LDK po vazhdon ditën e dytë të mbledhjes me akterët kryesorë të partisë për finalizimin e programit Rruga e Re. Edhe sot po diskutohet intensivisht rreth detajeve të fundit të projekteve madhore që përfshijnë sektorin e ekonomisë, energjisë, arsimit, etj. Paralelisht, po vazhdojnë punëtoritë grupore të ndarë në sektorë të ndryshëm.
Ky program ka për qëllim të tejkalojë mendësinë e vjetër të mospunës dhe jo kompetencës, një realitet me të cilin Kosova po përballet për një kohë të gjatë. Programi “Rruga e Re” flet vetëm për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Projektet madhore që janë paraqitur gjatë këtyre takimeve, e që do të jenë pjesë e programit “Rruga e Re”, janë projektet më të mëdha që mund të ndodhin gjatë 30 viteve të fundit.
LDK-ja rikonfirmon angazhimin e saj ndaj vlerave të djathta dhe është e përkushtuar për integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO. Me këtë program, LDK shpreh një qëndrim të qartë ndaj ndryshimit dhe përmirësimit të gjendjes së vendit në të gjitha dimensionet.
Dita e dytë e mbledhjes shënon një fazë të rëndësishme në finalizimit e programit “Rruga e Re”, duke i dhënë formën përfundimtare vizionit që LDK do të prezantojë për qytetarin e Kosovës.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka folur për paralajmërimet e presidentit të Francës, Emmanuel Macron që mund të ketë pezullim të vizave nëse Kosova nuk sillet me përgjegjësi në raport me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Konjufca ka thënë se beson në atë që ka deklaruar presidentja Osmani pas paralajmërimeve të Macronit.
Kryetari i Kuvendit, Galuk Konjufca i ka dalur në mbrojtet presidentes Osmani pas kërcënimeve që ia bëri presidentit të Francës, duke thënë se me deklaratën e saj u morën “shumë më shumë me mënyrën dhe formën” dhe jo me përmbajtjen.
“Po me presidentin u morën shumë më shumë në mënyrë dhe formën si e tha ajo, por unë mendoj që çka është esenciale ka të bëjë me atë se çka ka thënë presidentja, jo me formën qysh e ka thënë, me formën qysh e ka thënë mund të jenë aty 100 mendime por me përmbajtjen nëse dalim të përmbajtja, porosia që ka dashtë me përçu presidentja ka thënë që kjo e dëmton seriozisht dialogun bile e bllokon atë.” – ka thënë ai në DPT te Fidani në ATV.
Tutje, ai ka vazhduar me arsyetimin e presidentes teksa ka thënë se edhe ai beson në të.
“Kjo natyrisht që është një shprehej e pozicionimit politik në të cilin edhe unë besoj sepse diçka që është një e drejtë elementare e popullit të Kosovës e cila nuk ka të bëjë me një të drejtë të qeverisë por me të drejtën e popullit për me gëzu mundësinë e lëvizjes së lirë në këto shtetet që e kanë regjimin e vizave, kjo është një diçka e fituar me plot meritë nga ana e republikës tonë e cila i atribuohet popullit.” – ka thënë tutje ai.
“Sa i përket sanksioneve të qeverisë ato janë sanskione të tjera që janë duke ndodhur në një masë dhe sa i përket përgjegjësi unë besoj që është marrë.” – ka thënë Konjufca.
Ndërkohë, presidentja Osmani ka thënë se pezullimi i vendimit për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024, do ta vriste dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Kjo deklaratë u komentua me të madhe dhe u pa si një gjuhë e rëndë dhe jo diplomatike ndaj Kosovës.
“Unë do të thosha që kjo është mënyra për ta vrarë dialogun një herë e përgjithmonë. Në qoftë se dëshiron dikush që të mos ketë më dialog, atëherë ndërmerr masa të tilla, që janë masa ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës. Nuk janë ndaj ndonjë lideri, nuk janë ndaj një politike, janë ndaj popullit të Kosovës. Dhe një ndëshkim i tillë i paprecedentë, që edhe ashtu ka qenë padrejtësi e madhe për popullin e Kosovës, do të rezultojë me vdekjen e dialogut. Nuk ka më askush mandat që të shkojë në Bruksel, kur populli i Kosovës ndëshkohet.” – ka thënë Osmani.
Çka tha Marcon?
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ditë me parë ka paralajmëruar masa ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk sillen me përgjegjësi.
Në mes të masave, ishte edhe mundësia për pezullimin e vizave.
“Ne presim që paqja do të kthehet në këtë pjesë. Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi. Duhet të jemi vigjilentë veçanërisht në këtë aspekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.” – ka thënë Macron.
Profili i organizatës terroriste “Severna Brigada” ka kërcënuar mbrëmë edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke thënë se kanë armatim “me tonelata”.
Profili i kësaj organizate ka shpërndarë mbrëmë në Facebook një fotografi të një arme të llojit “snajper”, sipër se cilës kanë shkruar “Kurti, këso kemi me tonelata”, raporton KP.
Dje (e martw), “Severna Brigada” ka kërcënuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pas njoftimit për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv në Zveçan.
Ata kanë kërcënuar hapur Sveçlën duke i shkruar publikisht në Facebook se “Unë personalisht do të të dënoj (likuidoj), vetëm momenti pritet”.
Sipas burimeve të KosovaPress-it, ky profil përmes të cilit është kërcënuar ministri Sveçla është vërtetë i organizatës terroriste “Severna Brigada” (Brigada e Veriut).
Dy ditë para mbylljes së afatit kalimtar veror në Arabinë Saudite, ka një rinisje të re nga skuadra Al-Ittihad, që tani është e gatshme të paguajë 250 milionë euro për të kompletuar transferimin e Mohamed Salah.
Një ofertë e paprecedentë në historinë e futbollit, e cila, megjithë insistimet e trajnerit Jurgen Klopp, tashmë duket se po lëkundet edhe vet skuadra angleze, por edhe vetë sulmuesin egjiptian, të cilin klubi saudit është gati ta mbulojë me ar, përcjellë KosovaPress.
Egjiptiani i është ofruar një kontratë trevjeçare me mbi njëqind milionë euro, si dhe përfitime të shumta dhe kontrata të tjera sponsorizimi.
Përgjigja përfundimtare nga Liverpooli dhe lojtari pritet të vijnë sot.
Me rastin e shënimit të Ditës së Policisë së Kosovës, janë ekspozuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë njësitet dhe pajisjet policore, për të cilat po interesohen qytetarë të shumtë që t’i shohin.
Armë, robotikë, automjete, autoblinda, motorë, pajisje të forenzikës dhe ato të mjekësisë janë ekspozuar që qytetarët e Kosovës të njihen më afër me to, dhe të dinë funksionin dhe rëndësinë e tyre.
Po ashtu përmes një projektori, po shfaqen disa prej aksioneve të policisë që konsiderohen si operacionet më të rëndësishme që janë kryer nga zyrtarët policorë.
Juristja, Dorentina Bujupi shprehet krenare për punën që kryen Policia e Kosovës, derisa thotë se ekzistojnë disa të drejta të cilat nuk po realizohen nga ana e institucioneve, për të cilat shprehet se duhet të zbatohen kërkesat e policisë lidhur me shtesat dhe ndërrimet e natës.
Ndërkaq, qytetarë të tjerë shprehen të kënaqur me sigurinë qe ofrojnë zyrtarët policorë, derisa shtojnë se Qeveria duhet bërë më shumë për të forcuar policinë.
Me rastin e kësaj ekspozite, fëmijë të shumtë shprehën interesimin për pajisje të ndryshme, të cilët shprehën dëshirën e tyre të madhe që në të ardhmen të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës, siç thonë ata për t’i shërbyer vendit.
Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot se në Kosovë, përpjekjet e aleatëve rusë për të shtrembëruar të vërtetën, të kaluarën dhe të tashmen janë të dukshme dhe intensive, duke i akuzuar të njëjtit për minimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Kurti gjatë samitit “Open Government Partnership” në Talin të Estonisë tha se këto veprime në Kosovë janë duke u intensifikuar.
“Mundësitë e mëdha vijnë edhe krah për krah me përgjegjësi të mëdha, çdo vend i përfaqësuar në këtë sallë dhe qytetarët e tij janë në rrezik të kërcënimeve kibernetike. Vendet që janë më në kundërshtim me regjimet e huaja autoritare e dinë se si duken direkt këto tekste. Në Kosovë, përpjekjet e aleatëve rusë për të shtrembëruar të vërtetën, të kaluarën dhe të tashmen janë të dukshme dhe intensive. Në kohë të ndjeshme kur vendi ynë është i përkushtuar ndaj procesit të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin tonë verior, Serbinë, si dhe pjesëmarrjen e plotë të të gjitha pakicave në procesin demokratik të vendit pa ndërhyrje të huaja këto kërcënime kibernetike, si dezinformimi, bullizmi kibernetik dhe format e tjera janë veçanërisht të dëmshme. Kjo është arsyeja pse angazhimi dhe pjesëmarrja jonë në këtë ngjarje janë më të rëndësishme se kurrë”, tha ai.
Ai foli edhe për rëndësinë e anëtarësimit në OGP, për çka shtoi se “na lejon të ecim përpara me demokracitë e tjera”.
“Duke qenë pjesë e organizatës Kosova vendoset në skenën ndërkombëtare si një vend i përkushtuar për të hapur parimet e qeverisë dhe për këtë arsye i sinjalizon komunitetit global se Kosova është e përkushtuar ndaj qeverisjes së mirë, praktikave dhe është e gatshme të mbahet përgjegjëse për angazhimet e saj dhe të mësojë nga ata që kanë marrë praktikat e qeverisjes së hapur”, tha ai.
Kreu i ekzekutivit theksoi se OGP luan një rol vendimtar në forcimin e parimit themelor demokratik se fati i një vendi qëndron tek njerëzit e tij. /kp
Komuniteti rom, ashkalinj dhe egjiptian do të sjellin festivalin multi kulturor në Kosovë, i cili do të zgjasë tri ditë, më 7, 8 dhe 9 shtator.
Festivali do të fillojë në Prishtinë dhe do të vazhdojë edhe në tri qytete të tjera, në Graçanicë, Obiliq dhe Kamenicë.
Bajram Ilazi nga organizata “Zëri i romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve”, në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, tha se njëri ndër qëllimet e këtij festivali është që të prezantohet kultura dhe tradita e këtyre komuniteteve.
“Njëra nga qëllimet e festivalit është që të prezantojmë kulturën dhe traditat e komunitetit romë, ashkali dhe egjiptian, por edhe të informojmë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie që ne po aq sa jemi të ndryshëm, jemi po aq edhe të njëjtë, sepse ne mund të kemi dallimet tona, por në fakt kemi edhe shumë më shumë gjera të përbashkëta. Festivali multi kulturor synon që përmes këtyre aktiviteteve të prezantojë fillimisht traditat e këtyre komuniteteve, profesionet ose arti zanatet me të cilat kanë punuar këto komunitetet, dëshiron të tregoj gjithashtu edhe ushqimet të cilat përdorin këto komunitete, e që të them të drejtën nuk janë edhe aq të ndryshme nga komunitetet e tjera në Kosovë, si dhe veshjet tradicionale të cilat i kanë veshur këto komunitete”, tha Ilazi.
Ai përmendi se këtë edicion, do të ndajnë dhe çmimin Joana për drejtësi sociale”, i cili do t’u jepet grave dhe vajzave që nuk i përkasin komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, por që kanë dhënë kontribute të shumta për këto komunitete.
“Përmes këtij festivali dëshirojmë të transmetojmë tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës edhe mbi profesionet me të cilat kanë punuar këto komunitete, mbi historinë e identitetit të të këtyre komuniteteve. Në këtë vit ne dëshirojmë të ndajmë çmimin “Joana për drejtësi sociale”, i cili ka për qëllim të promovojë dhe të falënderojë të gjitha ato aktiviste gra dhe vajza, nga komunitetet që nuk janë në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, por që kanë kontribuuar shumë për këto komunitete”, tha Ilazi. /atvlive.tv
Intervistën e plotë të tij në emisionin ALARM në ATV e gjeni në videon më poshtë:
Mirlind Daku dhe Arbnor Muja janë dy ofrimet më të reja te Kombëtarja e Shqipërisë pasi ata refuzuan të jenë pjesë e Kosovës.
Dyshja është grumbulluar për herë të parë nën urdhrat e trajnerit të Shqipërisë, braziliani Silvinjo.
Që të dy janë shprehur shumë të lumtur dhe krenar që do të luanë për kombëtaren kuq e zi, ndërsa së fundi kanë intervistuar njëri-tjetrin ku kanë folur për momentet kur pranuan ftesën dhe ndjesitë e tyre të para në këtë grumbullim.
Gjatë kësaj interviste të shkurtër, nga asnjëri prej tyre nuk është përmendur Kosova.
Në 7-mujorin e parë të këtij viti, eksporti i produkteve nga Kosova në Gjermani ka arritur vlerën 52 milionë euro, derisa importi nga ky shtet evropian në vendin tonë arrin vlerën e mallrave në 414 milionë euro.
Ndërkaq, sipas statistikave mes dy vendeve, Investimet e Huaja Direkte nga janari deri në qershor të këtij viti kapin vlerën 92 milionë euro.
Kështu është bërë e ditur nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare gjatë një takimi me një delegacion i lartë gjerman, të cilët janë informuar për ekonominë e Kosovës.
Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani ishte pjesë e pritjes së delegacionit të lartë gjerman, të organizuar nga Zyra e Fondacionit Politik gjerman Konrad Adenauer Stiftung (KAS).
“Ajo që u vu në pah, ishte se Kosova ka partner kryesor Gjermaninë në të bërit biznes që nga paslufta. Këtë e thojnë statistikat mes dy vendeve, ku Investimet e Huaja Direkte nga janari deri në qershor të këtij viti kapin vlerën 92 milionë euro. Në anën tjetër eksporti i produkteve kosovare në Gjermani në 7-mujorin e parë të këtij viti ka mbërritur 52 milionë euro, përballë importit nga Gjermania në Kosovë me 414 milionë euro”, thuhet në komunikatën e OEGJK-së.
Me një përbërje prej udhëheqësish të organizatave, odave dhe zyrave ekonomike gjermane, interesimi i këtij delegacioni ishte i fokusuar në aspektin ekonomik.
Fituesi i çmimit Nobel për mjekësi në vitin 1998, Ferid Murad, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.
Lajmin e ka bërë me dije një i afërm i tiji, përmes mediave sociale.
Murad u lind më 14 shtator 1936 në Whiting, Indiana, SHBA dhe është studiues shqiptaro-amerikan i mjekësisë.
Ai njihet më së shumti si krijuesi i pilulës Viagra, për të cilën edhe mori nderimin e lartë me çmim Nobel.
Murad konkurroi me sukses për një bursë rektori në Universitetin DePauw në Greencastle, Indiana, një universitet i vogël dhe i shkëlqyer i arteve liberale me një bursë për shkollim. Ai mori diplomën e tij universitare në kimi nga programi para-medik në Universitetin DePauw në 1958.
Ai filloi karrierën e tij akademike duke iu bashkuar Universitetit të Virxhinias, ku u bë profesor i asociuar, Depts. i Mjekësisë së Brendshme dhe Farmakologjisë, Shkolla e Mjekësisë në 1970, përpara se të bëhej profesor i rregullt në 1975.
Nga viti 1971–81 ai ishte Drejtor i Qendrës Kërkimore Klinike, Shkolla e Mjekësisë UVA dhe Drejtor, Divizioni i Farmakologjisë Klinike, Departamenti i Mjekësisë së Brendshme, Shkolla e Mjekësisë UVA (1973–81).
Murad u transferua në Universitetin e Stanfordit në vitin 1981, ku ai ishte Shef i Mjekësisë në Qendrën Mjekësore Palo Alto VA (1981–86), kryetar i asociuar, Departamenti i Mjekësisë, Universiteti i Stanfordit (1984–86) dhe ushtrues detyre i kryetarit, Departamentit të Mjekësisë dhe Ushtruesi i detyrës së Shefit të Divizionit, Divizioni i Mjekësisë së frymëmarrjes nga 1986–88.
Në vitin 2015, Murad nënshkroi Deklaratën e Mainau 2015 mbi Ndryshimet Klimatike në ditën e fundit të Takimit të 65-të të Laureatëve të Nobelit Lindau.
Deklarata u nënshkrua nga gjithsej 76 laureatë Nobel dhe iu dorëzua Presidentit të atëhershëm të Republikës Franceze, François Hollande, si pjesë e samitit të suksesshëm të klimës COP21 në Paris.