ATV

Manchester United barazon në udhëtim kundër Nottingham Forest

Written by

in

Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 kundër Nottingham Forest,ndeshje kjo në kuadër të xhiros së 10-të në Premierligë.

Në pjesën e parë u shënua vetëm një gol,dhe atë nga Casemiro në minutën e 34-të për epërsinë e Man United në 1:0.

Në pjesën e dytë Nottingham Forest u rikthye në lojë,ku së pari Gibbs White në të 48-tën shënoi për 1:1 e më pas Savona  dy minuta më vonë realizoi për 2:1.

Man United arriti të marrë 1 pikë në fund,ku Diallo shënoi për 2:2 që ishte rezultati përfundimtar.

Man United tani ka 17 pikë,kurse Nottingham Forest tubon 6 pikë.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *