Analisti Xhevdet Pozhari, në emisionin CONTEXT në ATV, duke folur për marrëdhëniet Shqipëri -Kosovë, tha se neutraliteti që ka tregu kryeministri Rama pas agresionit të Serbisë në veri, nuk ka shërby aspak për të mirën e Kosovës.
“Në bindjen time, neutraliteti që është mundur me e tregu Edi Rama në rastin e elektrizimit të marrëdhënieve pas agresionit të Serbisë, nuk mënoj se i ka shërby për të mirë apo si kontribut, sepse nuk ke nevoje me u tregu aq neutral dhe me folë me gjuhën e një presidenti të një shteti të Indonezisë apo ku di çka”, tha Pozhari. /atvlive.tv
Analisti, Xhevdet Pozhari, ka paralajmëruar një “fund të trishtë” për kryekriminelin serb, Milan Radojçiq, i cili u lirua nga paraburgimi në Serbi.
Në një postim në Facebook, ai thotë se Radojçiq mund të vritet në formë mafioze, e të njëjtin më pastaj ta “vajtojë” presidenti serb, Aleksander Vuçiq, duke e konsideruar “hero”.
Postimi i plotë:
E paskan liru Radoiçiçin. Nuk ka hesap Vuçiqi me rreziku me ja nxjerrë të palarat. Atij i duhet heshtja.
Dimri afër. Shtohet numri i aksidenteve! Edhe Radoiçiçit mund t’i dështojnë frenat. Dhe, më pas Vuçiqi të del ta “vajtojë” – vdiq heroi ynë!
Konsulent politik, Xhevdet Pozhari, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se me këtë qeverisje, Kosova ka përfaqësim më denjitoz në tavolinë e dialogut.
“Ne, në këtë qeverisje kemi një përfaqësim dinjitoz të Kosovës në tavolinë e dialogut. Kemi skenarë të cilat diskutohen mjaft edhe në opinionin tonë, megjithatë është një vullnet politik që çohet qartë se shtrohet pyetja konkrete çfarë dhe kur e përfiton atë Kosova?”, tha Pozhari.
Ai tha se më parë janë bërë kompromise në emër të stabilitetit, në emër të integrimeve evropiane, avancimit në strukturat euroatantike, por kjo sipas tij, është dukur shumë e largët.
“Ndonjëherë ka tingëllu në kohë fushatash si diçka e afërt nga pushtetet e kaluara, megjithatë në fund kemi konkluduar në marrëveshje të cilat nuk kanë gjetur gjithmonë zbatimin më të mirë në terren, veçanërisht në atë që njihet si problem i Veriut”, tha Pozhari. /atvlive.tv
Analisti Xhevdet Pozhari, ditë më parë ishte në Mekë për të kryer haxhin.
Ai në emisionin STUDIO A në ATV, ka treguar një ngjarje të pazakontë që i kishte ndodhur derisa po kryente haxhin në Qabe, ku kishte humbur kontaktin me grupin me të cilin kishte shkuar në atje.
“Ditën e parë humba unë. U ndava nga grupi. Ndodhi dhe e keqja ishte se nuk e kisha as kuletën me veti e asgjë se ishim në grup. Kur ë bëmë ‘tavafin’ e parë, dolëm prej Mekës, unë u shkëputa prej grupit sepse ishte tollovi e madhe dhe kado që dilja m’u dukej njëjtë sepse edhe vendet ne Qabe janë të njëjta. Deri sa ne më pas mësuam se cilat janë dallimet, por s’kisha as kartë identiteti e as asgjë, por shqiptari po gjindke edhe në aso situata”, rrëfeu Pozhari. /atvlive.tv
Analisti Xhevdet Pozhari, në emisionin CONTEXT në ATV, duke komentuar procesin e zgjedhjeve të kryetarëve në komunat në veri të Kosovës, tha se ky proces është garantuar nga faktori ndërkombëtarë, ndërsa tani janë ndërruar fjalët.
Sipas tij, dikush e ka prerë në besë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Ky proces është garantuar nga faktori ndërkombëtarë. Ky proces është përkrahur dhe u është bërë thirrje atje grupeve kriminale që të mos pengohen kryetarët t’i ushtrojnë detyrat e tyre zyrtare. Iu është dhënë afat. Tash kanë ndërruar fjalët. Dikush e ka prerë Albin Kurtin në besë, jo e kundërta”, tha Pozhari. /atvlive.tv
Analisti Xhevdet Pozhari, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se me deklaratën që bëri se ua ka prezantu partnerëve ndërkombëtar draft-statutin për Asociacionin, Edi Rama ka tejkaluar kompetencat që i përkasin kryeministrit të Shqipërisë.
“Zotri Rama ka qenë vazhdimisht i Përfshirë në procesin e dialogut dhe gjithmonë e ka pasur atë argumentimin se mundohet të jetë një palë që do të ndihmojë, por në momentin kur hidhet një hap si ai që e mbajti fjalën publike ku thotë se ‘kemi prezentu tashmë një draft-status për Asociacionin’, mendoj se i ka tejkaluar kompetencat që i përkasin kryeministrit të Shqipërisë. Për më tepër më ra në sy kur u shpreh se përmbajtja e tij do të jetë koefidnenciale, nuk pat diçka që sonte ne mund të flasim”, tha Pozhari. /atvlive.tv
Analisti politik, Xhevdet Pozhari, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se askush më shumë se kryeministri Kurti nuk ka qenë i zëshëm kundër Asociacionit sa ka qenë në opozitë.
Sipas tij, sot opozita, pos që duhet të zbatohen marrëveshjet, nuk ka ndonjë argument tjetër kundër kryeministrit Kurti.
“Kurti ka ardhur si derivat i një vullneti qytetar dhe besoj që të gjithë e dimë që veprimet e tij kundër Asociacionit kanë qenë aq të zëshme dhe publike sa nuk mund t’i thotë askush që ‘ti na mashtrove ngaqë ne nuk e dinim që ti je kundër Asociacionit’. Askush s’mund të thotë sot Kurti, që e kam pas të paqartë se çfarë qëndrime ka ai ndaj atyre marrëveshjeve. Këtë e them jo për ta amnistu Kurtin, sepse është biografia e tij, janë qëndrimet e tij publike dhe kushdo mund t’i komentojë dhe interpretojë si të dojë, mirëpo në atë kohë bëhej presion kur ishte koha që të mos nënshkruheshin këto marrëveshje, veçanërisht Asociacioni, për të mos u bërë kompromisi siç e quante Vetëvendosja apo koncesioni ndaj Serbisë, ndërsa sot opozita nuk ka ndonjë argument me çka do t’i kundërvihej Kurtit, përveç se thotë që ‘ne duhet t’i zbatojmë ato marrëveshje’”, tha Pozhari.
Ai tha se sa i përket legjitimitetit të kryetarëve të komunave, poashtu edhe procesit zgjedhor, Qeveria ka qenë plotësisht në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.
“Nga që zgjedhjet janë shtyrë, si afat në dakordim me partnerët ndërkombëtarë u është bërë thirrje në vazhdimësi serbëve që të marrin pjesë në zgjedhje. Ata gjithmonë kanë kushtëzua, siç kanë kushtëzua që të mos kthehen edhe në të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur deri tash. Edhe në këtë drejtim, mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri, përderisa e kemi diskutu që se me aq vota sa kanë fitu kryetarët edhe derisa nuk përfaqësojnë tërësisht në plotni legjitimitetin qytetar, do duhet të diskutohej kjo çështje. Edhe Kurti vetë e ka pranu që ata nuk janë kryetar me fuqi të plotë vendimmarrëse dhe në këtë pjesë nuk shoh telashe, pra më tepër ndonjë herë kam përshtypjen që bëhet zhurmë për t’ju dhënë nuanca të cilat mund të jenë edhe më të paqëndrueshme për thelbin për çka diskutohet. Unë e shoh në këto dy pika, në tërësi Qeverinë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë”, tha Pozhari. /atvlive.tv
Analisti politik, Xhevdet Pozhari, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se opozita nuk ka ndonjë argument që do të mund t’i kundërvihej Albin Kurtit, përpos se “Kosova duhet t’i zbatojë marrëveshjet”.
“Askush s’mund të thotë sot Kurti, që e kam pas të paqartë se çfarë qëndrime ka ai ndaj atyre marrëveshjeve. Këtë e them jo për ta amnistu Kurtin, sepse është biografia e tij, janë qëndrimet e tij publike dhe kushdo mund t’i komentojë dhe interpretojë si të dojë, mirëpo në atë kohë bëhej presion kur ishte koha që të mos nënshkruheshin këto marrëveshje, veçanërisht Asociacioni, për të mos u bërë kompromisi siç e quante Vetëvendosja apo koncesioni ndaj Serbisë, ndërsa sot opozita nuk ka ndonjë argument me çka do t’i kundërvihej Kurtit, përveç se thotë që ‘ne duhet t’i zbatojmë ato marrëveshje’”, tha Pozhari.
Ai thotë se në këtë situatë kur Kurti është lojtari kryesor, opozita është fragjile.
“Në të kaluarën nuk është se nuk ka pasur rezistencë, ne e dimë që kanë rënë qeveri edhe shkaku i dialogut. Ka pasur siguresë brenda asaj qeverie, sepse njëri partner, në një mesnatë dilte dhe fillonte atë lojën për prishjen e partneritetit. Tash kemi një pushtet, i cili e ka dominancën e votave dhe rrjedhimisht ka një vullnet politik që mund ta çojë një agjendë më tutje. Për disa mund të jetë jo mënyra e duhur, e gabuar për disa mund të jetë pikërisht ajo që unë e dëgjoj shpesh në komunikim që të zgjidhet një çështje njëherë e përgjithmonë, sepse s’mund të zgjatet pafundësisht”, tha Pozhari. /atvlive.tv
Analisti Xhevdet Pozhari, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Ata që i kanë bërë kompromise Serbisë, ata na kanë sjellë në këtë situatë, pasi që sipas tij, nënshkrimi i Asociacionit ka qenë kompromisi më i madh, më i dhimbshëm ndaj Serbisë dhe e ka vënë në pikëpyetje funksionalitetin e shtetit.
“Asociacioni ka qenë kompromisi më i madh ndaj Serbisë. Nënshkrimi i Asociacionit ka qenë kompromisi më i madh, më i dhimbshëm ndaj Serbisë që ty ta ka dhënë në pikëpyetje funksionalitetin e shtetit. A si dini cili është argumenti? Që po e lëmë anash që ka gjuajt gaz Vetëvendosja dhe që ka qenë kundër. Sikur të kish qenë Asociacioni diçka e dobishme, s’do t’i vinte rendi që zotri Kurti ta nënshkruante, do të kryhej ajo procedurë më herët. Pse nuk e themeluan e asnjëherë nuk e iniciuan ata që ishin më herët, sepse e dinin shumë qartë se çfarë kanë bërë. Është tjetër ajo çfarë vinë e shesin pallavra këtu në studio tash të pensionuar edhe thonë se ajo ka qenë gjëja më e mirë që ka mundur me i ndodh Kosovës”, tha Pozhari. /atvlive.tv
Ngjarjet e fundit në veri të vendit dhe reagimi i sotëm i ambasadorit amerikan Jeffery Hovenier, për përjashtimin e Kosovës nga pjesëmarrja në stërvitjet “Defender Europe 2023”, në emisionin CONTEXT në ATV, shkaktoi përplasje mes analistëve Bekim Kabashi dhe Xhevdet Pozhari.
“Kërkesa eksplicite e ambasadorit amerikan ka qenë që ata kryetarë të mos udhëheqin nga objektet e komunave”, i tha Kabashi – Pozharit.
“Bekim, tregom kush duhet me shku në qato ndërtesa dhe pse mbahen zgjedhjet e lira”, pyeti Pozhari. /atvlive.tv