ATV

Author: ATVLive

  • Nga 1 muaj paraburgim për 3 të pandehurit për vrasjen e Liridona Murselit

    Nga 1 muaj paraburgim për 3 të pandehurit për vrasjen e Liridona Murselit

    Përgatiti: Donisa Fazliu

    Në Gjykatë erdhën, por hynë larg syrit të mediave.

    Bashkëshorti i Liridona Murselit, bashkë me 2 të tjerë që dyshohet që kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, dolën sot para gjykatësit të procedurës paraprake.

    Pas seancës dëgjimore që zgjati më shumë se dy orë, Gjykata aprovoi kërkesën e Prokurorisë Themelore, dhe ua caktoi nga 1 muaj paraburgim, 3 të pandehurve Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

    Sipas gjykatës themelore, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.M me dashje që ta privojë nga jeta, në mënyrë dinake, bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin Granit Plavën për ta vrarë të ndjerën Liridonën.

    “Paraprakisht i pandehuri N.M e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes. G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €”.

    Përveç se thanë se pretendimet e tyre i paraqitën në seancë, avokatët e të dyshuarve nuk dhanë detaje të tjera.

    Familjarët e Liridona Murselit, nuk u lejuan të qëndrojnë në seancën dëgjimore, derisa thonë se i besojnë drejtësisë së Kosovës.

    Ndërkaq, prokuroria ka pranuar kërkesën e familjarëve për zhvarrosjen e Liridona Ademaj – Murselit, dhe rivarrosjen në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj të Gjakovës në ora 14:00.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Kurti kërkon dënim maksimal për vrasësit e Liridona Ademajt

    Kurti kërkon dënim maksimal për vrasësit e Liridona Ademajt

    Kryeministri Albin Kurti kërkon dënim maksimal për vrasësit e Liridona Ademajt. Përmes një reagimi ai thotë se Liridona u vra me paramendim.

    “Arrestimi i kriminelëve nuk po mjafton. Barra e padrejtësive të sistemit të drejtësisë vazhdon të bie mbi supet e grave dhe vajzave, përderisa kryesit e krimeve nuk marrin dënime meritore”, shkruan ai.

    Tutje Kurti thotë se “urdhërdhënësi, dorasi dhe bashkëpunëtori në vrasjen e Liridonës duhet të ndëshkohen dhe ta marrin dënimin maksimal”, raporton Paparaci.

    Reagimi i plotë:

    Liridona Ademaj u vra me paramendim. U vra se ishte grua.

    Gratë dhe vajzat po vazhdojnë të vriten, gjersa normat shtypëse patriarkale ende janë të shpërndara gjerë.

    Arrestimi i kriminelëve nuk po mjafton. Barra e padrejtësive të sistemit të drejtësisë vazhdon të bie mbi supet e grave dhe vajzave, përderisa kryesit e krimeve nuk marrin dënime meritore.

    Sot ishte seanca dëgjimore, ku tre të dyshuarve iu caktua nga një muaj paraburgim. Urdhërdhënësi, dorasi dhe bashkëpunëtori në vrasjen e Liridonës duhet të ndëshkohen dhe ta marrin dënimin maksimal. Kjo bëhet me një sistem prokurorial e gjyqësor efektiv dhe të vetëdijshëm për detyrën e lartë shoqërore që bartin.

    Dhimbja është e madhe. Ndërgjegja është kolektive, në secilën familje, shtëpi.

    Për ta parandaluar këso krime makabër, duhet të punojmë secili e secila, në secilën fushë e vend.

    Këtë kulturë patriarkale e mizogjene, këtë maskulinitet të dhunshëm e toksik e zhdukim vetëm ashtu.

    E qytetarët e Republikës presin nga zyrtarët publikë që punojnë (apo kanë punuar) në institucionet shtetërore se duhet të jenë shembull pozitiv e progresiv në shoqëri për sjelljen e tyre ndaj partnerëve dhe në familje e jo kriminelë a mujsharë që besojnë se ia dalin.

  • Veteranët e Dukagjinit fitues të turneut ‘Rama Domi’

    Veteranët e Dukagjinit fitues të turneut ‘Rama Domi’

    Veteranët e Dukagjinit janë fituesit e turneut përkujtimor “Rama Domi” pasi në finalen e madhe mposhtën Vëllaznimin 2:1

    Sot u mbajt turneu përkujtimor “Rama Domi” në Stadiumin e Flamurtarit, i organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Liga e Veteranëve në kuadër të FFK-së.

    Pjesëmarrësit në këtë turne ishin përfaqësuesit e veteranëve të Prishtinës, veteranëve të Vëllaznimit, veteranëve të Lirisë dhe veteranëve të Dukagjinit.

    Ndeshja e parë ishte mes Prishtinës dhe Dukagjinit, me skuadrën nga Klina që fitoi me rezultatin 1:3. Në ndeshjen e dytë, Liria dhe Vllaznimi u përballën, dhe koha e rregullt përfundoi me barazim 2-2, me Vëllaznimin me pas që fitoi në penallti.

    Në finalen e madhe, Dukagjini dhe Vllaznimi u takuan, ku fitore shënuan veteranët e Dukagjinit me rezultat 2:1.

    Të pranishëm në ndarjen e çmimeve ishin, Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, drejtues nga FFK dhe kryetari i ‘Dardanëve’ Lul Berisha.

  • Liridona Ademaj rivarroset nesër në fshatin e saj, familja Ademaj del me një njoftim

    Liridona Ademaj rivarroset nesër në fshatin e saj, familja Ademaj del me një njoftim

    Familja e Liridona Ademajt, nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se tashmë është marr vendimi që e ndjera të rivarroset në tokën e familjes së saj në fshatin Rracaj të Gjakovës.

    Sipas njoftimit rivarrimi i Liridonës do të bëhet nesër (e hënë 4 dhejtor) në orën 14:00.

    “Njoftim mortor nga familja Ademaj.

    Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamir se rivarrimi i vajzës tonë Liridona Ademaj e vrarë me datën 29.11.2023 bëhet nesër me datë 4 dhjetor 2023 me varrezat e fshatit Rracaj ne ora 14:00”, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë se pas arrestimit të Naim Murselit dhe dy personave të tjerë si të dyshuar kryesor për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj kishin kërkuar nga Prokuroria që e ndjera të rivarroset në fshatin e saj.

    I dyshuari Naim Murseli e ka pranuar para hetuesve se e ka porositur vrasjen për bashkëshorten e tij.

    “Burimet kanë bërë të ditur se i dyshuari Murseli ia kishte dhënë të dyshuarit G.P., 15 mijë euro para vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së veprës”,

    Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.

  • Presidentja Osmani takoi presidentin e Kenias, William Ruto

    Presidentja Osmani takoi presidentin e Kenias, William Ruto

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Dubai, ku po mbahet COP28, konferenca kryesore globale për ndryshime klimatike, ka zhvilluar një takim me presidentin e Republikës së Kenias, William Ruto.

    Në takim u diskutua për raportet dypalëshe Kosovë-Kenia si dhe zhvillimin e mëtejmë të tyre. Presidentja Osmani ka theksuar se thellimi i raporteve në mes të dy shteteve është në të mirë të qytetarëve tanë dhe do ta nxisë shkëmbimin ekonomik e tregtar në mes të vendeve tona. Ajo e njoftoi Presidentin e Kenias për sfidat në të cilat ka kaluar Kosova si dhe për të arriturat e shtetit tonë.

    Presidentja Osmani dhe Presidenti Ruto rikonfirmuan përkushtimin e përbashkët për të punuar drejt thellimit raporteve në mes të Kosovës dhe Kenias.

  • Tahir Batatina: FFK nuk me ka kontaktuar për selektor

    Tahir Batatina: FFK nuk me ka kontaktuar për selektor

    Tahir Batatina trajneri i Llapit në emisionin A PLAY në ATV, ka folur rreth kandidaturës së tij për postin e selektorit të Kosovës.

    ‘Kam raporte të jashtëzakonshme me Federatën e Futbollit të Kosovës, por unë nuk do të shkojë asnjëherë t’i them me merrni, ata e njohin Tahir Batatinën e njohin punën time. Ata duhet të vlersojnë nëse unë jam i duhuri. Por nuk ka rëndësi a do të jem tani, me rëndsi është që unë do të përgaditëm që ta jem një ditë selektor’ tha Batatina.

    Po ashtu ai që Kosovës i duhet trajner vendor, i cili e njeh çdo futbollistë.

  • Aeroporti i Mynihut bllokohet nga bora, anulohen 560 fluturime

    Aeroporti i Mynihut bllokohet nga bora, anulohen 560 fluturime

    Trafiku ajror është rihapur në aeroportin e Mynihut mëngjesin e sotëm, por me volum të reduktuar ndjeshëm.

    Për shkak të reshjeve të dendura të borës që goditën dje Gjermaninë jugore, fluturimet në aeroportin e Mynihut janë pezulluar deri në mëngjesin e sotëm, ndërsa avionët janë devijuar në aeroportet e Nurembergut dhe Frankfurtit.

    Ndërprerje ka pasur edhe në qarkullimin hekurudhor.

    Aeroporti i Mynihut është rihapur në orët e mëngjesit, por rreth 560 nga 880 fluturimet e planifikuara janë anuluar, tha zëdhënësi i këtij aeroporti, përcjellin mediat gjermane.

    Pasagjerët këshillohen të pyesin për fluturimin e tyre përpara se të nisen për në aeroport.

  • Taulant Seferi:Kombëtarja e Kosovës ka shumë cilësi, i shikojë gjitha ndeshjet e tyre

    Taulant Seferi:Kombëtarja e Kosovës ka shumë cilësi, i shikojë gjitha ndeshjet e tyre

    Futbollsiti i kombëtares shqiptare Tualant Seferi në emisionin A PLAY në ATV, duke komentuar grupin në të cilin gjendet kombëtarja e Shqipërisë në Euro 2024, tha se grupi B. aty ku është Shqipëria është shumë i fortë.

    “Padyshim është grup i fortë me ekipe shumë të forta, por ne do të shkojmë ta bëjmë punën tonë. Me ka pëlqyer shumë grupi, pasi me kombëtare si Italia, Spanja dhe Kroacia të motivojnë më shumë’ tha Seferi.

    Seferi i cili aktivizohet te Baniyas, në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha e percjell edhe kombëtaren e Kosovës.

    ‘Kombëtarja e Kosovës ka shumë cilësi, duhet me qenë gjithë bashkë për të ecur bashkë. Nuk mundem me cek se kush është fajtor për mos sukses, por Kosova do ta na bëjë krenar, pasi ka lojtarë shumë të mirë’ tha Seferi.

  • Vendi ku kishte punuar Liridona të dielën hapë të pame

    Vendi ku kishte punuar Liridona të dielën hapë të pame

    Kafeneja në Suedi ku kishte punuar e ndjera Liridona Ademi-Murseli të dielën s’do të punoj por do të jetë e hapur për ngushëllime.

    “Lejas Caffe” në njoftimin që e bëri në Facebook e vlerësoi lartë Liridonën si person pozitivë, që gjithmonë kishte dhënë 100%.

    “Të dielën jemi të hapur për publikun, për të gjithë ata që duan të ngushëllojnë dhe ta kujtojnë Lillyn tonë. Ne do të jemi të hapur nga ora 15:00, nuk do të ketë shitje por do të ketë kafe falas”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e kafenesë.

  • Taulant Seferi: Nuk ia kemi frikën Italisë, Spanjës dhe Kroacisë, me kundërshtarë të fortë motivohemi më shumë

    Taulant Seferi: Nuk ia kemi frikën Italisë, Spanjës dhe Kroacisë, me kundërshtarë të fortë motivohemi më shumë

    Futbollsiti i kombëtares shqiptare Tualant Seferi në emisionin A PLAY në ATV, duke komentuar grupin në të cilin gjendet kombëtarja e Shqipërisë në Euro 2024, tha se grupi B. aty ku është Shqipëria është shumë i fortë.

    “Padyshim është grup i fortë me ekipe shumë të forta, por ne do të shkojmë ta bëjmë punën tonë. Me ka pëlqyer shumë grupi, pasi me kombëtare si Italia, Spanja dhe Kroacia të motivojnë më shumë’ tha Seferi.

    Seferi i cili aktivizohet te Baniyas, në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha e percjell edhe kombëtaren e Kosovës.

    ‘Kombëtarja e Kosovës ka shumë cilësi, duhet me qenë gjithë bashkë për të ecur bashkë. Nuk mundem me cek se kush është fajtor për mos sukses, por Kosova do ta na bëjë krenar, pasi ka lojtarë shumë të mirë’ tha Seferi.