ATV

Ish mbrojtësi i Inter-it Zinho Vanheudsen i jep fund karrierës në moshën 26 vjeçare

Written by

in

Mbrojtësi belg Zinho Vanheudsen i ka dhënë fund karrierës si futbollist profesionist.

Vanheudsen në një postim në rrjetin social Instagram ka konfirmuar përfundimin e karrierës së tij në moshën 26 vjeçare,dhe atë pas aventurës tek skuadra e ligës së tretë spanjolle Marbella.

Përndryshe belgu ishte një dnër talentët premtues në futbollin evropian ka pasur lëndime të shumta gjatë karrierës,duke ia pamundësuar që ta shfaqte potencialin e tij shkaku i lëndimeve.

Sa i përket karrierës së tij me klube Vanheudsen ka qenë anëtar i gjigantit italian Inter,por nuk arriti që të luante për ekipin e parë teksa u huazua në klube të tjera si Standard Liege, Genoa dhe AZ Alkmaar.

Ndërkohë belgu tentoi të provonte fatin në Spanjë tek ekipi i Marbellas,por lëndimi serioz në gju bëri që t’i jap fund karrierës.

Kujtojmë që Zinho Vanheusden kishte veshur edhe fanellën e Kombëtares së Belgjikës,ku në vitin 2020 debutoi në një miqësore kundër Bregut të Fildishtë.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *