ATV

Ines Gashi shpallet më e bukura e Kosovës

Written by

in

Mbrëmë në Prishtinë u zhvillua një nga ngjarjet më të rëndësishme të modës në vend, “Kosova Fashion Night”, e cila kulmoi me spektaklin e shumëpritur “Miss Kosova 2026”. Eventi mblodhi emra të njohur të industrisë së modës, ku dizajnerë të spikatur prezantuan koleksionet e tyre më të fundit, duke sjellë një atmosferë glamuroze dhe plot elegancë.

Në përmbyllje të mbrëmjes, u zhvillua edhe gara për kurorën e më të bukurës së Kosovës, ku triumfoi bukuroshja prishtinase Ines Gashi, duke u shpallur zyrtarisht “Miss Kosova 2026”.

Përveç titullit kryesor, juria ndau edhe disa çmime të tjera të rëndësishme. Titullin “Miss Shqiptarja” e fitoi Nita Hajdini, ndërsa Ema Tafa u shpall “Best Model of Kosova”. Po ashtu, Argjenda Berbatovci u kurorëzua si “Miss Prishtina”.

Shoqëruesja e parë e “Miss Kosova 2026” u shpall Blerta Sadriaj, duke kompletuar kështu listën e fitueseve të kësaj nate madhështore.

Ngjarja u vlerësua si një sukses i madh, duke dëshmuar edhe një herë zhvillimin dhe potencialin e industrisë së modës në Kosovë.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *