ATV

Author: A.G.

  • Yll Limani i pranishëm në Marshin “Drejtësi, jo politikë”

    Yll Limani i pranishëm në Marshin “Drejtësi, jo politikë”

    Po mbahet në Prishtinë Marshi me moton “Drejtësi, jo politikë”, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.

    Marshi, i organizuar nga platforma “Liria ka emër”, ka mbushur sheshet e Prishtinës me mijëra qytetarë. Drejtësi, jo politikë, po kërkohet për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

    Në përkrahje të tyre i pranishëm është edhe këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani. Në disa pamje që qarkulluan në rrjete sociale, ai shfaqet krah djalit të ish-presidentit, Hashim Thaçi, Endritit.

  • Dafina Dauti publikon “Përvjetori i Thyer”, dedikim për Pavarësinë e Kosovës

    Dafina Dauti publikon “Përvjetori i Thyer”, dedikim për Pavarësinë e Kosovës

    Këngëtarja shqiptare Dafina Dauti ka sjellë një tjetër projekt me mesazh të fuqishëm patriotik. Artistja ka publikuar këngën e saj më të re, “Përvjetori i Thyer”, një dedikim i veçantë për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, për lirinë dhe sakrificën e popullit tonë.

    Përmes këtij projekti, Dafina Dauti vjen me një mesazh të ndjerë dhe domethënës, duke theksuar rëndësinë e kujtesës historike dhe respektit për ata që kontribuuan në rrugën drejt lirisë. Kënga pritet të prekë zemrat e publikut dhe të marrë vëmendje të veçantë në këtë periudhë përkujtimore.

    “Përvjetori i Thyer” tashmë është publikuar dhe po komentohet gjerësisht nga ndjekësit e artistes, të cilët kanë vlerësuar iniciativën dhe mesazhin e saj.

  • Tayna: Le të mbyllen plagët e historisë sonë me nder dhe Kosova të triumfojë gjithmonë

    Tayna: Le të mbyllen plagët e historisë sonë me nder dhe Kosova të triumfojë gjithmonë

    Kosova shënon 18 vjetorin e Pavarësisë së saj, një moment historik që simbolizon lirinë, sakrificën dhe krenarinë e popullit shqiptar.

    Këngëtarja Tayna është një ndër figurat që ka ndarë një mesazh të fuqishëm në Instagram, duke përkujtuar jo vetëm historinë e gjatë të Kosovës, por edhe sakrificat e bëra për lirinë dhe drejtësinë.

    Në postimin e saj, artistja nga Prizreni nënvizon rëndësinë e unitetit kombëtar dhe respektit për ata që kanë kontribuar në rrugëtimin e vendit, duke bërë thirrje për drejtësi dhe për mbylljen e plagëve historike me dinjitet dhe nder.

  • Mariah Carey do të performojë në italisht në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike 2026

    Mariah Carey do të performojë në italisht në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike 2026

    Superylli botëror i muzikës, Mariah Carey, do të performojë në gjuhën italiane gjatë ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, duke sjellë një nga momentet më të veçanta artistike të këtij eventi madhor sportiv.

    Organizatorët synojnë që ceremonia hapëse të kthehet në një spektakël global, që bashkon sportin, artin dhe kulturën. Performanca e Carey-t në italisht pritet të jetë një homazh për kulturën dhe traditën muzikore të vendit pritës.

    Në ceremoninë hapëse do të marrin pjesë edhe artistë të tjerë me famë ndërkombëtare. Tenori legjendar Andrea Bocelli do të interpretojë veprën e njohur të Puccinit, “Nessun Dorma”, reperi italo-tunizian Ghali do të këndojë në disa gjuhë, ndërsa pianisti kinez Lang Lang do të performojë një moment solo.

    Ceremonia do të ketë edhe një dimension të fortë kulturor, me një homazh të veçantë për stilistin legjendar italian Giorgio Armani, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar dhe konsiderohet një ikonë e modës botërore.

    Megjithatë, përgatitjet për Olimpiadën janë shoqëruar edhe me tensione gjeopolitike. Organizatorët kanë theksuar rëndësinë që Lojërat Olimpike të mbeten një platformë që promovon paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, në një kohë sfidash globale.

    Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026 pritet të ndiqen nga miliarda shikues në mbarë botën dhe synojnë të jenë një ndër eventet sportive dhe kulturore më të mëdha të viteve të fundit.

  • Admirimi ekstrem: Fanseja bën tatuazh me portretin e Don Xhonit

    Admirimi ekstrem: Fanseja bën tatuazh me portretin e Don Xhonit

    Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes pas një takimi të veçantë me një nga fanset e tij më të zjarrta.

    Bëhet fjalë për Simona Moldovan, një bukuroshe nga Rumania, e cila ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale për admirimin që ka për artistin.

    Ajo që e bën këtë histori të pazakontë është mënyra unike se si Simona ka zgjedhur ta shprehë adhurimin e saj.Ajo ka realizuar një tatuazh të madh në pjesën e barkut, ku është gdhendur portreti i Don Xhonit.

    Pamjet e tatuazhit, si dhe momentet nga takimi i saj me reperin, janë publikuar në TikTok, ku brenda pak orësh janë bërë virale. Në videot e postuara, Simona shfaqet e emocionuar dhe krenare për vendimin e saj, duke theksuar se ky gjest simbolizon lidhjen e veçantë që ka me muzikën e reperit.

  • Kristen Stewart tregon se ndihet ende e përndjekur nga Princesha Diana

    Kristen Stewart tregon se ndihet ende e përndjekur nga Princesha Diana

    Kristen Stewart ka pranuar se ndihet ende emocionalisht e “përndjekur” nga Princesha Diana, rol të cilin e portretizoi në filmin “Spencer” të vitit 2021.

    Aktorja 35-vjeçare tha se mjafton vetëm të mendojë për Dianën që të shpërthejë në lot. Diana, Princesha e ndjerë e Uellsit, humbi jetën në një aksident automobilistik në Paris në vitin 1997, në moshën 36-vjeçare. Stewart shtoi se ndjenja e pranishme e Dianës e ndjek ende, sidomos kur ndodhet në Londër apo Paris.

    “Ende jam. Nuk mund të vozis në këtë qytet, e as në Paris, pa menduar për të. E gjithë dashuria që buronte nga kjo grua… mund të qaj për të në çdo moment,” rrëfeu Stewart.

    Aktorja tregoi gjithashtu se fillimisht mendonte se regjisori Pablo Larraín ishte “i çmendur” që e kishte zgjedhur për rolin e Dianës dhe madje i kishte kërkuar të gjente dikë tjetër. “I thashë Pablos se ishte i çmendur dhe se ndoshta duhej të punësonte dikë tjetër, por ai refuzoi. Kishte dallime të mëdha mes meje dhe saj. Ishte ajo pamja e saj, ngjyra e syve unë kam sy të gjelbër, ajo i kishte të kaltër, që përputheshin me unazën e saj,” ka rrëfyer Stewart.

  • Grammy në kaos! Bieber nuk i tha askujt se do të dilte i vetëm me të brendshme

    Grammy në kaos! Bieber nuk i tha askujt se do të dilte i vetëm me të brendshme

    Justin Bieber i surprizoi të gjithë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy në Los Angeles, duke dalë në skenë vetëm me të brendshme, pa paralajmëruar më herët organizatorët për këtë zgjedhje të pazakontë.

    31-vjeçari performoi në Crypto.com Arena, duke veshur vetëm një palë të brendshme nga brendi SKYLRK dhe një palë çorape, duke habitur publikun dhe ekipin organizativ. Sipas FemaleFirst, as organizatorët nuk e kishin ditur këtë zgjedhje.

    Producenti ekzekutiv i Grammy-t, Ben Winston, tregoi në podcastin Rolling Stone Music Now se Bieber nuk kishte vendosur planin e tij të veshjes deri në momentin e fundit. “Nuk mendoj se e kishte vendosur se çfarë do të vishte deri në çastin kur doli në skenë. Ai thjesht tha: ‘Do të dal në skenë dhe do të këndoj’”, tha Winston.

    Winston shtoi se Bieber kishte nevojë për shumë pak prova për performancën: vetëm 15 minuta nga 90 minutat që i ishin caktuar. “Ishim vetëm shtatë minuta brenda provës së tij dhe ai më tha: ‘Si të duket? Je i kënaqur?’ Unë i thashë: ‘O Zot, dukej shumë bukur, më pëlqeu shumë’. Ai u përgjigj: ‘Në rregull atëherë. Shihemi në ditën e spektaklit!’”, tregoi Winston.

    Producenti i kërkoi gjithashtu që Bieber ta këndonte këngën edhe një herë, për të rregulluar pozicionet e kameramanëve. Winston theksoi: “Ishte tamam ajo që ai donte të bënte. Ishte gjithçka e tij. Një moment që përcakton karrierën e tij. Ishte shumë ndryshe nga çfarë kemi parë prej tij ndër vite”.

  • Aktorja Whoopi Goldberg flet hapur: “Nuk dua të jetoj me askënd ,jam shumë e lumtur vetëm”

    Aktorja Whoopi Goldberg flet hapur: “Nuk dua të jetoj me askënd ,jam shumë e lumtur vetëm”

    Whoopi Goldberg ka zbuluar se i pëlqen të jetë vetëm dhe nuk ka ndërmend ta ndryshojë këtë. Aktorja e njohur deklaroi se nuk është duke kërkuar një partner në jetën e saj.

    “Në 25 vitet e fundit, kam kuptuar se jo të gjithë janë bërë për një lidhje. Disa njerëz janë bërë thjesht për aventura një-natëshe. Nuk dua të jetoj me askënd. Jetova me vajzën time dhe kjo është e gjitha që mund ta përballoj. Ka shumë njerëz që i dua, por nuk kam nevojë të fle me ta,” tha Goldberg.

    Who Is Whoopi Goldberg's Daughter? All About Alex Martin

    Aktorja, e cila ka qenë e martuar tri herë, pranoi se nuk ndihet e përshtatshme për lidhje romantike: “Nuk jam e mirë në këtë sepse duhet të mendoj për njerëzit e tjerë, dhe kam mjaftueshëm për të menduar me vajzën time, burrin e saj dhe të gjithë njerëzit përmes punës,” shtoi ajo.

    Megjithatë, Goldberg theksoi se nuk ndihet e vetmuar, pasi rrethohet nga njerëz që e mbajnë të shoqëruar dhe të lumtur: “Njerëzit vazhdojnë të më thonë se do të gjej dikë, por unë nuk dua. Jam shumë e lumtur, nuk dua të jetoj me askënd. Nuk dua të ndaj para, e di që është e tmerrshme, por nuk dua ta bëj,” përfundoi ajo.

  • Halle Berry i thotë “Po”.Aktorja konfirmon fejesën me Van Hunt

    Halle Berry i thotë “Po”.Aktorja konfirmon fejesën me Van Hunt

    Edhe pse shumë media raportuan më parë se Halle Berry kishte refuzuar propozimin e partnerit të saj, Van Hunt, aktorja ka zbuluar gjatë një paraqitjeje në “The Tonight Show with Jimmy Fallon” se ajo është fejuar.

    Gjatë intervistës, Berry sqaroi se deklaratat e mëparshme ishin keqinterpretuar: “Epo, ka njëfarë konfuzioni në lidhje me atë që ai më propozoi mua dhe unë që thashë jo”.

    Ajo shtoi: “Jo, nuk është kështu. Unë nuk thashë jo. Thjesht nuk kemi caktuar një datë dasme”. Pas një pauze të shkurtër, Berry konfirmoi: “Sigurisht që thashë se do të martohesha me të! Ai më dha një unazë të vogël”.

    Berry dhe muzikanti Van Hunt janë në një lidhje që nga viti 2020. Çifti filloi të komunikonte dhe të zhvillonte marrëdhënien gjatë fillimit të pandemisë, ndërsa Halle e konfirmoi publikisht lidhjen e tyre në shtator të 2020-ës me një postim në Instagram, ku mbante veshur një bluzë me emrin e tij.

    Halle Berry ka qenë e martuar tre herë më parë.

  • Pas ndarjes dhe ribashkimit, Molly-Mae Hague në pritje të ëmbël

    Pas ndarjes dhe ribashkimit, Molly-Mae Hague në pritje të ëmbël

    Pas një periudhe të mbushur me sfida personale dhe rikthime emocionale, Molly-Mae Hague ka ndarë me publikun një lajm të bukur: ajo është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

    Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, ku shkruan “Shpejt do të bëhemi katër”, duke publikuar pamje të regjistruara në shtëpi. Në to, ajo shfaq barkun e rrumbullakosur, shkëmben momente të ëmbla me partnerin Tommy Fury dhe luan me vajzën e tyre trevjeçare, Bambi.

    After Molly-Mae previously said she 'constantly thought about' having another child there has been tell tale signs that she was expecting

    Shtatzënia vjen pasi çifti, i njohur nga sezoni i pestë i Love Island në vitin 2019, u ribashkua në maj të vitit të kaluar, pas një ndarje nëntëmujore. Në atë kohë, të dy kishin pranuar se problemet e Fury-t me alkoolin kishin ndikuar ndjeshëm në marrëdhënien e tyre.

    Molly-Mae ka qenë e hapur me ndjekësit për vështirësitë që ka përjetuar gjatë shtatzënisë së parë, lindjes dhe amësisë, duke e përshkruar atë periudhë si sfiduese në disa momente.

    Lajmi për pritjen e ëmbël u prit me reagime pozitive dhe urime të shumta nga miqtë dhe fansat. Marrëdhënia e çiftit ishte kurorëzuar më herët me lindjen e fëmijës së parë dhe fejesën në vitin 2023, por një vit më pas ata konfirmuan ndarjen.

    Më pak se një vit më vonë, Molly-Mae konfirmoi ribashkimin e tyre, duke theksuar se Fury kishte qenë pa alkool për katër muaj dhe se marrëdhënia e tyre kishte hyrë në një fazë shumë më të qëndrueshme.