ATV

Author: ATVLive

  • Prokurorët përcjellin nga afër votimet, deri tani nuk ka incidente

    Prokurorët përcjellin nga afër votimet, deri tani nuk ka incidente

    Prokurori i Shtetit përmes një njoftim për media ka bërë të ditur se është duke mbikëqyrë procesin e jashtëzakonshëm zgjedhor në katër komunat e Republikës së Kosovës, për kryetar të Komunës në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ndërsa të parakohshme për dy kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq.

    Në njoftim thuhet se, që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme, prokurorët së bashku me Policinë e Kosovës janë të angazhuar, në stacione policore të katër komunave gjegjëse, për të mbikëqyr për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të cilët janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.

    Gjithashtu, në këtë proces zgjedhor janë të angazhuar edhe gjyqtarët kujdestarë të cilët janë në gatishmëri për çdo eventualitet.

    “Po ashtu, prokurori i shtetit me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë në Polici dhe Prokurori për të gjitha pretendimet eventuale lidhur me keqpërdorimet zgjedhore”, thuhet në komunikatën e bërë për media.

  • Sveçla nga Mitrovica: S’po vërehet ndonjë tendencë për eskalim, Policia është e përgatitur për siguri

    Sveçla nga Mitrovica: S’po vërehet ndonjë tendencë për eskalim, Policia është e përgatitur për siguri

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se është në Mitrovicë për ta përcjellur nga afër situatën e sigurisë në veri, kur po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Lepozaviq e Zubin Potok.

    Sveçla tha në një lidhje direkte për televizionin publik se nuk ka incidente dhe se presin që dita të përfundojë e qetë.

    “Unë sot jam në Mitrovicë dhe po e përcjellim situatën sa i takon çështjeve të sigurisë. Situata është stabile, e qetë. Nuk kemi incidente dhe presim që dita të përfundojë e qetë”, tha Sveçla.

    Ministri tha se “këto zgjedhje janë më ndryshe përt shumë arsye”, e edhe sa i takon aspektit të sigurisë.

    “Për dallim prej më herët, nuk ka incidente”, tha ai.

    Sveçla tha se ditët e fundit qytetarëve serbë u është bërë “presion i hatashëm që të mos dalin në zgjedhje”.

    “Por përndryshe sot nuk vërehet ndonjë tendencë për eskalim të situatës”, tha Sveçla.

    Ai tha se presin që të rritet numri i qytetarëve që do ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit.

    Lidhur me lokacionet e reja të votimeve, Sveçla tha se bashkë me KQZ-në është vlerësuar “se zgjidhja më e mirë është të gjejmë hapësira alternative”.

    “Kjo nuk do të thotë pamundësim të pjesëmarrjes në votime”, tha ai.

    “Edhe kushtet e punës janë mëse komode. Edhe për votuesit vendvotimet janë të identifikuara dhe nuk shoh ndonjë problem të veçantë”, shtoi Sveçla.

    Ministri i Punëve të Brendshme tha se “Policia e Kosovës kurrë s’ka qenë më e përgatitur” për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët.

  • KQZ: Deri në ora 11:00 në katër komunat në veri votuan 313 qytetarë

    KQZ: Deri në ora 11:00 në katër komunat në veri votuan 313 qytetarë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ( KQZ ) në konferencën e dytë të mbajtur lidhur me zgjedhjet në veri ka bërë të ditur se procesi i votimit është duke shkuar në rregull dhe pa ndonjë pengesë.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka publikuar disa të dhëna lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në ora 11:00.

    Elezi, tha se pjesëmarrja më e madhe e votuesve vërehet në Mitrovicën e veriut.

    “Procesi i votimit po shkon në rregull dhe pa ndonjë pengesë. Sipas të dhënave pjesëmarrja në proces deri në ora 11:00 është kjo: Leposaviq kanë votuar 28 votues apo 0.21 %. Zubin Potok 65 votues apo 1%. Zveçan 29 votues 0.42% Mitrovicë e veriut 191 votues, apo 1.05% “, bëri të ditur ai.

    Elezi ftoi qytetarët të marrin pjesë në votime.

  • 60 qytetarë votuan deri më tani në qendrën e votimit në Lagjen e Boshnjakëve

    60 qytetarë votuan deri më tani në qendrën e votimit në Lagjen e Boshnjakëve

    Në qendrën e votimit në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e veriut, deri më tani numri i votuesve është rreth 60, njofton ATV nga vendi i ngjarjes.

    Procesi zgjedhor në këtë qendër të votimit, por edhe në qendra e tjera në veri të vendit vazhdon të jetë e qetë.

  • Pantoviq: Ka ardhur koha për ndryshme në Komunën e Zveçanit

    Pantoviq: Ka ardhur koha për ndryshme në Komunën e Zveçanit

    Kandidatja e vetme serbe në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Zveçanit, Sllagjana Pantoviq, ka votuar në qendrën e votimit e cila gjendet krejt pranë stacionit të policisë në këtë komunë, raporton KosovaPress.

    Me këtë rast, në një prononcim për media ajo deklaroi se ka ardhur koha për ndryshime pas qeverisjes dhjetëvjeçare të Listës Serbe në këtë komunë.

    Kandidatja e vetme serbe në zgjedhjet e 23 prillit që po mbahen në veri të vendit është shprehur optimiste se edhe serbët do të dalin në votime.

    Në Komunën e Zveçanit të drejtë vote kanë 6 mijë e 661 persona.

  • Vdes një person në Qendrën Integruese Rehabilituese në Shtime

    Vdes një person në Qendrën Integruese Rehabilituese në Shtime

    Një person dyshohet se ka vdekur në Qendrën Integruese dhe Rehabilituese në Shtime, rezident i kësaj qendre.

    Sipas policisë, viktima, shtetas i huaj, është dërguar pa shenja jete në QKMF në Shtime.

    “Në QKMF Shtime është sjellë pa shenja jete një mashkull Shqiptar shtetas i huaj. Viktima ka qenë rezident i Qendrës Integruese dhe Rehabilituese. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori kujdestar”, thuhet në raportin e policisë.

    Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

  • Kryetari i KQZ-së vizion qendrën e votimit në Lagjen e Boshnjakëve

    Kryetari i KQZ-së vizion qendrën e votimit në Lagjen e Boshnjakëve

    Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi e ka vizituar qendrën e votimit në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e veriut.

    Rreth 360 është numri i vëzhguesve të akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për të vëzhguar zgjedhjet e së dielës.

    Nga 44 sa kanë qenë në të kaluarën, kësaj radhe do të jenë 19 qendra votimi, e shumica prej tyre do të improvizohen në kontejnerë.

    Numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19, me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta, me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative, me gjithsej 28 vendvotime.

    Për zgjedhjet në veri do të shtypen 43 mijë e 500 fletëvotime.

  • Voton kandidati për kryetar të Mitrovicës së veriut, nga Iniciativa Qytetare “Mitrovica”: Institucionet të formohen shpejt

    Voton kandidati për kryetar të Mitrovicës së veriut, nga Iniciativa Qytetare “Mitrovica”: Institucionet të formohen shpejt

    Kandidati për kryetar të Mitrovicës së veriut, Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare “Mitrovica”, ka votuar në shkollën fillore “Aziz Sylejmani”, raporton Ekonomia Online.

    Në një deklarim të shkurtër për media, ka thënë se shpreson që të formohen sa më shpejt institucionet.

    “E kreva një obligim qytetar. Shpresoj se shumë shpejt kanë me u formuar institucionet e komunës, qytetarët kanë shumë nevojë për institucione”.

    “…tash e sa muaj si qytetarë jemi duke hekur keq për institucione, ka shumë nevojë dhe shpresoj se shumë shpejt do t’i formojmë institucionet”, tha ai.

    Në Mitrovicën e Veriut ekipet e gazetarëve lejohen të hyjnë nëpër vendvotime për të xhiruar vetëm atëherë kur votojnë kandidatët, në të tjera raste jo.

    Ky vendim raportohet se është marrë për shkaqe sigurie.

    Po ashtu, as kryesuesit e qendrave të votimit nuk kanë të drejtë të prononcohen për medie.

  • Vushtrri, burri ther me thikë gruan dhe më pas vetën

    Vushtrri, burri ther me thikë gruan dhe më pas vetën

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë në Vushtrri, ku një burrë ka therur me thikë gruan e tij e më pas edhe vetën.

    Policia bën të ditur se çifti ka marrë ndihmën shëndetësore në emergjencën e Vushtrrisë e më pas janë dërguar në QKUK.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me thikë e kishte sulmuar bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare dhe më pas edhe veten. Viktima dhe i dyshuari ndihmën e parë fillimisht e kanë marr në emergjencën e Vushtrrisë pastaj janë dërguar edhe në QKUK”, thuhet në njoftim.

    Tutje, në njoftim theksohet se njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdor në rast.

  • Hapen vendvotimet në Leposaviq, voton kandidati i Partisë së Serbëve të Kosovës

    Hapen vendvotimet në Leposaviq, voton kandidati i Partisë së Serbëve të Kosovës

    Vendvotimet janë hapur edhe në Leposaviq.

    Në këto zgjedhje ka dalë për të votuar edhe kandidati i Partisë së Serbëve të Kosovës, Radomir Radojiq.

    Kujtojmë se në këto zgjedhje nuk merr pjesë Lista Serbe.