ATV

Author: ATVLive

  • “Askush nuk vrau aq shumë njerëz në atë moshë”, adoleshenti serb vrasësi më mizor në botë

    “Askush nuk vrau aq shumë njerëz në atë moshë”, adoleshenti serb vrasësi më mizor në botë

    13 vjeçari serb që një ditë më parë ka vrarë me armë zjarri 8 bashkëmoshatarë dhe rojen e shkollës është vrasësi më i ri në botë që ka shkaktuar kaq shumë viktima.

    Mediat e huaja shkruajnëse nga të gjithë vrasësit nën moshën 14-vjeçare, askush nuk ka vrarë aq shumë njerëz sa 13-vjeçari serb, Kosta Keçmanoviç, i cili vrau 9 persona në Vraçar dhe plagosi shumë fëmijë të tjerë.

    Ai thuhet se është vrasësi më i ri më mizor i fëmijëve në historinë botërore. Në listën e vrasësve nën moshën 14 vjeçare ishin vetëm tre emra, të cilët së bashku kanë vrarë katër fëmijë.

    Si një djalë nëntë vjeçar në vitin 2019, ai vrau pesë anëtarë të familjes duke i vënë flakën shtëpisë së tij në Illinois.

    Andrew Golden

    Në vitin 1998, në moshën 11-vjeçare, së bashku me 13-vjeçarin Michael Johnson, vranë katër nxënës dhe një mësues në një shkollë të mesme në Arkansas ndërsa plagosi dhjetë të tjerë. Ai vdiq në vitin 2019 në një aksident trafiku.

    Marcelo Eduardo Bovo Pesseghini

    Në vitin 2013, në moshën 13-vjeçare, ai vrau katër persona në Sao Paulo, pas së cilës kreu vetëvrasje.

    Tim Kretschmer

    Në vitin 2009, Tim Kretschmer si 17-vjeçar vrau 16 persona në një shkollë të mesme në Gjermani. Pas kësaj ai kreu vetëvrasje. Armën me të cilën vrau shokët e shkollës ia mori babait.

    Jeff Weise

    Ai vrau gjyshin dhe shokun e tij në moshën 16-vjeçare në vitin 2005, pas së cilës shkoi në shkollën e mesme dhe vrau shtatë persona të tjerë. Në fund, ai kreu vetëvrasje.

    Eric Borrell

    Si 16-vjeçar, vrau disa anëtarë të familjes në Toulon në vitin 1995 dhe një ditë më vonë vrau 12 persona të tjerë në Cuers. Kur policia arriti në vendin e krimit, Boreli qëlloi veten. Ai nuk mbijetoi. Prindërit i punonin në ushtri.

    Mason Sisk

    Në vitin 2019, kur ishte 14-vjeçar, ai vrau pesë anëtarë të familjes së tij.

    Caril Ann Fugate

    Në vitin 1958, si një vajzë 14-vjeçare, ajo mori pjesë në vrasjen e 11 personave. Vrasjet i kreu i dashuri i saj, por ajo u dënua si bashkëpunëtore.

    Nehemiah Griego

    Si një 15-vjeçar, ai vrau pesë anëtarë të familjes në Meksikë në vitin 2013; prindër dhe tre fëmijë. Krimin e ka kryer me armë të ndryshme.

    Martin Peyerl

    Në moshën 16-vjeçare, më 1 nëntor 1999, ai qëlloi kalimtarët nga dhoma e tij, ku ka vrarë katër persona dhe ka plagosur shtatë të tjerë përpara se të vriste veten.

    Michael Bever

    Në vitin 2015, në moshën 16-vjeçare, ai vrau pesë anëtarë të familjes së tij në Oklahoma. /abcnews.al

  • Grabitje e armatosur në filialin mikrofinanciar Ria në Prishtinë

    Grabitje e armatosur në filialin mikrofinanciar Ria në Prishtinë

    Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në filialin mikrofinanciar Ria në rrugën ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë.

    Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha Ahmeti.

  • Çmimet e naftës në Kosovë si para 5 viteve, kërkohet edhe ulja e çmimeve tjera

    Çmimet e naftës në Kosovë si para 5 viteve, kërkohet edhe ulja e çmimeve tjera

    Çmimet e naftës në Kosovë, kanë rënë në nivelin e para pesë viteve. Kështu ka treguar kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

    Ai u shpreh se tashmë ky sektor është drejt normalizimit, duke shtuar se ka rënie të çmimit të derivateve për 0.80 cent.

    “Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Trendi është drejt normalitetit. Çmimi real i derivateve për kushtet dhe standardin e qytetarëve tanë do të ishte që Dizelli të jetë 1 € deri në 1.15 cent. Po ashtu edhe Benzina. Këto çmime i kemi pasur edhe para 5 viteve. Kemi rënie të derivateve për 0.80 cent. Tashmë Dizelli është 1.23 cent kurse Benzina 1.31″, tha ai.

    Siç thotë Berjani, pas lirimit të naftës tani duhet të lirohen edhe çmimet nëpër markete.

    “Nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet dhe te gjithë duhet të reflektojnë në shportën e qytetarit që të jetë më e lirë. Çmimet e derivateve janë të larta për standardin e qytetarëve tanë por ata janë duke u sherby me çmime më të lira në regjion perveç Maqedonisë Veriore e cila e ka Dizelin më te ulët se ne për 0.10 cent, arsyeja sepse ka akcizën më të ulët për 0.20 cent. Ndërsa Benzina atje është më e lartë”, u shpreh Berjani.

    Berjani tregoi edhe çmimet momentale të derivateve në regjion:

    Kosovë

    Dizelli  1.23 €/ lit

    Benzina 1.30 €/lit

    Shqipëri

    Dizel 1.59 €/lit

    Benzina 1.60 €/

    Serbi

    Dizell 1.57 €/Lit

    Benzin 1.59 €/lit

    Mali i Zi

    Dizel 1.41 €/lit

    Benzina 1.58 €/lit

    Bosnje

    Dizel 1.27 €/lit

    Benzina 1.27 €/lit

    Maqedonia Veriore

    Dizel  1.15 €/lit

    Benzina 1.31 €/lit

    Sllovenia

    Dizelli 1.56 cent

    Benzina 1.55 cent

    Kroacia

    Dizelli 1.57 cent

    Benzina 1.58 cent

  • Themelohet Drejtoria e Policisë së Prishtinës

    Themelohet Drejtoria e Policisë së Prishtinës

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës. Përparim Rama.

    Hoxha në këtë takim e ka njoftuar Ramën për themelimin e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit.

    “Drejtori z. Hoxha, njoftoi kryetarin z. Rama, se me qëllim të avancimit të bashkëpunimit dhe shërbimit ndaj nevojave të qytetarëve dhe vetë kryeqytetit, Policia e Kosovës, në kuadër të strukturës së re organizative, ka themeluar edhe Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit, e cila është në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Siç njofton komunikata, krijimi i kësaj drejtorie “do të ndihmojë dhe do të avancojë bashkëpunimin e mëtejmë ndërinstitucional dhe do të jetë në shërbim ndaj nevojave të qytetarëve të kryeqytetit”.

    “Ndër të tjera u diskutua edhe rreth sigurisë së përgjithshme, vendosjes së kamerave në kryeqytet, sigurisë së trafikut rrugor, të gjitha këto në interes të ofrimit të shërbimeve më të mira dhe më efikase ndaj banorëve të kryeqytetit”, thuhet në njoftim.

  • Opozita kushtëzon votimin në Kuvend, kërkon të zhbllokohen mjetet vetanake të komunave

    Opozita kushtëzon votimin në Kuvend, kërkon të zhbllokohen mjetet vetanake të komunave

    Partitë opozitare e kanë kushtëzuar votimin në Kuvendin e Kosovës, me siç thanë zhbllokimin e mjeteve vetanake të komunave. Në seancën e Kuvendit, opozitarët theksuan se nuk do të votojnë as marrëveshjen ndërkombëtare, përfshirë edhe atë me ambasadën e Francës në Prishtinë për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master, e cila është në rend të ditës të seancës së sotme.

    Por, në reagimin e tij, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kundërshtoi pretendimet e opozitës, derisa tha se nuk bëhet fjalë për bllokim të fondeve për komunat.

    Murati dha një propozim, që LDK-ja të iniciojë kërkesën që ai të korrigjojë gabimin, siç tha, i cili ka ardhur pas insistimit të tyre që në kuadër të Ligjit të Buxhetit të përfshihet edhe amendamenti ku vendosen kufizime ligjore për thesarin në ekzekutimin e mjeteve.

    “As që bëhet fjalë për bllokim të fondeve të komunave. Çka është problemi është një amendament i Grupit Parlamentar të LDK-së, për të cilin kam sqaruar se nëse kërkohet nga ju që unë të korrigjoj si ministër atë gabim që e keni bërë ju, unë e bëjë. Por duhet të vij kërkesa nga ju”, tha ai.

    Mirëpo, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se ai amendament ka pasur qëllim vetëm largimin e mundësisë që qeveria të marrë të hyrat vetanake të komunave dhe jo të bllokojë ato.

    “GP i LDK-së ka bërë amendament i cili e heq nga ligji marrjen e të hyrave vetanake të komunave dhe dërgimin e tyre në fondin. Ky ministër e ka shkaktuar atë problem dhe po mendon që duke u sjell me këtë gjuhë të padinjitetshme dhe panevojshme kujton se mundet në çdo seancë me dal me fol, por e vërteta është se t’i ke dashur me marr të hyra vetanake të komunave që t’i menaxhosh prej qeverisë, kjo nuk mundet me ndodh”, deklaroi Gashi.

    Kritik ndaj ministrit Murati lidhur me këtë çështje u shpreh edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

    “A jeni duke parë se çka po bën ministri i Financave. A e kemi mbështetur një amendament për ndryshimin e ligjit të buxhetit me të vetmit qëllim që të hyrat vetanake të komunave t’i kthehen. Ky ka qenë qëllimi…Kjo qasje po e dëmton në esencë konsensusin politik për marrëveshje ndërkombëtare dhe ligje të tjera”, deklaroi ai.

    Në debat u përfshi edhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila dha një propozim që të ketë një kërkesë nga opozita ndaj qeverisë që të ndryshohet amendamenti i propozuar në kuadër të Ligjit për buxhetit, rrjedhimisht të hiqet kufizimi ligjor për thesarin në bartjen e mjeteve ndaj komunave.

    “Njëjtë do të mbështesim kërkesën e tyre nëse ata e bëjnë për ministrin e Financave që të sjell plotësim-ndryshimin në amendamentin e propozuar, në mënyrë që të hiqet kufizimi ligjor që aktualisht e ka thesari për ekzekutimin e mëtutjeshme të këtyre mjeteve. Këmbëngulja, barrikadimi në pozicione ose shtyrja në bllokadë të mëtutjeshme për marrëveshje ndërkombëtare nuk i bënë nder askujt”, tha ajo.

    Pas këtij ngërçi të krijuar dhe mungesën e kuorumit për ta hedhur në votim marrëveshjen ndërkombëtare, deputetët e Kuvendit shkuan në pauzë deri në orën 15:30./KosovaPress/

  • Lagjia e “Kovaçëve” dikur ishte e mbushur me zanatlinj, sot kanë mbetur shumë pak që bëjnë punë të tilla

    Lagjia e “Kovaçëve” dikur ishte e mbushur me zanatlinj, sot kanë mbetur shumë pak që bëjnë punë të tilla

    Rrugicat e lagjes së Kovaçëve në Prishtinë, dikur kanë qenë të stërmbushura me zanatlinj të fushave nga më të ndryshmet.

    Me kalimin e viteve rrugët me kalldrëm u zhdukën e edhe shumë zanate u shuan.

    Abdullah Berisha, me zanatin e galanteritë, është thuajse i vetmi në këtë lagje i cili çdo ditë e nis në dyqanin e tij.

    “Këtë punë e kam filluar prej vitit 1966. Kam punu nja 5-6 vjet te një serb, derisa e mësova zanatin, pastaj ia nisa me punu me copë, nuk kisha para me punu vet, por punojsha për zanatlinjtë më të vjetër, u bëjsha punë me copë, nja 4-5 vjet edhe aty derisa erdha te paratë pak, për me punu për vete”, tregon Berisha në një bisedë për emisionin e mengjesit ALARM në ATV.

    Ai thotë se e kanë lënë plotë këtë zanat dhe arsyeja sipas tij është se rinia tani po ikin nga vendi. /atvlive.tv

  • Komuna e Vushtrrisë ndan rreth 74 mijë euro për 107 fermerë

    Komuna e Vushtrrisë ndan rreth 74 mijë euro për 107 fermerë

    Komuna e Vushtrrisë ka ndarë rreth 74 mijë euro për 107 fermerë në kuadër të projektit “Subvencionimi i prodhimtarisë së qumështit me 0.05 për litër qumësht”, e që po ndodh për herë të parë në këtë komunë.

    Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Ferit Idrizi në një njoftim në Facebook.

    Ai ka thënë se ndihet i lumtur që gjatë së enjtes e ka bërë nënshkrimin e listës së përfituesve.

    Njoftimi i plotë:

    Shumë i lumtur që sot nënshkrova listën për 107 fermerë përfitues, në kuadër të projektit “Subvencionimi i prodhimtarisë së qumështit me 0.05 (PESË CENT) për litër qumësht”, e që po ndodh për herë të parë në Komunën e Vushtrrisë!

  • ​Dyshohet se vodhi stoli ari në vlerë 20 mijë euro, arrestohet 41-vjeçari

    ​Dyshohet se vodhi stoli ari në vlerë 20 mijë euro, arrestohet 41-vjeçari

    Policia ka arrestuar një 41-vjeçar me inicialet E.Xh., si i dyshuar për vjedhjen e rëndë që kishte ndodhur më 20 prill të këtij viti në Fushë Kosovë.

    Në rastin në fjalë janë raportuar dëme materiale si dhe vjedhje stoli ari vlera e të cilit ishte 20 mijë euro.

    Personi i dyshuar është arrestuar mëngjesin e hershëm, në ora 6:00 në Fushë Kosovë.

    Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është proceduar te zyrtarët e stacionit policor në Vushtrri, pasi ndaj tij, janë aktive dy urdhëresa të gjykatës.

  • Bahrim Shabani zgjidhet nënkryetar i kuvendit

    Bahrim Shabani zgjidhet nënkryetar i kuvendit

    Bahrim Shabani është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë.

    Ai ka marrë të gjitha 73 votat e deputetëve të kuvendit që kanë marrë pjesë në votim.

    Grupi parlamentar i subjekteve pakicë ka propozuar që Shabani ta mbajë këtë pozitë deri më 22 prill 2024 dhe më pastaj të propozohet emir tjetër.

  • Ajay Banga, president i ri i Bankës Botërore

    Ajay Banga, president i ri i Bankës Botërore

    Drejtorët ekzekutivë të Bankës Botërore kanë përzgjedhur Ajay Banga për president të ri të këtij institucioni.

    Banga do të ketë mandat pesëvjeçarë, që do të nisë nga 2 qershori 2023, njofton KlanKosova.tv.

    Ai ka shërbyer më së gjati në pozitën e zëvendëskryetarit të General Atlantic. Paraprakisht ka qenë president dhe drejtor ekzekutiv në Mastercard, organizatë botërore me afërsisht 24 mijë punëtorë.

    Banga po ashtu ka qenë kryetar nderi i Odës Ndërkombëtare të Tregtisë, ku ka shërbyer në vitet 2020-2022.

    Ai ka lindur në Indi dhe ka bartur edhe pozita të tjera përgjatë karrierës së tij.