ATV

Author: ATVLive

  • Formohet Këshilli Ndërministror për Kontroll të Duhanit – Kurti: Do ketë zero tolerancë

    Formohet Këshilli Ndërministror për Kontroll të Duhanit – Kurti: Do ketë zero tolerancë

    Qeveria e Kosovës, ka votuar për formimin e Këshillit Ndërministror për Kontroll të Duhanit, raporton EO.

    Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se ky ligj ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik mbi efektet e dukshme të duhanit, duke shtuar se gjatë inspektimit do të ketë zero tolerancë.

    Kurse, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, tha se ligji mbi mbrojtjen e duhanit është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2013 por që asnjëherë nuk është marrë përsipër.

    Ai tha se qeveria aktuale është duke marrë aksione për uljen e duhanpirësve, ndërkaq ky vendim u miratua nga të gjithë ministrat.

  • Qeveria e ndryshon Programin legjislativ – miraton projektligjin për t’ua kthyer paratë e komunave

    Qeveria e ndryshon Programin legjislativ – miraton projektligjin për t’ua kthyer paratë e komunave

    Qeveria e Kosovës ka plotësuar dhe ndryshuar agjendën legjislative, duke shtuar tri projektligje të sponosrizuara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

    Një prej projektligje që është shtuar është edhe ai për për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, që i hap rrugë zhbllokimit të mjeteve vetanake të komunave, që kapin vlerën e 37.5 milionë eurove.

    “Ju ftoj që të plotësojmë dhe ndryshojmë agjendën tonë legjislative me shtimin e tri projektligjeve të sponsorizuara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve: I pari është Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për zhvillim ndërkombëtar. E dyta është Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023 dhe e treta është Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale”, tha kryeministri Kurti.

    Ky propozim u miratua pa asnjë votë kundër e asnjë abstenim.

    “Kundër nuk ka, abstenim s’ka, miratohet”, deklaroi Kurti.

  • ‘Qeveria për familjet”, Shabani: Nuk është zgjidhje e papunësisë për me e punësu dikë vetëm për 6 muaj

    ‘Qeveria për familjet”, Shabani: Nuk është zgjidhje e papunësisë për me e punësu dikë vetëm për 6 muaj

    Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Zekirja Shabani, në emisionin A23 në ATV, tha se projekti ‘Qeveria për familjet” nuk është një zgjedhje për ta zbutur papunësinë në vend, por sipas tij, kjo i ndihmon institucionit që të abuzojë me shifra.

    “Nuk është zgjidhje për gjashtë muaj me punësua dikë, por është një zgjedhje në atë që thamë, abuzim të vazhdueshëm me shifra, është keqpërdorim i shifrave në të mirë të institucionit. Agjencia e Statistikave në fund të vitit do të dalë me atë shifrën e famshme që me anketën e punësimit që në Kosovë është ulur papunësia për shkak se çdo gjashtë mujor kemi pasur rritje të numrit të të punësuarve dhe rritje të numrit të të angazhuarve me kontratë”, tha Shabani.

    Sipas tij, praktika të tilla kanë ndodhur edhe me qeveritë e kaluara, të cilët përmes projekteve të ndryshme angazhonin punëtorë me paka tejet të ulëta, dhe në fund të vitit thoshin se ka pasur ulje të papunësisë në vend.

    “Qeveritë e kaluara përmes skemave të caktuara të ministrisë së punës, kanë punësuar njerëz për me pastru kanale, për me pastru ara, për me pastru rrugë të ndryshme dhe kështu dilnin në fund të vitit e thoshin ‘e kemi ulë papunësinë në Kosovë’ duke ua dhënë nga 150 euro në muajt”, tha Shabani. /atvlive.tv

  • Faton Bislimi jep doreheqje nga Kryesia e LDK-së

    Faton Bislimi jep doreheqje nga Kryesia e LDK-së

    Faton Bislimi ka dhënë dorëheqje nga Kryesia e LDK-së. Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak se përcaktimi i tij për rikthimin e rugovizmit si djathtizmi autentik kombëtar i duhet Kosovës dhe LDK-së së idealeve të shtetit.

    Dorëheqjen ai e ka bërë publike vet me anë të një postimi në Facebook.

    Bislimi ka renditur një varg pakënaqësish me partinë.

    Teksti i plote i dorëheqjes nga Kryesia:

    Miq,

    Dashnia e kontributi për vendin e interesin kombëtar kanë qenë dhe mbeten rruga ime e vetme e angazhimit politik. Rugovizmi si djathtizmi autentik kombëtar është fanari im. Kësaj rruge nën dritën e këtij fanari nuk do t’i ndahem.

    Më poshtë keni tekstin e plotë të dorëheqjes sime nga Kryesia e LDK-së:

    z. Lumir Abdixhiku, Kryetar

    Anëtarëve të Kryesisë së LDK-së

    24 Maj 2023

    I nderuar Kryetar,

    Të nderuar kolegë të Kryesisë,

    Po ju shkruaj për t’ju njoftuar me vendimin tim për të dhënë dorëheqje nga Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, efektivisht nga sot. Marrja e këtij vendimi nuk ishte aspak e lehtë! Por, në mes të heshtjes përballë injorimit të paarsyeshëm, personalizimit të skajshëm, dhe përpjekjes perfide për sforcim të pozitës personale e jo të partisë, kryesisht nga kreu i saj në njërën anë, dhe besimit të palëkundur për një LDK që i qëndron besnike vizionit rugovist, për një LDK që shpërfaqë e praktikon djathtizmit autentik kombëtar si dhe një LDK që e sheh secilin aktivist e aktiviste, të mëparshëm apo të tanishëm, si hisedarë e jo si shërbëtorë të partisë; unë zgjedh këtë të fundit. Zgjedh LDK-në e idealeve dhe pragmatizmit politik, jo atë të interesave personale e grupore; LDK-në e atyre që sakrifikuan e nuk u lodhën asnjëherë së punuari për liri, demokraci e pavarësi, jo atë të lartësimit të përfituesëve e tregtarëve politikë; LDK-në e vlerësimit dinjitoz të figurave themeltare e të të rënëve të saj, e jo atë të homazheve fallso para varreve të tyre; LDK-në e miqësisë permanente me SHBA-të, jo atë të thirrjes me zë të shterur në këtë miqësi vetëm për poena politikë; LDK-në e aktivistëve e kontributdhënësëve, jo atë të titullarëve! Për këtë LDK, qëndroj i palëkundur edhe tash e tutje!

    Fatkeqësisht, kjo LDK që unë zgjedh dhe e dua – sepse besoj fuqishëm që i shërben vendit e kombit – vetëm sa po tkurret konceptualisht nën çasjen e kreut të tanishëm. Sikur shumë të tjerë, edhe unë personalisht kam qenë shpresëplot në këtë lidership; nuk e mohoj. Jam përpjekur të bëj punën time, kam shpreh shqetësimet në forumet e partisë (qoftë edhe në rastet e rralla që një mundësi e tillë na është dhënë). Moskonsiderata e personalizimi i skajshëm i udhëheqjes së partisë ka vazhduar. Jo më! Jo me mua, të paktën!

    Data e sotit koincidon me Ditën e Presidentit, një celebrim demokratik që Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova, e kishte institucionalizuar. Është pikërisht kjo figurë emblematike e kombit tonë që më ka dhënë e vazhdon të më jep frymëzim për të ardhmen dhe politikën. Janë urtësia e vizioni i palëkundur politik që shpërfaqte Presidenti Rugova si virtyte të politikës që do duhej të lartësoheshin sot. Dhe, pikërisht, për ta bërë këtë, unë lirohem nga këto pozita partiake, ashtu që me secilin që beson në LDK-në autentike rugoviste, në vizionin djathtist kombëtar, bazuar në urtësi politike, të mund të punojmë bashkërisht për interesin e kauzën kombëtare, e jo për tekamendjet e dikujt që pozitën personale e sheh si qëllim politik e nënshtrimin e përdorimin oportunist të të tjerëve si virtyt politik.

    Nga thellësia e zemrës falëmnderoj secilin aktivist e aktiviste të LDK-së, secilin anëtar besnik të LDK-së, e secilin votues anekënd Kosovës dhe nga mërgata jonë (të cilët janë gurthemel i shtetit tonë)! U jam përjetësisht mirënjohes për nderin jetësor që me keni dhënë të isha Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe Anëtar i KP dhe Kryesisë së LDK-së së fundi. Nuk ua harroj asnjëherë këtë besim dhe nuk po ndahem nga ju assesi. Andaj, me gjithë kapacitetin tim do vazhdoj angazhimin tim për kauzën tonë kombëtare, për idealet e ruajtjes dhe sforcimit të shtetit të Kosovës – sidomos në këtë kohë kritike për vendin – në bashkëpunim të ngushtë me miqët tanë të njëmendtë në Washington, DC. Përvoja ime në Capitol Hill tash e mbi dy dekada më ka mësuar shumëcka, por një është e vecantë (e thënë nga Presidenti Abraham Lincoln): “nuk mund t’i ikësh përgjegjësisë të së nesërmes duke i bishtruar asaj sot!”

    Përzemërsisht juaji,

    Faton Bislimi

  • Obiliq: Gruaja kërkoi të shkojë në strehimore pasi ndjehej e kërcënuar

    Obiliq: Gruaja kërkoi të shkojë në strehimore pasi ndjehej e kërcënuar

    Një grua në Obiliq ka raportuar në polici se kishte pasur probleme me të dyshuarin mashkull dhe e njëjta ka kërkuar të shkojë në strehimore pasi ndihej e kërcënuar.

    Policia njofton se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

  • Sulm seksual në Gjakovë, arrestohet një person

    Sulm seksual në Gjakovë, arrestohet një person

    Policia ka informuar se një grua në Gjakovë dje ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar i panjohur.

    Lidhur me rastin, është arrestuar një person.

    “Pas një pune operative-hetimore nga njësia e hetimeve të Stacionit Policor Gjakovë është arritur të identifikohet i dyshuari i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, ka bërë të ditur Policia.

    Rasti është cilësuar si “Sulm seksual”.

  • ​Strategjia për zhvillim, Kurti: Kosova qëndron krahas shteteve evropiane

    ​Strategjia për zhvillim, Kurti: Kosova qëndron krahas shteteve evropiane

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova qëndron krahas shteteve partnere evropiane në përpilimin e zbatimit e strategjive dhe në zhvillimin e miratimin e politikave përmes të cilave në thelb synohet tranzicioni i drejtë ekonomisë së gjelbër e të qëndrueshme.

    Kurti konferencën “Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë” ka theksuar se koncepti i qëndrueshmërisë është më qendërn e pothuajse të gjitha politikave, strategjive e ligjeve të cilat po i hartojnë e po i miratojnë.

    “Kosova qëndron krahas shteteve partnere evropiane në përpilimin e zbatimit të strategjive dhe në zhvillimin e miratimin të politikave të cilat në thelb e synojnë tranzicionin drejt ekonomisë së gjelbër e të qëndrueshme. Përmes tyre synojmë të adresojmë sfida mjedisore që krijojnë barazi sociale, zhvillim ekonomik dhe gjithëpërfshirje. Koncepti i qëndrueshmërisë është më qendërn e pothuajse të të gjitha politikave, strategjive e ligjeve të cilat po i hartojmë e po i miratojmë. Gjatë gjysmës së parë të mandatit të qeverisë jemi fokusur në adresimin e pabarazive sociale dhe ekonomike. Përmes politikave gjithëpërfshirse e skemave për zhvillim në mbështetje sociale të cilat kemi filluar t’i aplikojmë do të sigurojmë që grupet e cenueshme, duke përfshirë grupet me të ardhura të ulëta e ato të margjinalizuara të kenë përmirës të dukshëm në mirëqenie, çasje në punësim, arsim e shëndetësi energji e shërbime të tjera”, tha ai.

    Mes tjerash Kurti tha se trajtimi i ujrave të ndotura në nivel vendi është rritur nga një përqind sa ishte kur filluan mandatin, në 11 për qind.

    Ai tha se synimi qeverisë është që pesë vitet e ardhshme të kenë shtatë kryeqendra me impiante.

    Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tha se BE është e gatshme për të përkrahur Kosovën që të ketë zhvillim të qëndrueshëm.

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde është shprehur se Kosova është ngritur në nivel më të lartë, duke iu afruar standardeve të Evropës.

    “Është e rëndësishme që të kemi një eko-sistem të qëndrueshëm, porse ambienti kërkon punë e përkushtim të plotë. Kuptojmë se për të arritur këto qëllime na duhet edhe bashkëpunim. Dhe Bashkimi Evropian është i gatshëm për të përkrahur Ballkanin Perëndimor e Kosovën që të ketë zhvillim të qëndrueshem”, tha Szunyog.

    “Partneri ka për qëllim tranzicionin e neutralitetit të energjisë. Plani nacional i energjisë e i klimes është duke u hartuar me shpejtësi. Duhet të kemi veprime të qarta. Qeveria ka punuar në mënryë konkrete, mirëpo edhe sektori privat është hisetar në këtë. Kosova po afrohet sa më shpejtë standardeve të Evropës dhe menaxhmenti integrues i mbeturinave kërkon veprim të thjeshtë. Kosova është ngritur në nivel me të lartë me politikat e këtij problemi. Ne duhet të sabshku të jemi përkushtuar dhe bashkëpuniminjomë më energji e mbeturina dhe cdo prejkt që e mban ajrin e ujin e Kosovës të pastër, poashtu edhe tokën pjellore”, tha Rohde.

    Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore, Burim Ejupi tha se Kosova ndër vite ka shënuar progres në këtë drejtim.

    “Kur e shohim Kosovën këto 6 vjet, e shohim që ka një peogresë dhe po e shohim një Kosovë, një qeveri që është duke shkuar ka e gjelbërta”, tha Ejupi.

  • Plagosje në Podujevë, arrestohet një person

    Plagosje në Podujevë, arrestohet një person

    Një person është plagosur dje në Podujevë, ndërsa tre persona të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor.

    Lidhur me rastin, është arrestuar një person.

    Policia ka informuar se të gjithë të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar.

    “Është raportuar për një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë, një person mashkull kosovar është plagosur nga arma e zjarrit i cili më pas është dërguar për tretman mjekësor, po ashtu tre meshkuj kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë dhe një shkop druri.”, ka bërë të ditur Policia./KP

  • Reagon aktori i “Rrushe” pasi “Top Channel” i vendosi titra shqip filmit të tyre

    Reagon aktori i “Rrushe” pasi “Top Channel” i vendosi titra shqip filmit të tyre

    Aktori i serialit “Rrushe”, Shkumbin Istrefi ka reaguar pasi ky serial u transmetua me titra në shqip në “Top Channel”.

    Ai përmes një postimi në facebook, e ka cilësuar veprimin të mirë për dy arsye.

    Sipas tij është mirë shfaqja me titra për personat që nuk dëgjojnë dhe gjithashtu të kuptohet nga të gjithë shqiptarët.

    “Seriali “Rrushe” ka filluar te shfaqet ne Top Channel. Në transmetim shfaqen edhe titrat ne gjuhen shqipe (afersisht standardi). Po lexoj reagime te ndryshme lidhur me këtë ceshtje.Une mendoj qe është mirë që seriali shfaqet me titra shqip për dy arsye kryesore.1. Që ngjarjen ta kuptojne edhe personat qe nuk mund të dëgjojne.2. Që ngjarja të kuptohet nga secili shqiptar kudo qe jeton”, ka thënë ai.

    Ai gjithashtu ka treguar se në këtë serial gjuha e folur është gjuhë e natyrshme dhe më e besueshme për shikuesit.

    Gjuha e folur ne serial është gjuhe e folur e karaktereve, në mënyrë qe loja të jetë më e natyrshme dhe më “besueshme” për shikuesin.Seriali “Rrushe” nuk e ka obligim e as qëllim afirmimin e gjuhës standarde, por është serial drame/krim/aksion.Shikim të këndshëm dhe bravo për Top Channel që po e shfaq këtë serial, që sipas meje, ka ngritur standardin e prodhimeve televizive të luajtura këndej e andej kufirit”, ka shkruar ai.

  • Maliqi: Në Kosovë po ekzagjerohet ikja nga vendi, kjo nuk është e vërtetë

    Maliqi: Në Kosovë po ekzagjerohet ikja nga vendi, kjo nuk është e vërtetë

    Në të dhënat e fundit nga Departamenti për emigracion në Bern të Zvicrës, rezulton se nga kosovarët ka rënë dukshëm numri i azil kërkuesve.

    Në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin A23, korrespondenti i ATV-së në Bern, Nefail Maliqi, tha liderë të ndryshëm në Kosovë po e ekzagjerojnë me shifra ikjen e shqiptarëve nga vendi, por sipas tij, shifrat tregojnë se kjo nuk është e vërtetë.

    “Është e vërtetë se në media dhe nga liderë të ndryshëm në Kosovë, pak i ekzagjerojnë me shifra dhe bëjnë ndonjë lojë politike, me shifrat e njerëzve që dëshirojnë të ikin nga Kosova, jo mjekët po ikin. Kjo është një e drejtë normale që njerëzit dëshirojnë të lëvizin, por është fakt se në Zvicër për shembull që 2-3 muaj, nuk ka asnjë azilkërkues. Për dallim, nga Shqipëria, vitin e kaluar ka pasur rreth 12 azilkërkues, kurse nga Kosova 5-6 persona. Është bërë edhe trend si temë e mediave të flasin për ikjen e shqiptarëve që në fakt nuk është e vërtetë. Në fund të fundit, kur kanë ikur që 20 vite nga Kosova 300 apo 400 mijë shqiptarë, pse ikin apo e lëshojnë Kosovën edhe 20 apo 30 mijë, nuk është katastrofë”, tregoi Maliqi.

    Ai tha se edhe Zvicrën e kanë lëshuar 800 mijë zviceranë, të cilët sot jetojnë nëpër vende të ndryshme të botës.

    “Desha të bëj një krahasim. Mos harroni se po thonë se po ikin të gjithë nga Kosova. Mos harroni se edhe Zvicrën e kanë lëshuar 800 mijë zviceranë. Sot jetojnë nëpër vende të ndryshme të botës. Bilë këtu kam takuar një ditë në Bernë edhe një zviceran i cili më tha përshëndetje vendas. I thash prej kah vendas e ti po folë frëngjisht. Më tha “unë jam kosovar, kam shkuar atje. ju po ikni nga Kosova e ne po shkojmë në Kosovë me punu”. Dhe kjo është e vërteta sepse shifrat në Kosovë sot po ekzagjerohen për interesa të ndryshme, në një far mënyrë edhe po ndihmohet spastrimi etnik nga propaganda që po e lëshojnë Kosovën. Zvicra nuk është vetëm një vend që strehon, por dinë edhe të largojë azilkërkuesit sidomos ata që nuk i plotësojnë kriteret. Kështu vetëm në muajin e kaluar, Zvicra ka larguar 1317 persona në mbikëqyrjen e policisë dhe autoriteteve të cilat janë kthyer në vendin e tyre të origjinës” tha Maliqi. /atvlive.tv