ATV

Jake Paul nuk dorëzohet: Pas humbjes nga Joshua, rikthehet në ring këtë vit

Written by

in

YouTuberi dhe boksieri Jake Paul planifikon të rikthehet në ring në vitin 2026 dhe të garojë përsëri në divizionin e peshave ‘cruiserweight’ pas një humbjeje të vështirë ndaj Anthony Joshuas.

Ky informacion u konfirmua nga Nakisa Bidarian, bashkëthemelues i kompanisë së tij të promocionit Most Valuable Promotions (MVP).

Bidarian foli për të ardhmen e Paul gjatë njoftimit të ngjarjes së parë të organizuar nga MVP në Britaninë e Madhe, ku ndeshjet kryesore të mbrëmjes do të jenë Caroline Dubois kundër Terri Harper dhe Ellie Scotney kundër Mayella Flores.

Ai theksoi se Paul mbetet një figurë kyçe për rritjen e kompanisë, pavarësisht humbjes ndaj ish-kampionit të botës në peshat e rënda.

Kujtojmë që Paul u mund nga Joshua, pasi boksieri britanik i peshave të rënda pranoi ndeshjen me një njoftim të shkurtër. Ishte humbja e parë e Paul në divizionin e peshave të rënda.

Pas ndeshjes, u bë e ditur se Joshua i kishte thyer nofullën në dy vende Paulit, i cili megjithatë nuk dorëzohet dhe planifikon të rikthehet përsëri në ring.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *