Familja Dervishdana, e njohur për tradita patriotike, gjatë luftës së fundit kishte humbur pothuajse të gjithë burrat. Më i madhi mashkull i familjes i cili kishte mbijetuar ka qenë Nesim Dervishdana, në atë kohë 7-vjeç.
Kur u bë 18-vjeç, Nesimi u gradua me titullin sheh, në një Teqe në Gjakovë, e cila udhëhiqej nga familja Dervishdana për pesë gjenerata.
Nesimi, në një intervistë për ATV-në, tregon se si e ka përjetuar momentin kur kishte marrë drejtimin e teqës menjëherë pas përfundimit të Medresesë.
“Me insistimin e rrethit tonë kam vendosur me u regjistrua në Medrese dhe prej atëherë e kam ditur që më pret ky udhëtim, ka qenë diçka shumë voluminoze, bile me tregu të drejtën, ende kur më pyesin sa vjeç je baba sheh, nganjëherë më shkon mendja me thanë ende i kam 18, sepse më kanë ndodh shumë gjëra në atë moshë”, tregon ai.
Në moshë të re, sheh Nesim, pos këtij titulli që e mori, ai edhe u martua dhe krijoi familjen e tij.
“Na e falënderojmë Zotin që na ka bat ë mundshme me qenë pjesë e një familje që për pesë gjenerata kemi shërbye në dërgjahin tonë. Në kohën kur kam marrë hilafet, kam qenë 18 vjeçar. E kam përfunduar në atë kohë medresenë edhe studimet i kam vazhduar me korrespodencë për shkak se më ka obligu marrja e detyrës këtu në teqe. Teqja e jonë ose dërgjahi i jonë është i vjetër që pesë gjenerata, realisht unë jam i katërti halife që shërbej në këtë post. Para meje u kanë gjyshi i njohur si baba Zenel, Sheh Zenel Dervishdana, i cili është bërë dëshmor, tash e gëzon edhe titullin hero i kombit”, tregon ai.
Gjatë luftës, familja Dervishdana ishte shënjestër e madhe për okupatorin serb.
“Së bashku edhe me dy dervish tanë, baca Urim i cili ka qenë edhe një ndër udhëheqësit bashkë me axhën të logjistikës së UÇK-së, i kanë zënë meshkujt në shtëpi dhe e kanë kry masakrën qysh e dimë të gjithë. Mas andej, më i madhi mashkull në familje jom kanë unë në moshën 7 vjeçare. Kemi pasur shumë njerëz tanë që na ka ndejtë afër, të cilët janë marrë edhe me edukimin tonë” rrëfen sheh Nesimi. /atvlive.tv
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, i ka reaguar hoxhës Mazllam Mazllami për fjalorin e tij kundër simboleve kombëtare.
Ai ka thënë se fjalori fyes dhe as fyerja e religjionit, që në këtë rast duket se i referohet gazetarit Valon Syla, “nuk janë liri e fjalës”, por sipas tij, janë ndjellje e urrejtjes dhe përçarjes.
“Në këto kohë të rënduara dhe vështirësi kolektive ai që mbjellë urrejtje dhe fyen në hapësirën publike është një ”myzevir” që është më i rrezikshëm dhe fajtor për veprimet që mund të pasojnë”, ka thënë ai.
Postimi i plotë i Abazit:
Fjalori fyes ndaj simboleve kombëtare dhe as fyerja e besimit dhe relegjionit nuk është liri e fjalës e të shprehurit por është ndjellje e përqarjes dhe urrejtjes.
Në këto kohë të rënduara dhe vështirësi kolektive ai që mbjellë urrejtje dhe fyen në hapësirën publike është një ”myzevir” që është më i rrezikshëm dhe fajtor për veprimet që mund të pasojnë.
Nuk duhet të biejmë viktima të këtyre dashakeqësve delikuent dhe duhet distancuar nga ata
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni tha se Evropa ka mbetur prapa në Afrikë dhe se Afrika është një vend strategjik si për Italinë ashtu edhe për Evropën. Meloni ndodhet për vizitë dyditore në vendin afrikan Etiopi dhe në ditën e fundit të vizitës ajo mori pjesë në samitin trepalësh me kryeministrin e Etiopisë, Abiy Ahmed dhe presidentin e Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, ndërsa ka dhënë deklarata për shtypin italian në shkollën italiane në Addis Ababa.
Duke kritikuar qasjen e Evropës ndaj Afrikës, Meloni tha se “Evropa ka mbetur prapa në Afrikë. Padyshim, Afrika është një vend strategjik për ne. Italia këtë po përpiqet të inkurajojë. Kjo mund të rikuperohet duke e kuptuar këtë”.
