Ernest Muçi po kalon një sezon fantastik në Turqi, ku po konfirmohet gjithnjë e më shumë si një nga protagonistët e kampionatit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka dhuruar një tjetër asist në duelin që Trabzonspor po zhvillon ndaj Gaziantepit, i vlefshëm për javën e 10-të të Superligës turke.
Futbollisti shqiptar ishte protagonist në aksionin e golit të avantazhit, duke devijuar me kokë një krosim të Salah nga goditja e këndit. Topi përfundoi te Saviç, i cili nuk gaboi përballë portës, duke e dërguar në rrjetë dhe duke kaluar Trabzonsporin në avantazh.
Një tjetër kontribut i rëndësishëm për Muçin, i cili po shfaq një formë shumë të mirë këtë sezon, duke u kthyer në një element vendimtar për skuadrën turke me golat dhe asistet e tij.
