ATV

Author: A.M.

  • Chelsea finalist i dytë i FA Cup-Eliminon Leeds United dhe në finale takohet kundër Man.City-it

    Chelsea finalist i dytë i FA Cup-Eliminon Leeds United dhe në finale takohet kundër Man.City-it

    Chelsea është finalisti i dytë i FA Cup, pasi në gjysmëfinale triumfoi ndaj Leeds United. Pas disa rezultateve negative, “Blutë” u kthyen te fitorja me suksesin 1-0.

    Leeds United e nisi më fuqishëm ndeshjen, duke rrezikuar përmes Brendan Aaranson, por Sanchez me një pritje të shkëlqyer ia mohoi golin.

    Goli i vetëm erdhi nga Enzo Fernandes, i cili shënoi me kokë pas një asistimi të Pedro Netos në minutën e 23-të.

    Leeds tentoi të kthehej në lojë dhe rrezikoi edhe përmes Anton Stach, por sërish Sanchez ishte në vendin e duhur në minutën e 47-të.

    Chelsea më pas u fokusua te mbrojtja dhe deri në fund arriti të ruajë rezultatin, duke siguruar fitoren.

    Kësisoj, Chelsea shkon në finale, aty ku e pret Manchester City, e cila të shtunën eliminoi Southamptonin.

  • Real Madridi sfidon protokollin e LaLigës për parandalimin e diskriminimit dhe dhunës në stadiume

    Real Madridi sfidon protokollin e LaLigës për parandalimin e diskriminimit dhe dhunës në stadiume

    Më 26 mars, La Liga prezantoi protokollin e parë për parandalimin dhe trajtimin e diskriminimit, dhunës dhe abuzimit në stadiumet e futbollit profesional. Qëllimi i tij është të forcojë sigurinë dhe mirëqenien në kampionat, sipas Javier Tebas, president i Shoqatës së Klubeve Spanjolle.

    Nisma u mbështet edhe nga Ministri i Brendshëm, Fernando Grande-Marlaska, i cili theksoi se Komisioni Shtetëror kundër Dhunës në Sport po punon për reformimin e ligjit kundër dhunës, racizmit, ksenofobisë dhe intolerancës në sport, për të ndëshkuar më ashpër grupet ultras dhe për të rritur sigurinë pranë stadiumeve.

    Megjithatë, Real Madridi ka ngritur një padi kundër vendimit të Komisionit të Delegatëve të LaLigës, më 20 shkurt 2026, që miratoi këtë “protokoll udhëzues”. Klubi kërkoi gjithashtu masa të përkohshme pa dëgjuar palën tjetër, por gjyqtari refuzoi këtë kërkesë, duke preferuar që më parë të shqyrtonte versionin e LaLigës.

    Veprimi i Realit ka shkaktuar shqetësim midis klubeve të tjera, të cilët e shohin këtë si një kundërshtim të panevojshëm ndaj një çështjeje të ndjeshme. Sipas tyre, ky veprim mund të ndikojë negativisht në reputacionin e klubit.

  • Malisheva fiton në minutën e fundit ndaj Dukagjinit

    Malisheva fiton në minutën e fundit ndaj Dukagjinit

    Malisheva u gëzua për një fitore të madhe në minutën e fundit të kohës shtesë ndaj Dukagjinit, në kuadër të xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës.

    Ndeshja mes dy skuadrave ishte dramatike që nga fillimi, me raste nga të dyja palët, por epilogu përfundimtar ishte 0-1. Në pjesën e dytë, përballja u ashpërsua edhe më shumë, sidomos pas kartonit të kuq për Malishevën, që ndryshoi ekuilibrat në fushë. Dukagjini pati rastin më të madh me Meris Maliqin, i cili doli i vetëm përballë portierit, por tentativa e tij u ndal në momentin vendimtar, duke mos e zhbllokuar rezultatin.

    Nga ana tjetër, Malisheva rrezikoi seriozisht me Mevlan Zekën, por gjuajtja e tij u bllokua në mënyrë heroike nga Tun Bardhoku, duke shpëtuar Dukagjinin nga pësimi i golit. Këto dy momente ishin vendimtare për fatin e ndeshjes.

    Ndeshja mori dramë në fund, kur në një kundërsulm të shpejtë, Ibishi shënoi golin e fitores për Malishevën, duke vendosur rezultatin final 0-1. Mysafirët largohen me tre pikë të arta, ndërsa Dukagjini mbetet pa shpërblim për angazhimin në një ndeshje shumë të luftuar.

    Malisheva ngjitet në pozitën e katërt me 46 pikë, ndërsa Dukagjini zë vendin e gjashtë me 38 sosh

  • Drita fiton bindshëm 3-0 ndaj Llapit dhe marshon drejt titullit të kampionit

    Drita fiton bindshëm 3-0 ndaj Llapit dhe marshon drejt titullit të kampionit

    Drita ka regjistruar një fitore të rëndësishme, duke i shkaktuar edhe më shumë vështirësi Llapit në luftën për mbijetesë.

    Skuadra nga Gjilani arkëtoi pikët e plota me rezultat 3-0, duke dominuar ndeshjen në të gjitha aspektet. Besnik Krasniqi shënoi golin e parë për Dritën pas 21 minutash lojë, duke i dhënë ekipit epërsinë.

    Në fillim të pjesës së dytë, Abdoul Dante realizoi golin e dytë në minutën e 47-të, ndërsa fitoren e vulosi Veton Tusha me golin e tij në minutën e 73-të.

    Me këtë fitore, Drita ngjitet në kuotën e 57 pikëve, ndërsa Llapi bie në vendin e nëntë me 33 pikë, duke e rrezikuar seriozisht mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.

  • Ballkani fiton 3-0 ndaj Ferizajt dhe mbetet në garën për titull

    Ballkani fiton 3-0 ndaj Ferizajt dhe mbetet në garën për titull

    Ballkani ka marrë një fitore të madhe për të mbetur ende në garën për titull, duke mposhtur në shtëpi Ferizajn.

    Skuadra nga Suhareka triumfoi me rezultat komod 3-0. Ballkani ishte më dominues gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, duke krijuar raste të njëpasnjëshme që nga minuta e parë.

    Giovanni hapi epërsinë me një gol të bukur me kokë pas një harkimi (22’). Ferizaj në fakt shënoi një gol të barazimit, por ai u anulua për pozitë jashtë loje.

    Golët e tjerë u shënuan nga Valentin Serebe pas një topi të kthyer (80’) dhe Diar Vokrri në minutën e 88-të, duke vulosur fitoren.

    Me këtë fitore, Ballkani arrin në kuotën e 52 pikëve, ndërsa Ferizaj renditet i tetë me 33 pikë.

  • Peja-Trepça: Dueli vendimtar sonte në gjysmëfinale

    Peja-Trepça: Dueli vendimtar sonte në gjysmëfinale

    Sonte zhvillohet ndeshja e gjysmëfinales së play-offit në basketboll mes Pejës dhe kampionit në fuqi, Trepçës.

    Ndeshja zhvillohet në palestrën “Karagaç”, me fillim nga ora 19:30, dhe pritet të jetë shumë e fortë dhe vendimtare për të dyja skuadrat.

    Në përballjen e parë, zhvilluar në palestrën “Minatori”, Trepça fitoi 86-78, duke marrë epërsinë në serinë gjysmëfinale.

    Peja synon ta barazojë serinë para tifozëve të saj, ndërsa Trepça kërkon një tjetër fitore për t’u afruar drejt finales.

    Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, me tifozët vendas që do të japin mbështetjen maksimale për ekipin e tyre në këtë sfidë vendimtare.

  • Mohamed Salah do të humbasë pjesën tjetër të sezonit për shkak të dëmtimit

    Mohamed Salah do të humbasë pjesën tjetër të sezonit për shkak të dëmtimit

    Anësori i Liverpoolit, Mohamed Salah, do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit pas një dëmtimi në kofshë gjatë fitores 3-1 ndaj Crystal Palace, njoftoi dje trajneri i ekipit kombëtar të Egjiptit, Ibrahim Hassan.

    Liverpooli ende nuk ka bërë komente zyrtare mbi gjendjen e Salahut, megjithatë Hassan deklaroi se lojtari ndërkombëtar egjiptian ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për Reds. “Ai ka pësuar një këputje të tendinit dhe do të duhen katër javë për t’u rikuperuar,” tha Hassan për Reuters.

    Salah do të largohet nga klubi në fund të sezonit pas nëntë vitesh në Anfield. Lamtumira e tij do të shënohet me fjalë dhe jo me gola, pasi ai do t’u drejtohet tifozëve pas ndeshjes së fundit kundër Brentford. Liverpooli do të luajë edhe katër ndeshje deri në fund të sezonit: dy në shtëpi kundër Chelseat dhe Brentfordit, dhe dy jashtë fushe kundër Manchester United dhe Aston Villa.

    Salah, golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Liverpoolit, ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 9 asistime në të gjitha garat këtë sezon.

    Hassan shtoi se Salah do të jetë gati për Kupën e Botës 2026, ku Egjipti do të përballet me Belgjikën, Zelandën e Re dhe Iranin në Grupin G.

  • Bayern Munich vendos të mos e blejë kartonin e Nicolas Jackson

    Bayern Munich vendos të mos e blejë kartonin e Nicolas Jackson

    Bayern Munich ka vendosur të mos aktivizojë opsionin e blerjes për sulmuesin Nicolas Jackson, i cili është i huazuar nga Chelsea, në fund të sezonit aktual.

    Jackson u bashkua me Bayern Munich në huazim në fillim të këtij sezoni në përpjekje për të forcuar linjën sulmuese, duke synuar të dëshmojë veten si një alternativë për sulmuesin Harry Kane. Megjithatë, ai nuk arriti të ofrojë performancën e pritur.

    Sky Sports bëri me dije se drejtuesit e Bayern Munich nuk kanë ndërmend të zgjasin as huazimin e lojtarit, që do të thotë se ai do të kthehet te Chelsea në fund të sezonit, ndërkohë që do të kërkojë të sigurojë një vend në formacionin e ekipit londinez ose të kërkojë një destinacion të ri në periudhën e ardhshme.

    Jackson ka luajtur 29 ndeshje për Bayern Munich nëpërmjet konkurrimeve të ndryshme këtë sezon, duke grumbulluar gjithsej 1,151 minuta lojë, gjatë të cilave ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 4 asistime

  • Real Madrid rikthen Nico Paz për të forcuar mesfushën

    Real Madrid rikthen Nico Paz për të forcuar mesfushën

    Real Madrid ka vendosur të ushtrojë opsionin e riblerjes për mesfushorin e ri Nico Paz, i cili skadon më 30 maj. Klubi madrilen kërkon të përforcojë mesfushën, një repart që ka treguar mungesë thellësie dhe formë të paqëndrueshme këtë sezon.

    21-vjeçari u largua nga Real Madrid në verën e vitit 2024 për t’iu bashkuar Como 1907, ku ka pasur paraqitje shumë të mira. Opsioni i riblerjes është caktuar në 9 milionë euro dhe pritet të finalizohet para përfundimit të majit.

    Marrëdhëniet mes Real Madrid dhe Como mbeten të mira, dhe pritet që bashkëpunimi të vazhdojë me mundësi huazimesh të tjera për lojtarë të rinj si Jesus Fortea dhe Daniel Yanez.

  • Minnesota Timberwolves fitojnë ndaj Denver Nuggets-Atlanta Hawks barazon serinë ndaj New York Knicks

    Minnesota Timberwolves fitojnë ndaj Denver Nuggets-Atlanta Hawks barazon serinë ndaj New York Knicks

    Minnesota Timberwolves mposhtën mbrëmë në shtëpi Denver Nuggets me rezultatin 112-96 dhe morën epërsinë 3-1 në serinë e raundit të parë të Play-Off të Konferencës Perëndimore.

    Ayo Dosunmu luajti një ndeshje të paharrueshme në karrierën e tij, duke shënuar 43 pikë dhe duke e çuar Minnesotën një hap më afër avancimit. Denveri kishte avantazhin në dy çerekët e parë, por vendasit përmbysën rezultatin në çerekun e tretë dhe e mbyllën me një avantazh +4. Avantazhi u rrit dhe ndeshja u vendos në mes të çerekut të fundit. Për Nuggets, më të mirët ishin Jamal Murray me 30 pikë dhe Nikola Jokic që shtoi 24 të tjera.

    Një ndeshje spektakolare zhvilluar edhe mes Atlanta Hawks dhe New York Knicks, ku mysafirët fituan me rezultatin 98-114,ku CJ McCollum me 17 pikë ishte efikas tek Hawks kurse tek Knikcs ishte OG Anunoby me 22 pikë e 10 kërcime. Pas kësaj fitoreje, rezultati i serisë është i barabartë 2-2.