“Ndryshe nga sa perceptohet, në të vërtetë Afrika nuk është një kontinent i varfër, është një vend i shfrytëzuar në disa raste, por në fakt nuk posedon mjetet për të nxjerrë pasurinë e saj. Ajo mund të jetojë e qetë me këto pasuri”, tha Meloni duke shtuar se po përpiqen të mbajnë dritë me gjërat e nevojshme për të mbështetur zhvillimin e vendeve të Afrikës dhe se Italia mund të marrë vendin në radhët e para në këtë punë.
Kanë një problem si rrjedha e migrimit, njoftoi Meloni duke theksuar se “Etiopia është një vend i cili sot strehon mbi 1 milion refugjatë. Nëse nuk mbështeten këto kombe të cilët edhe për ne janë strategjikë, problemet që shfaqen vijnë deri tek ne. Italia e kupton mirë këtë sepse ne jemi ata që janë më afër kësaj”.
Kryeministrja Meloni theksoi nevojën e bashkëpunimit me Afrikën për migracionin e rregullt për sa i përket rritjes së migracionit të parregullt drejt vendit të saj. Ajo tha se synojnë heqjen e statusit të mbrojtjes speciale për azilkërkuesit, e cila perceptohet si një faktor tërheqës për emigrantët që vijnë në Itali.
“Vizita në Etiopi kaloi jashtëzakonisht mirë dhe ka një interes të madh ndaj Italisë”, tha Meloni e cila shtoi se me këtë rajon duan të punojnë në fushat si infrastrukturë, bujqësi dhe turizëm.
Ndërkohë në një postim nga llogaria e saj në Twitter pas takimit me presidentin e Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, kryeministrja Meloni deklaroi se si Itali mbështesin përpjekjet për të forcuar stabilitetin e Somalisë dhe Bririt të Afrikës.
Meloni dje në kontaktet e saj në ditën e parë në Addis Ababa, krahas kryeministrit Ahmed u takua edhe me kreun e Komisionit të Unionit Afrikan (AfB), Moussa Faki Mahamat. /Abc news
Grupi i shtatë vendeve më të pasura të botës ka vëndosur objektiva të reja të përbashkëta për prodhimin e energjisë elektrike nga era dhe rrezet diellore. Vendet e G7-ës u pajtuan të përshpejtojnë zhvillimin e energjisë së rinovueshme dhe kalimin sa më të shpejtë nga shfrytëzimi i burimeve fosile.
Megjithatë, ministrat e mbledhur në Japoni, nuk ranë dakord që viti 2030 të jetë afati për heqjen dorë gradualisht nga përdorimi i qymyrit, i kërkuar nga Kanadaja dhe disa shtete të tjera. Zyrtarët u pajtuan që të vazhdojnë investimet në industrinë e gazit, duke thënë se ky sektor mund të ndihmojë në adresimin e mungesave të mundshme të energjisë.
Takimi dyditor i ministrave të vendeve të G-7 në Japoni i dha fund punimeve të dielën. Burimet e energjisë së rinovueshme dhe siguria energjitike kanë marrë një rëndësi të veçantë pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë.
Përmes një deklerate të përbashkët, vendet anëtare u zotuan që të rrisin kolektivisht prodhimin e energjisë nga era me 150 gigavat deri në vitin 2030 dhe më shumë se 1 teravat energjinë e përftuar nga rrezet e diellit. /Abc news
Njërës i duhet rrymë, e tjetrës thëngjill që ta prodhojë atë.
Kosova e Maqedonia e Veriut mund t’ia plotësojnë kërkesat njëra-tjetrës, pas memorandumit të bashkëpunimit që u arritë së fundi mes dy korporatave energjetike.
Sipas marrëveshjes, kjo mund të bëhet nëse fqinjët pajtohen për shkëmbimin e qymyrit me energjinë elektrike.
Kjo ide po përkrahet edhe nga ekspertët e energjetikës.
Megjithatë, ata shprehen se marrëveshja filllimisht duhet që të formalizohet.
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u shpreh i shqetësuar me disa zhvillime në veriun e Kosovës.
Lajçak tha se BE-ja pret që Kosova dhe Serbia të fokusohen në normalizmin e marrëdhënieve.
“Kjo javë në Bruksel ishte relativisht e qetë për mua, gjë që më dha mundësinë të punoj në dokumente të rëndësishme për zbatimin e marrëveshjeve të Dialogut dhe të thellohem më thellë në zhvillimet dhe gjendjet aktuale në rajon. Fatkeqësisht, disa nga këto zhvillime janë shqetësuese dhe presim që palët të jenë plotësisht të fokusuara në normalizimin e marrëdhënieve”,tha Lajçak.
Ai theksoi se ka pasur takime edhe me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele, Ristuccia dhe shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.
Një javë ka mbetur deri në ditën e zgjedhjeve, në katër komunat në veri të Kosovës.
Krahas listës serbe që nuk do marrin pjesë në zgjedhje, serbët e veriut tashmë kanë marrë thirrje nga Beogradi, që as të mos dalin në votime.
Një situatë e tillë sipas Profesorit amerikan, Edward Joseph, i konvenon presidentit Serb Aleksandër Vuqiq në çfarëdo mënyre.
