ATV

Author: Arlind Beqiraj

  • Nga 1 tetori, trafiku urban falas për disa kategori të shoqërisë në Prishtinë

    Nga 1 tetori, trafiku urban falas për disa kategori të shoqërisë në Prishtinë

    Me vendim të kryetarit të Prishtinës, nga 1 tetori disa kategori të qytetarëve do ta kenë transportin urban falas.

    Biletë nuk do të paguajnë stafi shëndetësor, arsimor, administrata e kryeqytetit si dhe nxënësit e studentët.

    Identifikimi i këtyre kategorive, sipas zëdhënësit të Komunës së Prishtinës do të bëhet përmes kuletës digjitale.

    “Eshtë mëndu që kuleta digjitale si platformë që ka fillu ma herët zbatimin të jetë një urë lidhëse mes udhëtarit dhe transportit dhe ata udhëtar 40 % e konsumatorëve të mëhershme e kane kuletën digjitale dhe përmes kësaj do ta identifikojmë moshën dhe të dhënat e tjera që na duhen” shtoi Pellumb Bajqinovci

     Vendimi i cili nuk kaloi përmes kuvendit komunal, sipas Mentor Buzhalës, gazetar i politikave lokale është i jashtëligjshëm.

    “Vendimi i fundit i kryetarit Rama për lirimin nga pagesa të  disa kategorive është i jashtë ligjshëm për shkak se ka thënë ka hy në fuqi menjëherë  këtë vendim e ka marrë dje ndërsa sot e ka dergu  ne komitetin për politik dhe financa të miratohet” ttha për ATV-në

    Kritika e Buzhalës për Komunën nuk qëndron. Marrja e vendimit thonë se u bë në koordinim me zyrën ligjore.

    “1.12 Ky vendim është i ligjshëm  ka ardhë prej zyrës ligjore  në bashkëpunim me kryetarin Rama ata i kanë përcjellë dhe i kanë pa të gjitha dispozitat që na lejohet për vendimin e tillë” deklaroi ai

    Komuna e Prishtinës e ka marrë përsipër kompensimin e pagesës për të gjitha këto kategori.

  • SHBA paralajmëron dialog strategjik me Serbinë

    SHBA paralajmëron dialog strategjik me Serbinë

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Serbia do ta nisin së shpejti dialogun strategjik.

    Këtë njoftim e dha sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, pas takimit me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, të martën në Nju Jork.

    “Më vjen mirë që e shoh përsëri presidentin serb Aleksandar Vuçiç sot në Nju Jork. Diskutuam Dialogun Strategjik që dy kombet tona do të nisin së shpejti dhe pjesëmarrjen e ShBA-së në EXPO 2027. Të dyja janë mundësi për të forcuar më tej marrëdhënien tonë dypalëshe, ndërsa kërkojmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë së bashku” tha ai.

    SHBA këtë muaj vendosi ta pezullojë dialogun strategjik të planifikuar me Kosovën, siç tha ambasada, për shkak të veprimeve e deklarimeve të qeverisë në detyrë.

    Analisti politik Albinot Maloku këtë situatë po e sheh të dëmshme për Kosovën.

    “0.40 është e frikshme ku nga sekretari i shtetit merret ky vlerësim ku fuqizohet Serbia përmes këtij dialogu strategjik  që është interes thelbësor i ShBA-së  me Serbinë dhe për Kosovën kjo gjë është pezullu tani jemi në pozicionin jashtëzakonisht shumë të keq”, tha analisti Albinot Maloku.

    Maloku thotë se Serbia po e shfrytëzon boshllëkun që ka krijuar Kosova me ShBA-në, ndërkaq kërkon angazhim të tërë spektrit politik për t’i përmirësuar raportet me aleatin kryesor.

    “Secilin politikan në Republikën e Kosovës secilin qytetarë duhet ta shqetësoj maksimalisht ky orientim kaq drastik interesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pas dialog strategjik me Serbinë dhe kjo është falë një angazhimi intensiv të prishjes së kësaj atmosfere në raport të SHBA-ve me Kosovën” shkroi për ATV.

    Në kuadër të javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të zgjasë deri më 30 shtator, po marrin pjesë edhe presidentja kosovare, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti.