Drita ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Prishtinës, duke triumfuar me rezultat të pastër 0-3 në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës.
Skuadra gjilanase ishte më kërkuese gjatë ndeshjes dhe kaloi në epërsi me Blerim Krasniqin, i cili shënoi pas asistimit të kapitenit Besnik Krasniqi.
Në pjesën e dytë, Drita vazhdoi me lojë të mirë dhe e dyfishoi epërsinë në minutën e 63-të, kur Liridon Balaj realizoi pas asistimit të Jasharit.
Fitoren e “Intelektualëve” e vulosi Kemehlo Nguena në minutën e 85-të, me një goditje të fuqishme që përfundoi në rrjetën e Prishtinës.
Me këtë triumf, Drita ngjitet në pozitën e tretë me 20 pikë, tri më pak se Prishtina, e cila mbetet në vendin e dytë në tabelën e Superligës së Kosovës.
