ATV

Author: ATVLive

  • ​Baraliu- Gërvallës: Çka fiton kur etiketon aleatët si ‘pa dhëmbë’

    ​Baraliu- Gërvallës: Çka fiton kur etiketon aleatët si ‘pa dhëmbë’

    Njohësi i çështjeve politike, Bleron Baraliu i ka reaguar zëvendëskryeministres dhe ministres së Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, duke thënë se si mund t’i shërbej vendit derisa kolegët dhe aleatët i etiketon si “pa dhëmbë”.

    Ai ka shkruar në Facebook se diplomacia nuk është kuiz deklartash e analizash.

    “Ironia kryesore qëndron në atë se, siç do të thoshte Sun Tzu, nëse BE është vërtetë ‘Tigër prej letre’ atëherë nuk ka gjë më shkurtëpamëse se të theksohet se “BE është tigër prej letre”! Çka mund të fitonte në rastin më pozitiv të mundshëm një diplomat/ministër/KM që etiketon kolegët e aleatëve si ‘pa dhëmbë’?! Më së paku do të nxiste mllefin e tyre – dhe si mund t’i shërbej kjo vendit tonë, sidomos në kohën kur Serbisë po i rriten miqtë e neve armiqtë?!”, ka shkruar Baraliu.

  • Qytetari për mërgimtarët: Send nuk iu marr lakmi, sa here vinë në Kosovë ankohen, edhe kafet ne ua paguajmë

    Qytetari për mërgimtarët: Send nuk iu marr lakmi, sa here vinë në Kosovë ankohen, edhe kafet ne ua paguajmë

    Ekipi i ATV-së ishte në shesh për të pyetur qytetarët se sa me gëzim i presin mërgimtarët, pasi që tani është edhe sezona e kur ata vinë për pushime në vendlindje.

    Një qytetar, duke folur për të afërmit që i jetojnë jashtë vendit, thotë se sa here ata vinë në Kosovë, gjithmonë ankohen, për shkak se atje është jeta shumë e shtrenjtë.

    “Si vendi i yt nuk ka asnjë, por çdo njeri shkon për një jetë më të mirë. Na pajtohem me jetën, këtu shpenzimet e vogla e sendet më ndryshe këtu. Po mirë, unë për veti nuk iu marr lakmi send se ata sa herë të vinë ankohen, për kafe nuk kanë pare me pi, na i paguajmë këtu. Ata gjithmonë kukatën, ‘s’kem, s’kem’ është jeta e shtrenjtë, e na jena mësuar në Kosovë”, thotë ky qytetar. /atvlive.tv

  • “Jam kundër daljes jashtë vendit, ju bëj thirrje të gjithëve mos me dalë prej Kosovës”, qytetari befason me fjalët e tij

    “Jam kundër daljes jashtë vendit, ju bëj thirrje të gjithëve mos me dalë prej Kosovës”, qytetari befason me fjalët e tij

    Ekipi i ATV-së ishte në shesh për të pyetur qytetarët se sa me gëzim i presin mërgimtarët, pasi që tani është edhe sezona e kur ata vinë për pushime në vendlindje.

    Një qytetar tha se ka shumë familjar jashtë vendit, ku disa prej tyre vetëm se kanë filluar të vinë në vendlindje për pushime.

    “Cila familje shqiptare nuk ka dikë jashtë vendit. Kanë fillu me ardh, dy vëllezërit kanë ardhë me shoqet e veta, kështu që fillojnë edhe të tjerët me ardhë”, thotë ky qytetar.

    Ai thotë se vetë është kundër daljes jashtë vendit dhe u bënë thirrje të gjithëve që të mos largohen nga Kosova.

    “Unë jam kundër daljes. Unë s’kam dalë vetë në 90-tën edhe i preferoj të gjithëve mos me dalë prej Kosovës. Ajo me u kthy s’është e mundur, teori nuk ka që me u kthy. Unë kam qenë jashtë, për fat të keq vetëm aty ku ma kanë leju vizën do të shkoj prapë. Për gjashtë muaj, një vit ma kanë dhënë lejen, mirëpo me u kthy prej perendimit, asnjë nuk kthehen”, tha ky qytetar. /atvlive.tv

  • Lëvizje të rrezikshme me trotinetë elektrik në rrugë

    Lëvizje të rrezikshme me trotinetë elektrik në rrugë

    Trotinetët elektrik tash e disa kohë janë bërë trend në Kosovë. Megjithatë, ata përveç hutis që po shkaktojnë për ngasësit e automjeteve në trafik, po rrezikojnë edhe veten.

    Në një video të siguruar nga KosovaPress, shihen disa të rinj në Vranjevcë të Prishtinës, të cilët rrezikojnë duke u bërë pjesë e të njëjtës rrugë ku janë edhe automjetet tjera. Madje, lëvizjet e tyre duket edhe si të rrezikshme për vet ata.

    Ndërkohë, siguria me këta trotinet mbetet mjaft e vogël për faktin se nuk kanë tregues të drejtimeve në komunikacion, pasqyra, si dhe elemente tjera të sigurisë për të lëvizur në rrugë.

  • Dërgohet në mbajtje shoferi i kamionit, dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik në autostradën “Arbën Xhaferi”

    Dërgohet në mbajtje shoferi i kamionit, dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik në autostradën “Arbën Xhaferi”

    Policia e Kosovës, ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin rrugor në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku si pasojë mbeti e vdekur një grua, kurse u lënduan disa të tjerë.

    Sipas policisë, në aksident janë përfshirë një mjet transportues apo kamion me një veturë.

    Në njoftim thuhet se drejtuesi i kamionit është dërguar në mbajtje.

    Të lënduarit sipas njoftimit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK kurse trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për autopsi.

    “Një automjet transportues (kamion) dhe një veturë me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë një person femër kosovare (pasagjere në veturë) si dhe lëndime trupore kanë pësuar disa tjerë. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa drejtuesi i automjetit transportues është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • Trajnerja shqiptare zbulon regjimin e stërvitjeve intensive të Kim Kardashian

    Trajnerja shqiptare zbulon regjimin e stërvitjeve intensive të Kim Kardashian

    Trajnerja personale e Kim Kardashian ka shpërndarë një video duke dhënë një pasqyrë mbi regjimin intensiv të stërvitjes së yllit televiziv.

    Ylli i Kardashians, 42 vjeçe, shpesh ndan detaje rreth programit të saj të stërvitjes dhe më parë ka treguar se si seanca e saj e parë në palestër fillon normalisht në orën 5:30 të mëngjesit.

    Tani, trajnerja e saj personale, shqiptarja Senada Greca, ka hedhur një vështrim të mëtejshëm në stërvitjet e plota të Kimit, duke postuar një video në faqen e saj në Instagram.

    Në klip, Kim tregoi barkun e saj të tonifikuar me sytjena të zeza dhe dollakë teksa u pa duke punuar shumë për të ngritur pesha të rënda dhe për të përsosur punën e saj të muskujve.

    Ajo zgjodhi të shkonte zbathur për stërvitjen në palestër, ndërkohë që mbronte duart me një palë doreza të zeza pa gishta teksa ngrinte peshat.

  • Enca na njofton me të dashurin e ri

    Enca na njofton me të dashurin e ri

    Enca prej kohësh përflitet për një lidhje të re.

    Por, nëse deri tash mund të jetë menduar një lojë me opinionin publik, më nuk ka dilema.

    Këngëtarja është shfaqur në pushime krah personit të zemrës.

    Ajo shihet duke shkëmbyer puthje pasionante gjatë pushimeve me të dashurin blogger.

    Ky i fundit e ka postuar kolazhin e videove nga një ditë me këngëtaren.

  • Escobar në HRT: Hapi i parë për zgjedhjet në Veri largimi i njerëzve nga rruga

    Escobar në HRT: Hapi i parë për zgjedhjet në Veri largimi i njerëzve nga rruga

    Emisari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet Kosovë-Serbi Gabriel Escobar në një intervistë për Televizionin e Kroacisë (HRT) ka thënë se Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak kanë paraqitur tre hapa të thjeshtë për deeskalimin në Veri.

    “Hapi i parë është largimi i njerëzve nga rruga. Kryetari i mbetur i komunës nuk duhet të dalë në zyrë për të krijuar shpërqendrim”.

    “Na duhen zgjedhje të reja me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve. Ne kemi nevojë edhe për një afat kohor që pala serbe ta zbatojë pjesën e saj dhe një draft statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Bëhet fjalë për barazi, barazi dhe përfitime për të dyja palët” theksoi ai.

    “Nëse këto dy palë nuk e pranojnë planin e BE’së për qetësimin e konfliktit mund të ketë një krizë edhe më të madhe” ka thënë Escobar.

    “Në Ohër bëhej fjalë për një marrëveshje normalizimi për të krijuar kushte paqësore mes dy fqinjëve armiqësorë sipas rregullave evropiane. Jo vetëm që normalizuan marrëdhëniet e tyre, por u harmonizuan edhe me BE-në. Duhet t’i rikthehemi asaj” ka shtuar Escobar.

    Tutje, diplomati amerikan ka theksuar se marrëveshja krijon kushtet e duhura për thellimin e integrimit evropian.

    “Ndërkohë u zhvilluan një sërë veprimesh destabilizuese. Kjo na shpërqendroi nga implementimi i asaj marrëveshjeje. Ne duhet t’i kthehemi asaj”, tha i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

  • Clinton publikon video nga vizita në Shqipëri

    Clinton publikon video nga vizita në Shqipëri

    Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka publikuar një video nga vizita e tij në Shqipëri, duke e përmendur edhe Kosovën.

    Clinton ka thënë se gjatë luftës së fundit në Kosovë, Shqipëria shërbeu si partner jetik për paqen duke pranuar gjysmë milioni refugjatë.

    “Gjatë konfliktit të Kosovës, Shqipëria ndihmoi njerëzimin të triumfonte – duke pranuar gati gjysmë milioni refugjatë dhe duke shërbyer si një partner jetik për paqen”, shkroi Clinton në rrjetin social Twitter.

    “Javën e kaluar, pata nderin të festoja lidhjet e miqësisë midis dy vendeve tona dhe të shihja se çfarë është e mundur kur njerëzit përqafojnë demokracinë”.

  • Gërvalla e quan sërish BE-në tigër prej letre, sfidon ata që e kritikuan

    Gërvalla e quan sërish BE-në tigër prej letre, sfidon ata që e kritikuan

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka përsëritur deklaratën e saj se Bashkimi Evropian pa SHBA-në dhe NATO-n është tigër prej letre, duke shtuar se ky institucion nuk është në gjendje dhe s’ka kapacitet për të garantuar siguri.

    Gërvalla ka shkruar në Facebook mesnatën e së hënës se BE-ja e di këtë dhe prandaj “vazhdimisht lëshon pe, i ikën konfrontimit”.

    “I sfidoj publikisht ‘specialistët’, që para se të mësyjnë me sulme personale dhe etiketime nga më absurdet, të na tregojnë saktë se cila nga shkronjat e citatit të mësipërm është e pasaktë apo e pavërtetë. Unë jam zëvendëskryeministre dhe ministre e Republikës së Kosovës, nuk jam zëdhënëse as e BE-së dhe as një mekanizmi tjetër. Si çdo politikan i përgjegjshëm, me fanatizëm dhe zë të lartë mbroj të vërtetën dhe interesin e vendit tim, dhe vetëm të vendit tim, kudo që më krijohet mundësia të flas, ashtu si edhe të tjerët mbrojnë interesin e vendeve apo organizatave që përfaqësojnë”, ka deklaruar ministrja e Jashtme.

    Sipas Gërvallës, fatkeqësi e Kosovës është gjendja e mjerueshme e partive opozitare, pasi shtoi se opozita edhe gjatë qeverisjeve të kaluara, s’ka pasur plan, strategji, pa vizion e pa dinjitet.

    “Opozitë që përveç sulmeve personale, të bazuara në thashetheme dhe tituj bombastik dhe të pasaktë, asgjë nuk ofron”, shtoi ai.

    Ministrja e kabinetit të kryeministrit Albin Kurti është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nuk është e para që dëshiron “ta shohin as fizikisht në Kosovë”.

    “E sa për PDK-në, e cila tenton të na frikësojë që, nëse ajo vjen në pushtet, ne nuk paskemi më vend në Kosovë, mundem vetëm t’iu përkujtoj që nuk janë të parët që nuk dëshirojnë të më shohin as fizikisht në vendin tim. I kam pasur vetëm 8 vjet kur më kanë përzënë për herë të parë nga vendi im. Por ata që për 19 vjet me radhë (1980-1999) më privuan nga e drejta për t’u kthyer në vendin tim, madje as edhe sa për të kthyer eshtrat e babait në tokën e tij, janë ata që nuk kanë më vend në Kosovën e lirë”, ka thënë ajo.

    Ndërsa, për ish-partinë e saj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Gërvalla ka thënë se nuk do të flasë këtë radhë.

    “E për LDK-në, nuk po flas sonte. Po flasin kaq shumë vet, po vajtojnë, shajnë, mallkojnë e gënjejnë, saqë çdo fjalë nga ime do të ishte e tepërt”.