ATV

Author: A.M.

  • Trepça fiton ndeshjen kundër Borës dhe merrë kreun e tabelës në Procredit Superligë.

    Trepça fiton ndeshjen kundër Borës dhe merrë kreun e tabelës në Procredit Superligë.

    Kampioni aktual Trepça ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së pestë në Procredit Superligë,duke mposhtur skuadrën e Borës me rezultat 90:72.

    Kjo fitore i vendos xehetarët në pozitën e parë në tabelë me 8 fitore e 3 humbje,teksa skuadra e Borës pëson humbje pas 4 fitoreve me rradhë.

    Ishte pikërisht periudha e tretë që vendosi epilogun e ndeshjes,ku xehetarët e mbyllën me shifrat 38:11 për të fituar në fund me rezultat 90:72.

    Drilon Hajrizi me 20 pikë dhe Mikael Tmusiq me 14 pikë,5 kërcime,5 asistime e 6 topa të vjedhur ishin më efikasët tek mitrovicasit,kurse tek Bora Shaquan Jues kishte realizuar 25 pikë.

  • Denzel Dumfries pritet të mungoj deri në 3 muaj nga fushat e gjelbërta

    Denzel Dumfries pritet të mungoj deri në 3 muaj nga fushat e gjelbërta

    Inter pritet të mos llogarisë në një nga futbollistët kryesorë në ndeshjet e ardhshme.

    Ylli holandez Denzel Dumfries do t’i mungojë rreth 3 muaj larg fushave të gjelbërta,kjo pasi mbrojtësi i është nënshtruar një operacioni për stabilizimin e kyçit të majtë të këmbës në Londër.

    Përdryshe Dumfries do t’i nënshtrohet një programi rehabilitues,dhe mungesa e tij do të sillte mjë mungesë në reaprtin e mbrojtjes tek neuroazzurët,kurse Inter do të synoj që në janar të transferojë një mbrojtës në krahun e djathtë.

    Kujtojmë që Denzel Dumfries ka bërë 15 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon,duke arritur të shënoj vetëm 3 gola dhe pësoi lëndim në muajin e kaluar në ndeshjen kundër Lazios.

  • Gianluigi Donnarumma shpallet portieri më i mirë i vitit nga FIFA

    Gianluigi Donnarumma shpallet portieri më i mirë i vitit nga FIFA

    Portieri italian Gianluigi Donnarumma është shpallur portieri më i mirë i vitit,duke fituar çmimin prestigjioz “The Best”nga FIFA.

    Donnarumma e fitoi këtë çmim pas një sezoni fantastik që pati me PSG-në,duke arritur që të fitoj tripletën me gjigantin francez.

    Përndryshe italiani mposhti koknkurrentë të shumë për këtë çmim,duke përfshirë këtu edhe emra si: Alisson Becker, Thibaut Courtois, Emiliano Martinez, Manuel Neuer, David Raya, Yann Sommer dhe Ëojciech Szczesny.

    Kujtojmë që Gianluigi Donnarumma këtë verë ishte larguar nga PSG,ku më pas u transferua tek klubi i njohur anglez.

  • Pau Torres në radarin e gjigantit katalunas Barcelona

    Pau Torres në radarin e gjigantit katalunas Barcelona

    Gjiganti katalunas Barcelona po synon të bëjë përforcime në repartin e mbrojtjes.

    Përveç gjermanit Nico Schlotterbeck tani Barca po synon transferimin e qendërmbrojtësit të Aston Villas Pau Torres,dhe për më tepër spanjolli është i interesuar që të rikthehet në La Liga.

    Përndryshe qendërmbrojtësi gjerman vazhdon të jetë objektivi i katalunasve,i cili po dëshiron largimin nga Borussia Dortmund në fund të sezonit.

    Ndërkohë në anën tjetër edhe Torres do të ishte njeriu ideal për këtë pozitë,dhe këto transferime Barcelona mund të realizoj vetëm nëse disa nga lojtarët do të largohet në fund të sezonit.

    Kujtojmë që Pau Torres ka kontratë me Aston Villan deri në vitin 2028,teksa në tregun e transferimeve vlen rreth 25 milionë euro.

  • Dayot Upamecano dëshiron rinovim me Bayern Munich por kërkon 20 milionë euro bonus

    Dayot Upamecano dëshiron rinovim me Bayern Munich por kërkon 20 milionë euro bonus

    Qendërmbrojëtsi francez Dayot Upamecano nuk e ka të qartë të ardhmen e tij tek gjiganti gjerman Bayern Munich.

    Upamecano është i interesuar që të qëndrojë në Allianz Arena,por francezi sipas mediave në Gjermani ka kërkuar një bonus prej 20 milionë euro për rinovim të kontratës.

    Përndryshe shumë gjigantë të njohur evropianë si Real Madrid dhe PSG janë duke e kërkuar me ngulm francezin,ndërkohë raportohet se edhe Man City është hyrë në garë për shërbimet e Upamecanos.

    Megjithatë drejtuesit bavarezë janë të bindur se Upamecano do të mbesë tek Bayern,dhe se po punojnë që francezi të mbesë në Gjermani edhe në sezonin e ardhshëm.

    Kujtojmë që Dayot Upamecano ka kontratë me Bayern Munich deri në fund të sezonit.

  • Andrew Gordon Anëtar i ri i KB Vëllaznimit

    Andrew Gordon Anëtar i ri i KB Vëllaznimit

    KB Vëllaznimi ka arritur me marrëveshje me qendrën amerikane Andreë Gordon.

    Gordon rikthehet në elitën e basketbollit kosovar,por kësaj rradhe tek skuadra gjakovare dhe i është bashkuar nga klubi britanik Caledonia Gladiators.

    Përndryshe KB Vëllaznimi ka publikuar transferimin e Gordon në një postim në rrjetin social Facebook,duke i uruar mirëseardhje mirëseardhje tek skuadra gjakovare.

    “Andreë Gordon qendra e re e skuadrës! Qendra e fuqishme amerikane – Andreë Gordon rikthehet në basketbollin kosovar, kësaj radhe si pjesë e Vëllaznimit tonë”

    Kujtojmë që Andreë Gordon ka luajtur më parë në elitën e basketbollit vendor,ku më herët kishte luajtur për skuadrën mitrovicase Trepça.

  • LA Lakers fiton në udhëtim kundër Phoenix Suns-Portland Trail Blazers mposhtë Golden State Warriors

    LA Lakers fiton në udhëtim kundër Phoenix Suns-Portland Trail Blazers mposhtë Golden State Warriors

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Lakers ka shënuar fitore të rëndësishme,ku mposhti në udhëtim Phoenix Suns me rezultat 116:114.

    Luka Doncic me 29 pikë e 6 asistime si dhe Lebron James me 23 pikë ishin më efikasët tek Lakers,teksa në anën tjetër tek Suns Devin Booker me 27 pikë e 7 asistime dhe Mark Ëilliams me 20 pikë e 6 kërcime ishin më të mirët.

    Në anën tjetër Portland Trail Blazers arriti të mund Golden State Warriors me rezultat 136:131.

    Shedon Sharpe dhe Jerami Terant shënuan 35 pikë secili,duke qenë më të mirët për Portlandin,teksa kontribut dha dhe Deni Avdija me 26 pikë,7 kërcime e 6 asistime.

    Ndërkohë tek Warriors 48 pikët e Stephen Curry nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen,teksa Jimmy Butler kontribuoi me 16 pikë 3 7 kërcime dhe Daymon Green me 8 kërcime e 7 asistime.

  • Armend Thaqi “Ylli I Javës”i xhiros së 17-të në Albi Mall Superligë

    Armend Thaqi “Ylli I Javës”i xhiros së 17-të në Albi Mall Superligë

    Armend Thaqi është shpallur ylli i javës për xhiron e 17-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

    Thaqi ishte ndër më të mirët në derbin e Anamoravës kundër Dritës,ku realizoi një eurogol në barazimin 1:1.

    Përndryshe Thaqi foli pas mori këtë çmim,duke thënë se është tejet i lumtur që u vlerësua më i miri i javës.

    “Derbi i qytetit asesi nuk duhet të humbet dhe jam i lumtur që së paku kemi marrë një pikë. Nuk e kemi nisur shumë mirë kampionatin, ndonëse klubi ka bërë investime të mëdha dhe ka pasur një organizim shumë të mirë. Hallka që ka dështuar këtë vit kemi qenë ne, futbollistët, të cilët nuk kemi arritur të komponohemi mirë mes vete dhe duhet të marrim përgjegjësi. Aktualisht kemi filluar këndelljen me trajnerin e ri dhe nuk duhet të lëshojmë më pikë.

