ATV

Author: A.M.

  • Redi Kasa i jep fund bashkëpunimit me SC Gjilanin

    Redi Kasa i jep fund bashkëpunimit me SC Gjilanin

    Futbollisti Redi Kasa më nuk është futbollist i skuadrës së SC Gjilanit.

    Kasa i ka dhënë fund bashkëpunimit me klubin gjilanas,dhe me marrëveshje të ndërsjellë është ndërprerë edhe kontrata me futbollistin nga Shqipëria.

    Përndryshe në një postim në rrjetet sociale SC Gjilani e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë,dhe i uron suksese në të ardhmen e tij në futbollin profesionist.

    Kujtojmë që Redi Kasa i është bashkuar SC Gjilanit verën e kaluar nga kampioni i Shqipërisë Egnatia verën e kaluar,dhe ai u paraqit për skfterat në 7 ndeshje kampionale si dhe në një ndeshje të Kupës.

  • Ish-futbollsti i Real Madrid-it befason me deklaratën për debatin Messi-Ronaldo

    Ish-futbollsti i Real Madrid-it befason me deklaratën për debatin Messi-Ronaldo

    Ish-futbollisti i Real Madrid-it Ezequel Garray dha një deklaratë e cila mund t’i mos pëlqejë tifozëve të “Los Blancos.

    Argjentinasi ka deklaruar se bashkëkombasi i tij Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë,dhe ka disa arsye se pse është më i mirë se portugezi Cristiano Ronaldon me të cilin luajti disa vite tek Reali.

    “Numri një është Leo dhe numri dy është Cristiano, pa dyshim. Ata janë dy lojtarë shumë të ndryshëm, por ai që më habiti më shumë është Leo. Pata fatin të luaja me të dy, dhe Leo është diçka tjetër”

    Përndryshe Garay ka bërë të qartë se Messi ka më shumë në aspektin e pastër të futbollit,teksa Ronaldo nuk është në një nivel sesa kampioni i botës me Argjentinën.

  • Joan Laporta jep dorëheqje nga posti i presidentit të Barcelonës

    Joan Laporta jep dorëheqje nga posti i presidentit të Barcelonës

    Presidenti i gjigantit katalunas Barcelona Joan Laporta ka konfirmuar se do të jap dorëheqje të hënën,në mënyrë që të lë hapësirë për kandidim në zgjedhjet e klubit.

    Laporta ka bërë të ditur se në përputhje me statutet e klubit ai dhe disa anëtarë të bordit duhet që të dorëhiqen në mënyrë që t’i japin rrugë kandidimeve.

    Përndryshe Laporta e konfirmoi këtë teksa është në udhëtim me ekipin e parë,ku Barcelona do të takohet në çerekfinale të Kupës së Mbretit kundër Albacetes.

    Ndërkohë Laporta u shpreh i entuziasmuar me zgjedhjet mbrenda klubit,dhe uron për një proces të drejtë dhe korrekte për zgjedhjen e strukturave të klubit të Barcelonës.

    Kujtojmë që zgjedhjet në klubin e Barcelonës pritet të zhvillohen më 15 mars.

  • Carlos Alcaraz me një rrëfim pas fitimit të Australian Open

    Carlos Alcaraz me një rrëfim pas fitimit të Australian Open

    Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz të dielën që lamë pas fitoi granslamin e Australian Open,ku mundi në finale serbin Novak Djokovic.

    Alcarez me trofeun në Australian Open fitoi granslamin e shtatë në karriërë,dhe këtë e arriti pikërisht në moshën 22 vjeçare.

    Përndryshe Alcaraz bëri një rrëfim në një intervistë për gazetën Marca,ku bëri një përmbledhje të bilancit gjatë karrierës së tij si dhe për statusin e tij si tenist profesionist.

    Alcaraz thotë se këto ditë dëshiron që të rikuperohet pas Australina Open,dhe pastaj të rikthehet mjaft fuqishëm në granslamet të cilat do të vijnë në muajt në vazhdim.

    Kujtojmë që Carlos Alcaraz e përfundoi vitin e kaluar si numër i botës në tenis sa i përket konkurrencës së meshkujve.

  • Cristiano Ronaldo u vendosur të vazhdojë bojkotin tek Al Nassr

    Cristiano Ronaldo u vendosur të vazhdojë bojkotin tek Al Nassr

    Ylli portugez Cristiano Ronaldo është i vendosur që të bojkotojë aktivitetet me ekipin saudit Al Nassr.

    Ronaldo nuk është paraqitur në ndeshjen kundër Al Riyadh,teksa tani nuk është duke marrur as në seancat stërvitore.

    Përndryshe shkaku kryesor i bojkotit të Ronaldos është pakënaqësia me drejtuesit e Al Nassr,të cilët sipas tij nuk ishin aktiv në tregun e transferimeve gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Ndërkohë Ronaldo është i pakënaqur me menaxhimin e PIF (Fondi Publik i Investimeve të Arabisë Saudite),dhe trajtimin e njëanshëm sipas Ronaldos të bërë ndaj rivalëve të Al Ittihad.

    Kujtojmë që Al Ittihad ka transferuar vetëm një futbollist gjatë afatit kalimtar të janarit Haydeer Abdulkareem një mesfushor 21 vjeçar nga Iraku.

  • Ish lojtari i Inter-it Nicolas Giani ndërron jetë në moshën 39 vjeçare

    Ish lojtari i Inter-it Nicolas Giani ndërron jetë në moshën 39 vjeçare

    Futbolli italian është tronditur nga një lajm i hidhur gjatë pasdites së të martës.

    Ish-futbollisti Nicolas Giani ka ndërruar jetë në moshën 39 vjeçare,dhe atë pas një sëmundjeje tejet të rëndë.

    Përndryshe Giani ishte diagnostifikuar me këtë sëmundje para disa vitesh, çka bëri t’i jap fund karrierës së tij si futbollist ndërkohë nuk dihet emri i kësaj sëmundje e cila konsiderohet si e pashërueshme.

    Kujtojmë që Nicolas Giani dikur ka luajtur për gjigantin italian Inter,duke qenë pjesë e neuroazzurëve që nga vitet 2005-2008,por karriera e tij e suksesshme ishte tek klubet e vogla ku luajti për skuadrat si: Vicenza, Spezia dhe SPAL ku me këtë të fundit e ngriti në Serie A pas gati 49 vitesh.

  • Prishtina e Re zyrtarizon transferimin e Ibrahim Kargbo Jr

    Prishtina e Re zyrtarizon transferimin e Ibrahim Kargbo Jr

    Prishtina e Re ka bërë zyrtarizimin e një futbollisti të ri para fillmit të stinorit të ri në Albi Superligën e Kosovës në futboll.

    Bëhet fjalë për lojtarin nga Belgjika Ibrahim Kargbo Jr,i cili vije nga skuadra e mirënjohur bjelloruse BATE Borisov.

    Përdryshe ky transferim është konfirmuar edhe në rrjetin social Facebook,duke i uruar mirëseardhje 26 vjeçar dhe synon që me të t’i jap forcë repartit sulmues të Prishtinës së Re.

    Kujtojmë që Ibrahim Kargbo Jr ka qenë anëtar i shumë skuadrave të ndryshme si: si Dynamo Kyiv (Ukrainë), NK Celje (Slloveni), NK Solin (Kroaci),teksa luajti edhe për grupmoshat e Kombëtares së Belgjikës.

  • FIFA refuzon transferimet e N’Golo Kantes dhe Youssef En Nesyrit

    FIFA refuzon transferimet e N’Golo Kantes dhe Youssef En Nesyrit

    Dy futbollistët Youssef En Nesyri dhe N’Golo Kante nuk do të mund të regjistrohen si lojtarë të rinj të Al Ittihad respektivsht Fenerbahces.

    Shtëpia botërore e futbollit FIFA ka refuzuar marrëveshjet në fjalë,kjo pasi të dyja klubet patën probleme me dokumente dhe sistemin e transferimeve të FIFA-së (TMS),duke bërë që transferimet e tyre të dështojnë.

    Përndryshe si Al Ittihad dhe Fenerbahce kanë dërguar ankesë për zgjatje të afatit për kompletimin e marrëveshjeve,por FIFA refuzoi ato duke bërë që futbollistët në fjalë të mbesin në klubet respective.

    Kujtojmë që N’Golo Kante ishte kërkuar në janar nga gjiganti turk Fenerbahce,teksa sulmuesi Youssef En-Nesyri ka qenë i lidhur me një kalim në Serie A tek gjiganti italian Juventus.

  • Toni Domgjoni zyrtarizohet si lojtar i ri i FC Ballkani

    Toni Domgjoni zyrtarizohet si lojtar i ri i FC Ballkani

    Nënkampioni i Kosovës FC Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Toni Domgjoni.

    Domgjoni i është bashkuar skuadrës suharekase nga ekipi Selangor në Malejzi,dhe 27 vjeçari është transferuar si futbollist i lirë pas përfundimit të kontratës me ekipin malejzian.

    Përndryshe FC Ballkani e konfirmoi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook,teksa pritet që të mbartë fanellën me numrin 20 tek nënkampionët e Kosovës.

    Kujtojmë që Toni Domgjoni ka luajtur për shumë klube në Zvicër,Kroaci,Holandë dhe Slloveni,si dhe ka veshur 4 herë fanellën e Kombëtares së Kosovës ku realizoi vetëm 1 gol.

  • Inter nuk do të ketë përkrahjen e tifozëve në ndeshjet vendas pas incidentit në ndeshjen kundër Cremonenses

    Inter nuk do të ketë përkrahjen e tifozëve në ndeshjet vendas pas incidentit në ndeshjen kundër Cremonenses

    Tifozët e Interit nuk do të mund të kenë përkrahjen e tifozëve në ndeshjet në udhëtim kundër assuolos, Lecces dhe Fiorentinës.

    Incidentet në ndeshjen kundër Cremonses ku u mbetë i lënduar portieri  Emil Audero kanë bërë që nëuroazzurët të mos kenë tifozët e tyre,dhe kjo ndalesë pritet të zgjasë deri më 23 mars.

    Përndryshe ministri i brendshëm i Italisë bëri të ditur se shitja e blietave do të iu ndalohet si dhe qasja në seksionin e mysafirëve poashtu do të jetë i ndaluar.

    Megjithatë Inter do t’i ketë tifozët e vetë në derbi kundër Milanit më 8 mars,ndeshje e cila zhvillohet më 8 mars ku Inter do të jetë mysafir i rossonerëve.

    Kujtojmë që në ndeshjen Cremonense-Inter portieri vendas Emil Audero u sulmua me fishekzjarre nga tifozët neuroazzurë,dhe kjo bëri që ndeshja të ndërpritet për disa minuta.