Kolegji AAB ka hapur aplikimin për bursa 100% për studime master, duke u ofruar kandidatëve mundësinë të vazhdojnë shkollimin dhe zhvillimin e tyre profesional pa pagesë të tarifës së studimeve.
Bursat ofrohen në nëntë programe master, përfshirë Gjuhën Angleze, Shkencat Kompjuterike, Kontabilitetin dhe Auditimin, Marketingun dhe Menaxhimin e Biznesit, Administratën Publike, Menaxhimin Shëndetësor, Kulturën Fizike dhe Sportin, Juridikun Penal, si dhe Komunikimin Masiv dhe Gazetarinë.
Mundësia për aplikim u ofrohet kandidatëve që dëshirojnë të vazhdojnë studimet master në Kolegjin AAB, pavarësisht se ku i kanë përfunduar studimet e mëparshme.
Afati i aplikimit është nga 20 deri më 25 tetor 2026, ndërsa të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës online scholarship.aab-edu.net.
