ATV

Tag: Zvicra

  • Pasaporta zvicerane renditet e dyta më e fuqishme në botë në vitin 2025

    Pasaporta zvicerane renditet e dyta më e fuqishme në botë në vitin 2025

    Pasaporta zvicerane është vlerësuar si një nga më të fuqishmet në botë për vitin 2025, duke zënë vendin e dytë në listën globale të pasaportave që ofrojnë lëvizje të lirë për qytetarët e tyre. Me akses pa viza në mbi 190 destinacione në të gjithë globin, përfshirë vende të largëta si Japonia dhe Islanda, kjo pasaportë ofron një shkallë të jashtëzakonshme lirie për udhëtim.

    Kjo klasifikim vjen si rezultat i marrëveshjeve të shumta bilaterale dhe multilateralizmit, që e bëjnë Zvicrën një nga vendet më të hapura dhe më të lidhura globalisht. Qytetarët zviceranë mund të hyjnë në shumicën e vendeve evropiane, Azisë, Amerikës së Veriut dhe Jugut, si dhe shumë destinacione turistike dhe biznesi pa nevojën e vizave paraprake.

    Përveç avantazhit të udhëtimit të lirë, kjo fuqia e pasaportës tregon edhe stabilitetin politik, ekonomik dhe diplomatik të Zvicrës, duke e bërë atë një nga vendet më të preferuara për investime dhe jetesë.

    Ky renditje i pasaportës zvicerane përforcon pozicionin e saj ndërkombëtar dhe tregon se si një dokument i vetëm mund të hapë dyer në të gjithë botën, duke lehtësuar jetën dhe lëvizjen për mbi 8 milionë zviceranë.

  • Kurti takon kandidatë shqiptarë të partive të ndryshme zvicerane për zgjedhje

    Kurti takon kandidatë shqiptarë të partive të ndryshme zvicerane për zgjedhje

    Pas takimit dypalësh me Presidentin e Zvicrës, Alain Berset, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë takuar në ndërtesën e Ambasadës së Kosovës në Bern, kandidatët shqiptarë në zgjedhjet federale 2023.

    Në njoftimin e Qeverisë thuhet se në një bashkëbisedim të hapur, kryeministri Kurti i përgëzoi ata për angazhimin e tyre publik e politik në Zvicër, duke e konsideruar atë si dëshmi të mirëintegrimit të shqiptarëve atje, por edhe si shumë të rëndësishëm për demokracinë.

    “Diskutuan për lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës dhe rolin e potencialin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe mërgatës në fushën e ekonomisë, edukimit dhe shëndetësisë”, thuhet në komunikatë.

    Kryeministri i njoftoi të pranishmit me disa prej zhvillimeve kryesore në vend dhe politikave prioritare të qeverisë, teksa nga kandidatët u njoftua më shumë për temat e tyre elektorale.

    Ai i uroi të gjithë kandidatëve suksese në fushatën zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve.

    Në zgjedhje e 22 tetorit janë 30 kandidatë shqiptarë nga pothuajse secila parti politike që garojnë për ulëse në Këshillin Kombëtar. Ky është numri më i madh i kandidatëve shqiptarë në ndonjë palë zgjedhje.

  • Zvicra e konfirmon heqjen e regjimit të vizave për kosovarët

    Zvicra e konfirmon heqjen e regjimit të vizave për kosovarët

    Sekretariati Shtetëror për Migrim ka konfirmuar se nga 1 janari 2024, shtetasit kosovarë me pasaportë të vlefshme do të mund të hyjnë në Zvicër pa vizë për 90 ditë

    Siç është raportuar tashmë gjerësisht, më 18 prill Parlamenti Evropian ka miratuar heqjen e regjimit të vizave për Kosovën. Kështu, nga viti i ardhshëm, mbajtësit e pasaportës kosovare do të mund të hyjnë në Bashkimin Evropian dhe në zonën Shengen, ku përfshihet edhe Zvicra, dy herë në vit për 90 ditë pa vizë, shkruan SRF.ch.

    Prandaj, të njëjtat rregulla hyrjeje do të zbatohen në të ardhmen edhe për Kosovën, sikur për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, transmeton albinfo.ch.

    Sekretariati Shtetëror për Migrim ka konfirmuar për SRF se nga 1 janari 2024, shtetasit kosovarë me pasaportë të vlefshme do të mund të hyjnë në Zvicër pa vizë për 90 ditë.

    Duke qenë se edhe Zvicra është pjesë e Shengenit dhe për më tepër është “shtëpi” e një komuniteti të madh shtetasish të Kosovës, vendimi më i ri preokupon shtetin helvetik në mënyrë plotësuese. Kështu, krahas përkrahjes së këtij vendimi, duke e quajtur madje të vonuar, nga ana e bashkëkryetarit të SP-së, pati edhe reagime negative, si ai i bashkëkryetares (FDP) së Grupit të Miqësisë Zvicër-Kosovë, në Parlamentin e Zvicrës.

    Ndërsa redaktori për çështje ndërkombëtare i SRF-së, Janis Fahrländer thotë: “Ky është një hap i madh dhe mbi të gjitha një lehtësim i madh për popullin e Kosovës. Deri më tani, kosovarëve u është dashur t’i nënshtrohen një procesi kompleks vizash me tarifa të larta për çdo udhëtim në zonën Shengen, qoftë për biznes apo privatisht. Pastaj ata shpesh presin me javë të tëra për një vizë, pa asnjë garanci se do të kenë sukses. Kjo i bën të pamundura vizitat afatshkurtra, urgjente për shembull për raste si varrimi i të afërmve.

    Gjithashtu, me heqjen e regjimit të vizave, që nga viti 2024, pritet të lehtësohet puna edhe për kompanitë me klientë jashtë vendit.

    Megjithatë, udhëtimi pa viza është vetëm kushtimisht një hap më afër BE-së, pavarësisht nëse kryeministri Albin Kurti e feston këtë si suksesin e tij. Vendi nuk është as kandidat për anëtarësim – dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë negociuar për më shumë se dhjetë vjet. Përderisa pesë shtete të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, nuk ka perspektivë të BE-së për vendin”.

  • Zvicra ndan 2 miliardë dollarë për Ukrainën

    Zvicra ndan 2 miliardë dollarë për Ukrainën

    Zvicra ka thënë se do të shpenzojë 2 miliardë dollarë për të dërguar ndihmë humanitare dhe asistencë për zhvillim të Ukrainës në gjashtë vjetët e ardhshëm.

    Ky vendim është marrë, pas kritikave të Perëndimit ndaj Bernit, që të bëjë më shumë për të mbrojtur veten kundër pushtuesve rusë.

    Qeveria zvicerane ka konfirmuar për ndarje të 2 miliardë dollarëve deri më 2028, përveç 300 milionë dollarëve që tashmë i ka ndarë për këtë, dhe vitin tjetër.

    Rreth 650 milionë dollarë tashmë janë rezervuar për të ndihmuar në rindërtim të Ukrainës.

    Shumë vende e kanë kritikuar Zvicrën edhe pse nuk ka dhënë autorizim për dërgim të armëve të prodhuara nga ajo në fushëbetejën në Ukrainë.

    Mirëpo zviceranët kanë argumentuar se kushtetuta e tyre parasheh neutralitet, dhe ndalon dërgimin e armëve në zona të luftës, siç është ajo në Ukrainë.

    Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

    Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

    Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

    Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/