ATV

Vedat Muriqi po vazhdon shkëlqimin në La Liga-Shënon kundër Rayo Vallecanos

Written by

in

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi edhe njëherë konfirmon formën fantastike që po e kalon me Mallorcan.

Muriqi shënoi në ndeshjen kundër Rayo Vallecanos,takim ky që i takon xhiros së 19-të në La Ligën spanjolle.

Përndryshe Muriqi shënoi golin e barazimit në minutën e 30-të të ndeshjes,ku goditi mjaft mirë pas harkimit të njërit prej bashkëlojtarëve të tij.

Kujtojmë që Vedat Muriqi shënoi golin e 11-të këtë sezon në La Liga në 17 ndeshjet e zhvilluara për Mallorcan në të gjitha garat,ku skuadra ishullore aktualisht po lufton për mbijetesë në La Ligën spanjolle.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *