ATV

Aeroplan pasagjerësh ateron në plazh në Mogadishu të gjithë pasagjerët shpëtojnë

Written by

in

Një aeroplan pasagjerësh Fokker 50 përfundoi në plazh në Mogadishu, pasi rrëshqiti nga pista gjatë uljes, pas një fluturimi nga Aeroporti Ndërkombëtar Aden Adde drejt Galkayo.

Sipas mediave, avionit i paraqitën probleme teknike menjëherë pas ngritjes, por të gjithë 50 pasagjerët arritën të dalin të sigurt pa lëndime.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë pasagjerët duke dalë një nga një nga avioni, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë, i cili sipas informacionit të deritanishëm lidhet me një defekt teknik.

Mediat afrikane raportojnë se nuk ka të lënduar deri më tani.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *