ATV

Author: ATVLive

  • La Repubblica: Meloni ia kërkoi Vuçiqit njohjen ‘de jure’ të Kosovës

    La Repubblica: Meloni ia kërkoi Vuçiqit njohjen ‘de jure’ të Kosovës

    Vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, të dielën në Serbi, duhet të shihet jo sikur një vizitë e rëndomtë, por sikur një vizitë e rëndësishme në një momentum të ri gjeopolitik – një element thelbësor në kuadër të përgjigjes së Bashkimit Evropian (BE) ndaj përpjekjeve destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor të ngjeshur nga ripërtëritja e tensioneve.

    Ky është vlerësimi i prestigjozes italiane “La Repubblica” mbi vizitën e shefes së ekzekutivit italian në Beograd të dielën e 3 dhjetorit, ku edhe ka takuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, pikërisht në dritën e përpjekjeve të Rusisë për të shkaktuar një varg të ri të turbulencave në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë.

    Në margjinat e takimit në pallatin presidencial serb, i cili në të kaluarën ka pritur shumë delegacione shtetërore të ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, zyrtarët italianë, siç thuhet në artikull, janë shprehur “shumë të shqetësuar” për aktivitetet e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në drejtim të shkaktimit të problemeve për BE-në dhe NATO-n.

    Meloni, pas mbi një ore diskutime, shkruan ndër të tjera gazeta, ka përsëritur mbështetjen e Italisë për anëtarësimin e Serbisë në familjen evropiane, por në këmbim të njohjes së Kosovës. Në të njëjtën kohë, presidenti serb, sipas prestigjozes italiane, ka kërkuar të përshpejtohet procesi i anëtarësimit, në dritën e rritjes së nacionalizmit të ekstremit të djathtë.

    Gjithashtu, shefja e ekzekutivit italian ka njoftuar se në këtë takim një rëndësi të veçantë i ka kushtuar edhe procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa ka shtuar se Italia mbështet rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit të plotë në familjen evropiane, duke ofruar edhe ndihmë në përmbushjen e kritereve të Komisionit Evropian (KE).

    “Për ne është e rëndësishme që Ballkani Perëndimor t’i bashkohet familjes evropiane. Italia do të jetë krah Serbisë. E di që Serbia do të vazhdojë të ketë një qasje konstruktive ndaj dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Italia e mbështet fuqimisht këtë proces dhe ne po punojmë që të zbatohen të gjitha detyrimet që palët kanë marrë përsipër”.

  • Gjermania zgjat kontrollet kufitare me Poloninë, Çekinë dhe Zvicrën

    Gjermania zgjat kontrollet kufitare me Poloninë, Çekinë dhe Zvicrën

    Gjermania po zgjat kontrollet e përkohshme kufitare me Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën deri më 15 dhjetor, njoftoi të hënën Ministria e Brendshme.

    Zakonisht nuk ka kontrolle të rregullta kufitare ose kontrolle dokumentesh në asnjërin prej kufijve të Gjermanisë pasi të gjitha vendet, duke qenë në zonën Shengen, lëvizin pa viza.

    Por, në përpjekje për të ndaluar migrimin e paautorizuar, Gjermania ka rivendosur kontrollet kufitare përgjatë kufijve të saj jugorë dhe lindorë.

    Një zëdhënës i ministrisë i tha DPA-së të hënën se zgjatja e kontrolleve kufitare do t’i raportohet Komisioniz Evropian në Bruksel, por kontrollet pritet të vazhdojnë, veçanërisht përgjatë kufirit gjermano-polak.

    Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, urdhëroi policinë të fillojë të kryejë kontrolle përgjatë kufirit me Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën më 16 tetor.

    Kontrolle të ngjashme përgjatë kufirit gjermano-austriak kryhen që nga viti 2015.

    Që nga 16 tetori, rreth 3.300 hyrje të paautorizuara janë zbuluar në kufirin me Poloninë dhe 1.100 hyrje të paautorizuara janë parandaluar, tha zëdhënësi.

    “Kjo do të thotë se këto masa po funksionojnë dhe do të vazhdojnë të veprojnë kështu,” tha ai duke shtuar se “nëse dikush kapet në kufi dhe e bën të qartë se dëshiron të aplikojë për azil, ai përgjithësisht lejohet të hyjë në vend”.

    Qëllimi i përgjithshëm i kontrolleve është “të ndalojë kontrabandën gjithnjë e më të paskrupullt dhe brutale të migrantëve”, shtoi zëdhënësi i ministrisë.

  • Rivarroset Liridona Ademaj në fshatin e saj të lindjes – marrin pjesë qindra qytetarë

    Rivarroset Liridona Ademaj në fshatin e saj të lindjes – marrin pjesë qindra qytetarë

    Në praninë e qindra qytetarëve, familjarëve e zyrtarëve të lartë shtetëror të hënën është bërë rivarrimi i Liridona Ademajt në fshatin Rracaj të Gjakovës, raporton EO.

    Më kërkesë të familjarëve ajo është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës, ku ishte varrosur fillimisht.

    Për vrasjen e Liridona Ademajt janë arrestuar tre persona ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

    Në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka orkestruar vrasjen e bashkëshortes së tij.

    Naim Murseli për shkak të veprës penale, vrasje e rëndë në bashkëkryerje, Granit Plavës për veprën penale, vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe Kreshnik Kokallës për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë.

    Liridona Ademaj, u vra në Bërrnicë të Prishtinës, më 29 nëntor.

  • ​ShSKUK nis hetimin për kryerjen e operacionit pa anestezion dhe mos operimin e pacientit tjetër

    ​ShSKUK nis hetimin për kryerjen e operacionit pa anestezion dhe mos operimin e pacientit tjetër

    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, është duke trajtuar rastet e raportuara së fundmi, lidhur me kryerjen e operacionit në Klinikën e Urologjisë, pa anestezion, e po ashtu, mos operimin e pacientit tjetër dhe dyshimin se i njëjti është kryer në klinikë private.

    Menaxhmenti i ShSKUK-së nëpërmejt një komunikate thekson se ka kërkuar raport me shkrim nga dy klinikat përkatëse dhe jemi në pritjet të këtyre raporteve, për të proceduar tutje me rastet.

    Po ashtu, ShSKUK fton të gjithë qytetarët që ka ankesa, apo vështirësi gjatë trajtimit shëndetësorë, në institucionet e ShSKUK-së, t’i drejtohen me shkrim Komision të Ankesave të pacientëve në ShSKUK, i cili do të shqyrtojë çdo ankesë dhe shqetësim të qytetarëve.

  • Theren me thikë disa të rinj te parku i qytetit në Prishtinë

    Theren me thikë disa të rinj te parku i qytetit në Prishtinë

    Disa persona janë therë me thikë të hënën në Prishtinë. Sipas informatave fillestare, rasti ka ndodhur pak më parë në lagjen “Kacallarët”.

    Sipas pamjeve që ka siguruar KosovaPress, shihet se në këtë përleshje janë të përfshirë disa persona dhe se ngjarja ka ndodhur afër parkut të qytetit në Prishtinë.

    Sipas pamjeve shihet se një prej të dyshuarve është ndaluar nga një qytetar.

    Policia e Kosovës ende nuk ka kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të lajmit.

  • ​Komisioni hetimor për rezervat shtetërore nuk arrin të miratojë planin e punës

    ​Komisioni hetimor për rezervat shtetërore nuk arrin të miratojë planin e punës

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore nuk ka arritur të miratojë planin e punës, në mbledhjen e sotme.

    Shkak për këtë u bë mospajtimet ndërmjet deputetëve të mazhorancës me ata opozitar.

    Për këtë arsye u vendos që në mbledhjen e radhës të harmonizohen kërkesat dhe të arrihet një kompromis.

  • Rivarroset në Rracaj trupi i Liridona Ademajt

    Rivarroset në Rracaj trupi i Liridona Ademajt

    Sot, nga fshati Cermjan është zhvarrosur trupi i Liridona Ademajt.

    Me kërkesë të familjarëve, rivarrimi u bë në Rracaj të Gjakovës.

    Kujtojmë se trupi i Liridona Ademajt, u varros të premten në fshatin Cermjan të Gjakovës, nga vjen bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

    Por pas arrestimit të Murselit si i përfshirë në vrasjen e saj, familjarët kanë kërkuar ta zhvarrosin trupin.

    Foto: T7
    Foto: T7
  • A ka mundësi që Suedia ta kërkojë ekstradimin e Naim Murselit? – flet avokatja Arlinda Loncari

    A ka mundësi që Suedia ta kërkojë ekstradimin e Naim Murselit? – flet avokatja Arlinda Loncari

    Avokatja nga Suedia, Arlinda Loncari, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin A LIVE në ATV, tha se shteti suedez ka mundësi të kërkojë ekstradimin e Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.

    “Ka mundësi. Kjo nuk është folur aspak nëpër media”, tha avokatja Loncari. /atvlive.tv

    Bisedën e plotë të avokates Arlinda Loncari në A LIVE e gjeni në videon më poshtë:

  • Avokatja Arlinda Loncari thotë se shteti suedez, fëmijët e të ndjerës Liridona Ademaj mund t’i vendosë në një familje tjetër

    Avokatja Arlinda Loncari thotë se shteti suedez, fëmijët e të ndjerës Liridona Ademaj mund t’i vendosë në një familje tjetër

    Avokatja nga Suedia, Arlinda Loncari, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin A LIVE në ATV, tha se, fëmijët e të ndjerës Liridona Ademaj mund të merren nga qendra sociale suedeze, ata mund të vendosen në një familje tjetër.

    “Në raste të tilla fëmijët merren nga qendrat sociale, domethënë në qoftë se fëmijët tash kur të mbërrijë në Suedi do të merren menjëherë nga qendra social dhe ata do të vetë do të fillojnë një hetim në lidhje me vendosjen e fëmijëve në një familje tjetër dhe gjithashtu në lidhje me mirëqenien e fëmijëve dhe çfarë ndihme kanë nevojë fëmijët për shkak të kësaj që fëmijët kanë parë dhe kanë përjetuar”, tha avokatja Loncari. /atvlive.tv

    Bisedën e plotë të avokates Arlinda Loncari në A LIVE e gjeni në videon më poshtë:

  • Mediat suedeze raportojnë se Naim Murseli ishte i punësuar në njërën prej kompanive më të mëdha të sigurimeve në Suedi

    Mediat suedeze raportojnë se Naim Murseli ishte i punësuar në njërën prej kompanive më të mëdha të sigurimeve në Suedi

    Avokatja nga Suedia, Arlinda Loncari, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin A LIVE në ATV, duke komentuar rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, tha se mediat suedeze kanë raportuar se bashkëshorti i të ndjerës, Naim Murseli, atje ishte i punësuar në kompaninë më të njohur të sigurimeve që quhet “Folksam”.

    “Dua dhe të ceku se këtu në media është folur se i dyshuari, domethënë bashkëshorti i viktimës, punon në një ndër kompanitë më të mëdha të sigurimeve këtu në Suedi, që quhet Folksam, domethënë ai punon sikur këshilltar sigurimesh”, tha Loncari.

    Ajo tregoi se në Suedi, sigurimi më i lartë jetësor është rreth 8 milionë krona, që i bie rreth 850 mijë euro.

    Sipas saj, në rast se nuk do të zbardhej vrasja e të ndjerës Liridona Ademajt, paratë e sigurimit jetësor do t’i merrte bashkëshorti dhe fëmijët e saj.

    “Në qoftë se nuk ish bërë domethënë zbardhja e fatit, në qoftë se domethënë nuk tregohet se kush e ka bërë këtë vrasje, në këtë rast do t’i merrte bashkëshorti i saj, bashkë me fëmijët. Po së pari i takojnë bashkëshortit, vrarët se si i ka shkruar ai. Në qoftë se ai ka shkruar se ai do t’i marrë të hollat, domethënë këto para, atëherë ai do t’i merrte”, tha Loncari./atvlive.tv

    Bisedën e plotë të avokates Arlinda Loncari në A LIVE e gjeni në videon më poshtë: