Qendra për Karrierë e Kolegjit AAB do të organizojë më 22 tetor një punëtori praktike, me qëllim përgatitjen e pjesëmarrësve për hapat e parë drejt tregut të punës.
Punëtoria me temën “Hapat e Parë drejt Karrierës: Ndërto CV-në, Prezanto Veten, Krijo Mundësi” do të udhëhiqet nga Gent Shala, konsulent për burime njerëzore, udhëheqje dhe zhvillim organizativ.
Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit do të mësojnë si të përgatisin një CV, të shkruajnë një letër motivuese dhe të prezantojnë veten në mënyrë profesionale, duke fituar njohuri praktike që mund t’u shërbejnë gjatë kërkimit të punës.
Aktiviteti do të mbahet të enjten, më 22 tetor, duke filluar nga ora 11:00, në Teatrin Kamertal të Kolegjit AAB.
