ATV

Author: A.M.

  • Alvaro Arbeloa:Real Madrid është shumë larg potencialit të saj të plotë

    Alvaro Arbeloa:Real Madrid është shumë larg potencialit të saj të plotë

    Trajneri i Real Madridit Alvaro Arbeloa ka folur për rrjedhën aktuale të sezonit më të cilën po kalon skuadra e tij.

    Arbeloa thotë se “Los Blancos”është shumë larg potencialit të saj të plotë,teksa ka thënë se duhet të pamundurën që të arrijnë deri në këtë pikë.

    Përndryshe Arbeloa ka deklaruar se ekipi ka rritur deri në pikën ku duhet punuar shumë,dhe shton se ekipet e mëdha duhet të bëjnë gjëra të mira në fushë e cila vjen nga puna e palodhur dhe orët e shpenzuara.

    Kujtojmë që Alvarao Arbeloa që prej se e morri drejtimin e Real Madridit ka 4 fitore në 6 ndeshje që kur u emërua në vend të Xabi Alonsos i cili u shkarkua nga stoli i “Los Blancos”.

  • Kenan Yildiz arrin marrëveshje për rinovimin e kontratës me Juventusin

    Kenan Yildiz arrin marrëveshje për rinovimin e kontratës me Juventusin

    Ylli turk Kenan Yildiz ka arritur marrëveshje të re me gjigantin italian Juventus.

    Yildiz nënshkroi kontratë të re me binaconerët,e cila pritet të zgjasë deri në deri në 4 vjet.

    Përndryshe kjo marrëvveshje pritet të nënshkruhet në ditët në vijim,teksa në anën tjetër turku pritet të ketë rritje të pagës sezonale ku pritet të bëhet një prej lojtarëve më të paguar tek “Zonja e Vjetër”.

    Ndërkohë në anën tjetër arritja e marrëveshjes konfirmon që Yildiz është një prej emrave që mund të lë gjurmë tek Juve.

    Kujtojmë që Kenan Yildiz është transferuar tek Juventus në vitin 2022 në ekipin e të rinjve,e më pas tek seniorët një vit më pas ku arriti të bëhej një prej lojtarëve kyç të bianconerëve.

  • Barcelona zyrtarizon largimin nga Superliga Evropiane

    Barcelona zyrtarizon largimin nga Superliga Evropiane

    Gjiganti katalunas Barcelona ka bërë zyrtare largimin nga projekti i Superligës Evropiane.

    Klubi blaugranas e ka bërë të ditur largimin nëpërmjet një komunikate të bërë këtë të shtunë,dhe ky vendim ka të bëjë me qëndrueshmërinë stabile të futbollit.

    Përndryshe edhe presidenti i Barcelonës Juan Laporta ka bërë të ditur largimin nga Superliga e Evropës,dhe tani klubi i vetëm që ka mbetur në këtë projekt është rivali i katalunasve Real Madrid.

    Kujtojmë që Barcelona ishte një prej klubeve që nisën projektin e Superligës së Evropës në vitin 2021,e cila kishte shkaktuar reagime të shumta nga tifozët anembanë botës duke kundërshtuar me protesta të shumta që çuan në prishjen e këtij projekti.

  • Dusan Dubljevic emërohet trajner i Sigal Prishtinës

    Dusan Dubljevic emërohet trajner i Sigal Prishtinës

    Sigal Prishtina ka emëruar teknikun malazias Dusan Dubljevic në postin e trajnerit të ekipit kryeqytetas.

    Emërimi i Dubljevic vije më kohën kur klubi po bën ndryshime në struktrurat drejtuese,dhe malaziasi shihet si njeriu i cili mund të kthejë atmosferën mbrenda ekipit bardhëekaltër.

    Përndryshe Sigal Prishtina aktualisht gjendet në krizë të thellë të rezultateve,dhe madje është afër eliminimit nga Kupa e Kosovës dhe emërimi i Dubljevic shihet nga drejtuesit e klubit si një lloj shpëtimi nga situata e vështirë.

    Kujtojmë që Dusan Dubjevic ka drejtuar shumë klube të ndryshme si: KK Sutjeska Niksic dhe KK Teodo Tivat.

  • Christian Chivu pritet të rinovojë kontratën me Interin

    Christian Chivu pritet të rinovojë kontratën me Interin

    Gjiganti italian Inter ppo synon të arrijë një marrëveshje të re me trajnerin aktual Christian Chivu.
    Sipas Corriere Dello Sport drejtuesit e Inter-it synojnë që të rinovojnë kontratën teknikut rumun,i cili ka bindur me menaxhimin që ka bërë deri më tani tek nënkampioni i Serie A.
    Përndryshe në kontratën e re është paraparë edhe një rritje e pagës së Chivu,ku nga 2 milionë euro në sezon tani do të fitonte rreth 3 milionë euro.
    Mbetet të shihet se nëse Chivu do ta shfrytëzoj këtë në sezonet e ardhshme me fitim ndonjë trofeu.
    Kujtojmë që Christian Chivu morri drejtimin e gjigantit italian Inter qëkur Simone Inzaghi u largua në fund të sezonit të kaluar.

  • Sergio Ramos në bisedime me gjigantin francez Olympique Marseille

    Sergio Ramos në bisedime me gjigantin francez Olympique Marseille

    Qendërmbrojtësi Sergio Ramos po bëhët gati për një rikthim në elitën e futbollit evropian.

    Ramos është lojtar i lirë për momentin pas përfundimit të kontratës me ekipin meksikan Monterrey,dhe përkundër moshës ai dëshiron që të luaj edhe më tej në nivele të larta.

    Përndryshe një prej skuadrave që mund të luaj Ramos është gjiganti francez Olympique Marseille,të cilët e shohin Ramosin si një lojtar që mund t’i ndihmojë repartit të mbrojtjes.

    Kujtojmë që Sergio Ramos ishte i gatshëm te rikthehej tek Sevilla klub në të cilën e nisi karrierën,por kjo dështoi pasi Ramos dëshironte të ishte investitor tek klubi andaluzian dhe drejtuesit e Sevillas e refuzuan këtë gjë.

  • Arsenal hyn në garë për transferimin e Julian Alvarez

    Arsenal hyn në garë për transferimin e Julian Alvarez

    Gjiganti londinez Arsenal po synon që të përforcojë sulmin për sezonin e ri.

    Topçinjtë janë duke synuar që të transferojnë sulmuesin argjentinas Julian Alvarez,dhe janë të gatshëm që të paguajnë një shumë të madhe për argjentinasin.

    Përndryshe Atletico Madrid e vlerëson Alvarez deri në 87 milionë funte,teksa drejtuesit madrilienë janë të palëkundër në këtë çështje.

    Në anën tjetër drejtuesit e gjigantit londinez e kanë të qartë se transferimi nuk do të jetë i lehtë,ndërkohë që mbetet të shihet se nëse transferimi do të realizohet apo jo.

    Kujtojmë që Julian Alvarez ka luajtur më parë në Premierligën angleze,ku mbronte ngjyrat e skuadrës së Manchester City-it.

  • Ndihmëstrajneri i Hoffenheimit me fjalë të mira për Fisnik Asllanin

    Ndihmëstrajneri i Hoffenheimit me fjalë të mira për Fisnik Asllanin

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Fisnik Asllani është duke kaluar një sezon mjaft të mirë tek ekipi gjerman Hoffenheim.

    Kjo formë e mirë e Asllanit nuk u kalua pa u vërejtur edhe nga shumë klube në Evropë,të cilat dëshirojnë të kenë shërbimet e sulmuesit dardan.

    Përndryshe ndihmëstrajneri i Hoffenheimit Moritz Volz ka thurur lavde për Asllanin,duke thënë se është kënaqësi ta shohësh jo vetëm në fushë por edhe në stërvitje.

    Ndërkohë ai ka folur edhe për interesimet e klubeve për Asllanin,duke shtuar se prioritet për të është të ketë një sezon të mirë në Bundesligë.

    Kujtojmë që Fisnik Asllani në 21 ndeshje ka shënuar 7 gola e bëri 4 asistime për Hoffenheimin këtë sezon.

  • Sandro Tonali objektivi i Juventus për merkaton e verës

    Sandro Tonali objektivi i Juventus për merkaton e verës

    Gjiganti italian Juventus po synon që gjatë verës të bëjë ndryshime në repartin e mesfushës gjatë verës.

    Sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër e kanë vënë objektiv mesfushorin e Neëcastle United Sandro Tonali,dhe se italiani dëshiron që të rikthehet në Serie A.

    Përndryshe tek Juve vetëdijshëm se një operacion i tillë do të kërkonte një investim të konsiderueshëm financiar,ndërkohë kjo varet se nëse Neëcastle United kualifikohet në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

    Në anën tjetër nëse larasakat nuk sigurojnë Championsin në fund të këtij sezoni atëherë Tonali do të largihet,dhe ekziston mundësia që ajo të detyrohet të shesë një nga yjet e saj për të respektuar rregullat e Fair Play-it Financiar për të hapur kështu derën për një rikthim të Tonalit në Serie A.

  • Dani Carvajal ende nuk ka vendosur për të ardhmen tek Real Madrid

    Dani Carvajal ende nuk ka vendosur për të ardhmen tek Real Madrid

    Mbrojtësi Dani Carvajal nuk e ka të qartë se nëse do të qëndroj tek Real Madrid sezonin e ardhshëm.

    Carvajal aktualisht është duke vuajtur nga lëndim që pësoi kohë më parë,dhe thotë se synimi është të rikthehet sa më shpejtë në fushat e gjelbërta.

    Përndryshe në rast se një gjë të tillë nuk e arrin ta bëjë për një kohë të shkurtër,atëherë Carvajal nuk e përjashton mundësinë që të largohet nga Santiago Bernabeu dhe se karrierën mund ta vazhdojë në MLS apo në ndonjë skuadër të nivelit të ulët.

    Në anën tjetër Real Madrid është duke monitoruar situatën e Carvajal,dhe se janë të bindur që spanjolli do të qëndrojë tek “Los Blancos”.

    Kujtojmë që Dani Carvajal ka bërë 438 ndeshje zyrtare, 14 gola dhe 65 asistime me fanellën e Real Madridit,dhe kjo e përmbledh më së miri rëndësinë e Carvajal për klubin.