Aleksandër Vuçiq do të përfitonte më së shumti nëse mbahen zgjedhjet dhe ka incidente, por ne kemi KFOR-in, duhet të shikojmë nga KFOR-i për trajtimin e kësaj çështjeje, shpresojmë se ata do të merren me këtë, kjo është një mënyrë. Mënyra tjetër është se ai do të mund të përfitonte nëse mbahen zgjedhjet dhe pothuajse asnjë serb nuk voton. Pra, ai do të përfitonte, Beogradi do të përfitonte nga kjo. Ata do të thoshin shikoni, kjo është një farsë, ata nuk po e dëgjojnë popullin, populli nuk doli dhe nuk votoi. Kështu që liderët e Kosovës duhet të mendojnë për këtë, të mendojnë për pasojat e kësaj, dhe përfitimin e Beogradit nga një gjë e tillë, është gjë shumë e keqe”, tha Joseph.
Njëjtë mendojnë edhe ekspertët vendor, teksa thonë se incidentet në veri tashme veçse janë të pashmangshme.
“Kjo mund të themi se kontribuon më së shumti në politikat ditore të Aleksandër Vuqiq, sepse aj e ka tashmë skenarin në dorë duke e ditur që tanimë KQZ-ja ka caktuar qendrat e vendvotimeve që tashmë janë 11 sosh që shpine në pikat kufitare 1 dhe 31, duke mënjanuar qendrat klasike të vendvotimit siç kanë qenë më herët. Kjo po dëshmon që tensionet janë të pashmangshme sa i përket tentativës për të mbajtur zgjedhjet në pjesën veriore”, tha eksperti i sigurisë, Drizan Shala.
Ndër të tjera, eksperti amerikan Edward Joseph thotë se ndonëse ka marrëveshje mes palëve që rregullojnë disa çështje, marrëveshja finale duket ende larg. /atvlive.tv
Konkursin e parë që e nisi vet, iu shpall i jashtëligjshëm e u anulua.
Tentativën e dytë për rekrutimin e 30 diplomatëve që me ligj konsiderohen zyrtarë publik, ashtu siç iu kërkua, Ministria e Jashtme do ta bëjë përmes asaj të Punëve të Brendshme.
Aplikimet do të nisin nga data 27 e këtij muaji, e me ata që pranohen MPJD-ja synon të mbushë ambasadat që u kritikua se i kanë mbetur me pak diplomatë.
Të tillë më së shumti po kërkon që flasin anglisht, gjermanisht e frëngjisht. Tre janë të rezervuar për në vendet mosnjohëse. Dy kërkohen me gjuhën spanjolle e një me atë greke.
Tash e disa vjet kjo shtyllë elektrike po qëndron e mbështetur për shtyllën tjetër elektrike në fshatin Fushticë të Epërme, në Drenas.
Banorët tregojnë se erërat e forta u bënë shkak që ajo të dëmtohet dhe tani mund të bien në çdo moment.
“Ka raste kur që telat këputen dhe nuk kanë ardhur, kanë ardhur një herë kanë fotografuar, asnjë iniciativë nuk është marrë dhe asgjë nuk është punuar në këtë drejtim”, Besim Zogu, banor.
E hallin e njëjtë e kanë edhe fqinjët e Besimit. Selman Hoti që banon në të njëjtën lagje, thotë se kanë bërë kërkesa të shumta në KEDS, por, sipas tij, askush
nuk iu ka bërë zgjidhje deri më tani.
“Kemi qenë në Prishtinë te Hajdin Zhdredha, na ka premtuar për vitin e kaluar, kemi prioritet për këtë fshat, mirëpo nuk ka pasur asgjë”, tha Selman Hoti, banor.
Sipas Hotit, problem tjetër është edhe trafo-stacioni i energjisë elektrike, nga ku furnizohen me energji elektrike të gjithë banorët e këtij fshati.
“Me një trafo jemi 230 shtëpi, në atë trafo është i lidhur edhe restorant blinaja, që i shfrytëzon një lini kurse me banorët e tjerë e shfrytëzojmë tjetrën lini, në mbrëmje as televizioni, as makineritë e tjera nuk punojnë”, tha Selman Hoti, banor.
Ndërkaq, nga KEDS, përmes një përgjigje me shkrim, thanë se kanë nisur procedurat për investime në këtë fshat.
“KEDS ka nisur procedurat për investime në fshatin Fushticë e Epërme. Investimet praktikisht do të fillojnë shumë shpejt dhe këtyre konsumatorëve do t’u avancohen shërbimet në një afat sa më të afërt kohor. Rrjedhimisht, këta konsumatorë janë të përfshirë në planin investiv. KEDS edhe më parë ka bërë investime në atë zonë dhe vazhdimisht është i përkushtuar që konsumatorëve t’u sigurojë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike”, tha Lulzim Krasniqi, zëdhënës në KEDS. /atvlive.tv