ATV

Arsyeja pse mjekët zgjedhin gishtin e katërt për marrjen e gjakut

Written by

in

Kur bëhen analiza të shpejta, si ato kapilare, gjaku zakonisht merret nga ky gisht dhe kjo nuk është rastësi. Sipas shpjegimeve mjekësore, gishti i madh dhe gishti i vogël janë më të lidhur drejtpërdrejt me nyjën e shuplakës së dorës, gjë që rrit rrezikun teorik të përhapjes së një infeksioni drejt dorës.

Për këtë arsye, zakonisht shmanget marrja e gjakut nga gishti i madh dhe ai i vogël, ndërsa preferohen gishtat e tjerë.

Ndërkohë, gishti i katërt konsiderohet më i përshtatshmi pasi në mollëzën e tij ka më pak receptorë të dhimbjes, duke e bërë shpimin më pak të ndjeshëm për pacientin. Po ashtu, ky gisht përdoret më rrallë në aktivitetet e përditshme, çka bën që lëkura të jetë më e hollë.

Si rezultat, plagët e vogla të krijuara gjatë marrjes së gjakut në këtë gisht shërohen më shpejt krahasuar me gishtat e tjerë, bëjnë të ditur burime mjekësore.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *