ATV

Tag: Zgjim Hyseni

  • Hyseni: Refuzimi i ekipit menaxhues u bë vonë

    Hyseni: Refuzimi i ekipit menaxhues u bë vonë

    Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni, në një intervistë për emisionin A23 në ATV, tha se refuzimi i ekipit menaxhues nga kryeministri Kurti u bë pasi ky ekip e ka kryer punën e tij.

    “Nëse ia shohim kushtet Kurtit, mundemi me e pa sa i vlen edhe ky refuzimi, sepse edhe ky ekipi menaxhues ka qenë qe dy vjet aty. Ky e ka shkarkuar ekipin menaxhues në fakt pasi që ai e ka kry punën. Sipas marrëveshjes së vitit 2015, ai ka pasë me funksionu vetëm deri sa e dorëzon propozimin në Bruksel. Tash prej kësaj kronologjie mundemi se sa ka me i vlejt refuzimi”, tha Hyseni. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Hyseni: Asociacioni nuk ofron barazi, por privilegje

    Hyseni: Asociacioni nuk ofron barazi, por privilegje

    Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni, në një intervistë për emisionin A23 në ATV, tha se Asociacioni nuk ofron barazi për komunitetet, por ofron privilegje për një komunitet të caktuar.

    “Ndoshta duhet me i pa elementet e përbashkëta të këtyre problemeve, mundem me pasë edhe emërues të përbashkët dhe ky emërues i përbashkët mundet me qenë barazia. Asociacioni është segregim, nuk ofron barazi, ofron të drejta, privilegje, varësisht prej se çfarë identiteti ke”, tha Hyseni.

    Ai akuzoi qeverinë se e ka dhënë Asociacionin dhe nuk ka marrë asgjë në këmbim.

    “Fillimisht na thanë, ne japim diçka nëse na japin njohjen, pastaj u kuptua që njohje nuk ka. Thanë ka me pasë njohje të pesë vendeve mosnjohëse të BE-së. As ato nuk janë. Eventualisht po flitet në qarqe që mundet me qenë njohja prej Greqisë. Nëse ju mund të thoni që duhet me e jepë Asociacionin me e nda Kosovën në baza etnike, edhe me i armiqësua popujt sepse Asociacioni nuk po bëhet për me e rritë bashkëjetesën, por ka me e rritë urrejtjen dhe ka me e rritë nacionalizmin. Krejt këtë me e ba në fund për çka, për një njohje prej Greqisë. Pyetja është çka po marrim”, theksoi Hyseni./atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Hyseni: Modeli kroat i Kurtit është vetëm për elektoratin e vet

    Hyseni: Modeli kroat i Kurtit është vetëm për elektoratin e vet

    Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni, në një intervistë për emisionin A23 në ATV, tha se modeli kroat i Asociacionit është vetëm për opinionin publik në Kosovë.

    Sipas tij, Kroacia e kishte bërë rregullimin e statutit të pakicës serbe pasi kishte përmbyllur procesin e sovranitetit, ndërsa Kosova është një proces krejt tjetër.

    “Modeli kroat është për opinionin publik në Kosovë. Kroaica kur e ka bërë atë lloj rregullimi për pakicat kombëtare për serbët, e ka bërë sepse ka dashur vetë, jo pse ia ka kërkuar Serbia e as pse ia ka kërkuar bashkësia ndërkombëtare. Çka ka bërë Kroaica, është pas përmbylljes së sovranitetit, pasi që janë marrë vesh me Serbinë. Ne jemi në një proces krejt tjetër. E modeli kroat është më shumë model për elektoratin e vet, aq vlen modeli kroat”, tha Hyseni. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë: