i ndanë, e nuk u panë prej vitesh me njëra-tjetrën.

    “Kam mëndu edhe më shumë se 500, sepse bijat e Blakçorve janë më shumë dhe i thash një rast, organizatores ‘a e din që na jena shumë dhe nuk na zënë një lokal neve’. Me të vërtetë me vjen mirë që janë taku kaq shumë bija. Kam shumë emocione që mi rikujton ditët e fëmijërisë, të shkollimit, të rrugëve, takimeve të fëmijërisë e tash edhe të moshës që jemi taku prapë”, tha për ATV-në, Myrvete Hoxha – Duraku, pjesëmarrëse në këtë iftar të organizuar.

    Një organizim i tillë ishte menduar prej kohësh, por se do të bëheshin mbi 500 kushërira bashkë, nuk e kishin besuar as organizatoret.

    E për këtë takim, disa prej bijave Blakçori, morën rrugë edhe nga kurbeti.

    “Krejt kemi komunikim mes veti, njihemi krejt. Kanë ardhur prej Gjermanie, France, Austrie, Danimarke, krejt bijat kanë ardhur ngado që janë”, thotë Kimete Hasani

    Gjatë kësaj mbrëmjeje, pos që u çmallën me njëra-tjetrën, patën rastin që gjeneratat më të vjetra të njihen me gjeneratat e reja të familjes.

    Pos kësaj, zonjat e shijuan muzikën, vallëzimin e humorin.

    “Humori gjithmonë është i ndjeshëm dhe ata që i bëjmë ne me qesh, na shohin ne si humoristë, si tjerë, por vetëm një humorist mundet me e kuptuar kur del para 50 vetave. Kam ndjerë njëfarë adrenaline, njëfarë emocioni, por përndryshe tepër mirë kemi kaluar, sepse shumicën i njoh, keni mujt me e vërejt që shumicën me emra i kam thirrur”, thotë aktori Adnan Blaku.

    “Edhe jam vendas këtu nga qyteti i Podujevës, edhe i kam afër me shtëpi, edhe i kam kojshi të moqëm edhe i respektoj shumë. Kam nderin dhe kënaqësinë që më kanë zgjedhur mua sonte të jem në iftar i ftuar për Bijat e Blakçorit”, tha këngëtari i mbrëmjes Dardan Restelica.

    Pos kënaqësisë që e përjetuan, kjo mbrëmje pati edhe karakter humanitar. Gratë u bënë bashkë për ta ndihmuar kushërirën e tyre, e cila nuk qëndron mirë financiarisht.

    “Ne qëllimin e kemi pasur të jemi të bashkuara, por e kemi bërë edhe një organizim në dy arka, ku do t’i ndihmojmë një bijës tonë që e ka fëmijën e hendikepuar dhe një arkë tjetër ku do t’iu ndihmojmë me ndihma disa bijave që kanë kushte financiare jo të mira”, tha organizatorja e Iftarit, Fita Blakçori – Gashi.

    Ky ishte takimi i parë kaq masiv mes bijave Blakçori, por i cili nuk do të mbetet i vetmi, pasi qëllimi i organizatoreve është të mblidhen më shpesh dhe të takohen me njëra-tjetrën. /atvlive.tv

  • “Në Gjermani veç paret janë të mira se jeta është katastrofë”, thotë pensionisti që punoi plotë 27 vite atje

    “Në Gjermani veç paret janë të mira se jeta është katastrofë”, thotë pensionisti që punoi plotë 27 vite atje

    “Në Gjermani veç paret janë të mira se jeta është katastrofë”. Kështu ka thënë Milazim Feka, një banor i fshatit Karaçë të Komunës së Vushtrrisë.

    Ai, në një bisedë për ATV-në, ka treguar historinë e tij 27-vjeçare gjatë kohës sa ka qëndruar e punuar në Gjermani.

    “Në gjermani kam parë gjithçka, që aty, veç parët janë të mira, jeta është katastrofë. kam punuar në një firmë sikur minierë, kam thyer, kemi prerë ura, e punë të ngjashme, me ato kam punuar për 27 vite. Jeta në gjermani është shumë e rëndë, shumë e zorshme, por unë i kam pasur familjen këtu, më është dashur të punoj. Jo që i kam mbajtur vetëm fëmijët e mi, por i kam mbajtur edhe të vëllezërve edhe krejt diku 23-24 kemi qenë që kanë ngrënë dhe prirë prej këtyre duarve”, ka rrëfyer Feka.

    Ai ka treguar se edhe në Gjermani, njerëzit që punojnë mezi arrijnë të jetojnë, përveç atyre siç thotë ai, që merren me drogë ose me hajni. /atvlive.tv

    Reportazhin e plotë të ATV-së “Karaça, fshati i Vushtrrisë që pësoi ndryshime të mëdha ndër vite”, mund ta shikoni në videon më poshtë.

  • “Babë na kena me marr drejtim tjetër”, iu martuan djali e vajza e ikën jashtë vendit!

    “Babë na kena me marr drejtim tjetër”, iu martuan djali e vajza e ikën jashtë vendit!

    Nga një fshat plotë gjallëri e gjurmë, viteve të fundit, Karaça e Vushtrrisë u shndërrua në një vend të braktisur, në të cilin mbretëron kryesisht qetësia.

    Safet Feka, banor i këtij fshati, në një bisedë për ATV-në, tregon se rreth 10 vite më parë, ku fshati numëronte më shumë se 500 banorë, ndërsa sot, tregon ai, nuk kanë mbetur as 50 banorë, transmeton atvlive.tv.

    Ai ka folur edhe për familjen e vet, ku ka treguar se fëmijët e tij pasi kanë mbaruar fakultetin, janë martuar dhe kanë ikur jashtë vendit për një jetë më të mirë.

    “Para dy viteve fëmijët veç e morën veten, e kryen fakultetin. “Babë” thanë “në do të marrim një drejtim tjetër”. Mirë boll, merrne drejtimin ku të gjeni veten. Djali i madh u martu, ka shku në Finlandë, vajza u martu, djali i vogël edhe ai ka me shku se e ka marrë vizën, kështu që ne, gjeneratat e vjetra po mbesim këtu. Unë me shoqen time, edhe çka është më e keqja, mjerimi më i madh është jo vetëm te unë, por i gjithë fshati, dy vetë, dy të moshuar, një fëmijë ose asnjë”, ka rrëfyer Safet Feka. /atvlive.tv

    Reportazhin e plotë të ATV-së “Karaça, fshati i Vushtrrisë që pësoi ndryshime të mëdha ndër vite”, mund ta shikoni në videon më poshtë.