Italiani Kimi Antonelli është shumë pranë një suksesi historik në Formula 1.
Piloti 20-vjeçar i Mercedesit kryeson renditjen e përgjithshme me 365 pikë, duke lënë pas bashkëngasësin George Russell dhe pilotin e Ferrarit, Lewis Hamilton.
Antonelli ka mundësinë ta sigurojë titullin e kampionit në Çmimin e Madh të Meksikës.
Për ta arritur këtë objektiv, italianit i mjafton të përfundojë garën në njërën nga nëntë pozitat e para.
Në rast se ia del, Antonelli do të shkruajë historinë e Formula 1, duke u bërë kampioni më i ri në historinë e këtij sporti.
Kështu, ai do të thyente rekordin e legjendës gjermane Sebastian Vettel, i cili fitoi titullin e tij të parë botëror në moshën 23-vjeçare.
