ATV

Feronikeli ’74 triumfon bindshëm ndaj Dukagjinit, Prapashtica shkëlqen me dy gola

Written by

in

Feronikeli ’74 ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3-0 ndaj Dukagjinit, në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës.

Skuadra nga Drenasi zhvilloi një paraqitje të mirë para tifozëve të saj, duke siguruar tri pikë të rëndësishme.

Albin Prapashtica kaloi vendasit në epërsi në minutën e 30-të, pas një aksioni të shpejtë dhe një realizimi të bukur.

Feronikeli ’74 vazhdoi me ritëm të lartë edhe pas pushimit, duke shënuar dy gola të shpejtë. Noah Yannick e dyfishoi epërsinë në minutën e 46-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, Prapashtica realizoi golin e tij të dytë personal për rezultatin përfundimtar 3-0.

Me këtë fitore, Feronikeli ’74 shkon në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Dukagjini mbetet në pozitën e pestë me 17 pikë në tabelën e Superligës së Kosovës.