    Në aspektin individual jam shumë i lumtur që jam shpallur “Ylli i Javës” dhe kjo i dedikohet të gjithë futbollistëve dhe mbi të gjitha tifozëve, sepse sidomos kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ta dhe luhet për ta”

    Kujtojmë që Gjilani barazoi 1:1 kundër kampionit aktual Dritës,dhe gjendet në pozitën e 6-të me 23 pikë të grumbulluara.

  • Hansi Flick:Nuk më intereson fare nëse Xabi Alonso shkarkohet nga Real Madrid apo jo

    Hansi Flick:Nuk më intereson fare nëse Xabi Alonso shkarkohet nga Real Madrid apo jo

    Trajneri i Barcelonës Hansi Flick është pyetur lidhur me opinionin për sitautën e trajnerit të Real Madrid Xabi Alonso.

    Gjermani në konferencën për shtyp ka deklaruar se nuk i intereson se nëse Alonso shkarkohet nga Los Blancos,dhe se nuk dëshiron të përgjigjet që sipas tij nuk janë pyetje për të.

    “Nuk dua të flas për rivalët. Nuk është një pyetje për mua. Nëse fitorja jonë i bën presion kundërshtarit, është çështje e tyre. Duhet të vazhdojmë me këtë nivel. Jemi rikuperuar, po luajmë mirë, tashmë i kemi të gjithë lojtarët dhe pothuajse të gjithë janë 100%. Pjesa tjetër, nuk më intereson.”

    Përndryshe Flick foli edhe për fitoren e ekipit të tij ndaj Osasunës të shtunën,duke lavdëruar dy yjet si Pedri dhe Raphinha të cilët ishin meritorë për fitoren e rradhës të Barcelonës.

    Kujtojmë që Barcelona ka 43 pikë në pozitën e parë në La Liga,7 më shumë se Real Madridi e cila po kalon në një krizë të rezultateve.

  • Ballkani fiton derbin ndaj Prishtinës-Drita dhe Gjilani ndajnë pikët-Llapi barazon pa gola ndaj Malishevës

    Ballkani fiton derbin ndaj Prishtinës-Drita dhe Gjilani ndajnë pikët-Llapi barazon pa gola ndaj Malishevës

    Ka përfunduar xhiroja e 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovë në futboll,ku sjelli rezultate tejet interesante nga ndeshjet e zhvilluara të dielën.

    Ballkani shënoi fitore në derbin e kësaj xhiroje kundër Prishtinës,duke e mundur skuadrën kryeqytetase me rezultat 3:1.

    Të parët që shënuan ishin mysafirët përmes Gentrit Salihut në minutën e 13-të për 0:1,por Ballkani u rikthye në lojë përmes Bleart Tolajt që realizoi për 1:1.

    Ballkani shënoi edhe dy herë të tjera,ku Gentrit Salihu shënoi autogol për 2:1 e më pas Valentin Serebe nga penalltia shënoi për 3:1.

    Në pjesën e dytë më gola nuk pati,dhe kështu Ballkani mbetet lider me 32 pikë kurse Prishtina është e treta me 27 pikë.

    Ndërkohë derbi tjetër ishte ajo ndërmjet Dritës dhe Gjilanit,ku të dyja skuadrat u ndanë baraz 1:1.

    Arb Manaj kaloi Dritën në epërsi në minutën e 75-të,por katër minuta më vonë Armend Thaqi barazoi për 1:1 që ishte edhe rezultati përfundimtar.

    Drita gjendet në pozitën e pestë me 25 pikë,kurse Gjilani një pozitë më poshtë me 23 pikë.

    Llapi dhe Malisheva ndërkohë barazuan pa gola 0:0,në një ndeshje ku solli raste të shumta për gol por asnjëra nuk arriti të tund rrjetat e njërës apo skuadrës tjetër,teksa vlen të përmendet se Malisheva mbeti me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 63-të.

    Llapi mbetet në pozitën e 7-të me 21 pikë,kurse Malisheva është e katërta në tabelë me 26 pikë.