ATV

Tag: Zveçan

  • Millun Millenkoviqit i vazhdohet paraburgimi edhe për 2 muaj, “Llune” dyshohet për organizim të sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan

    Millun Millenkoviqit i vazhdohet paraburgimi edhe për 2 muaj, “Llune” dyshohet për organizim të sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan

    Gjykata e Prishtinës ia ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muajsh Millun Millenkoviq, i njohur si Llune, që dyshohet për organizim të sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

    Lajmin për portalin ATV-në e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

    “Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit M.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e PSRK-së dhe të pandehurit M.M i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj. Masa e paraburgimit të pandehurit M.M i është vazhduar deri me datë 12.03.2024”, njoftoi Gashi.

    ​Caktohet masa e paraburgimit për Millenkoviqin

     

  • Kështu ishte planifikuar gjithçka nga terroristët serb, detajet e planit i tregon gazetari Jashari

    Kështu ishte planifikuar gjithçka nga terroristët serb, detajet e planit i tregon gazetari Jashari

    Fshati Banjskë në Komunën e Zveçanit është hapur dje për qarkullim, pas përleshjes së armatosur që ndodhi atje të dielën, më 24 shtator, mes Policisë së Kosovës dhe një grupi të armatosur, terrorist serb, me ç’rast mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe dy pjesëtarë tjerë mbetën të lënduar. 

    Mirëpo, pesë ditë pas këtyre ngjarjeve, situata në veri të Kosovës po raportohet e qetë, ani pse, gjurmë të shumta kanë mbetur pas në këtë fshat. Ishte pikërisht Manastiri Ortodoks i Banjskës dhe objektet përreth tij, që u përdor si vendstrehim nga grupi terrorist, pasi vranë policin Bunjaku.

    Autoritetet e Kosovës kanë thënë se nënkryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – Millan Radoiçiq i ka organizuar sulmet dhe ka qenë pjesë e tyre. Ato madje e kanë publikuar një pamje me dronë, dhe aty pretendohet se shihet Radoiçiq i armatosur, në mesin e një grupi burrash, po ashtu me armë në duar dhe të veshur me uniforma, i cili po ashtu kërkohet nga autoritetet e Kosovës, për disa vepra penale.

    Gazetari i ATV-së Fatlum Jashari në një lidhje direkte për emisionin “A LIVE”, ka treguar detajet e planit të këtij sulmi./atvlive.tv/

    Raportimin e plotë të gazetarit Jashari e gjeni në videon e mëposhtme:

     

  • Granata dore e zollë, detaje nga sulmi në veri ku mbeti i vrarë një polic

    Granata dore e zollë, detaje nga sulmi në veri ku mbeti i vrarë një polic

    Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e diel) është vrarë një polic i Kosovës, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Lajmi është dhënë nga kryeministri Albin Kurti përmes rrjeteve sociale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Leposaviqit ku është sulmuar patrulla policore. Policia ka dhënë detaje se si ka ndodhur ngjarja.

    Sipas kronologjisë, ngjarja ka rrjedhur kështu: Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion, pa targa, dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhej, pasi e njëjta ishte bllokuar.

    Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë.

    Njësitet policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

    Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

    Policia njofton se të gjitha njësitë policore relevante sipas profileve janë aktivizuar në teren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupe të organizuara dhe të armatosura.

    “Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente dhe organet e drejtësisë, po ndërmerr veprimet e saja me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së kryerësve të sulmeve ndaj zyrtarëve policor”, thotë policia.

  • Sulmohet me gurë ekipi i ATV-së

    Sulmohet me gurë ekipi i ATV-së

    Në Zveçan para rreth një ore është sulmuar me gurë nga serbët protestues edhe një ekip i ATV-së.

    Protestuesit kanë goditur me gurë e gjësende të forta gazetarin, kameramanin e shoferin e ATV-së, ndërsa kanë demoluar edhe veturën.

    E gjithë ngjarja ka ndodhur derisa në Mitrovicë të Veriut, Policia ka nisur aksionin për arrestimin e Milun Milenkoviq.

    Kolegu Fatlum Jashari, nëpërmjet telefoni ka informuar se ekipi e ATV-së, i cili ishte në terren në Zveçan, është sulmuar menjëherë pasi protestuesit serb lokal kanë kuptuar se në Mitrovicë të Veriut është arrestuar një serb.

    Jashari ka treguar se është dashtë ndërhyrja e KFOR-it dhe EULEX-it për t’i ofruar siguri ekipit të ATV-së dhe largim të sigurt të tyre nga vendi i ngjarjes./ATVLIVE.TV/

     

     

  • Aksident trafiku në Zveçan, vdes një person

    Aksident trafiku në Zveçan, vdes një person

    Policia e Kosovës njoftoi se një shtetas i Serbisë, ka vdekur si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Rudare të Zveçanit.

    “Fsh. Rudare, Zveçan 20.04.2023-19:35. I dyshuari mashkull shtetas (serb) i Serbisë, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull boshnjak-shtetas i Serbisë. Si pasojë e aksidentit, i dyshuari ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa viktima ka pësuar lëndime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Tutje, Policia njoftoi se vdekjen e të dyshuarit e ka konstatuar mjeku kujdestar në spitalin në Mitrovicë-Veri, ndërsa, viktima është dërguar për tretman mjekësor në të njëjtin spital.

    Ndërkohë, lidhur me këtë rast Prokurori ka vendosur që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion, por ka qenë refuzimi i familjarëve për ta dërguar në IML dhe i njëjti u është dorëzuar familjarëve./atvlive.tv/