ATV

Tag: Xhavit Haliti

  • Haliti flet nga Asambleja e NATO-s: U dënua vrasja e policit dhe plagosja e ushtarëve të KFOR-it

    Haliti flet nga Asambleja e NATO-s: U dënua vrasja e policit dhe plagosja e ushtarëve të KFOR-it

    Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, po merr pjesë në sesionin e 69-të të vjetorit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Fokusi kryesor i këtij takimi ka qenë situata në Ukrainë dhe gjendja në Kosovë, duke përfshirë vrasjen e policit dhe plagosjen e ushtarëve të KFOR-it.

    Mesazhi ishte se NATO do të vazhdojë të jetë neutrale, në përputhje me kompetencat që rrjedhin nga Rezoluta 1244, ndërsa ndërmjetësi kryesor do të vazhdojë të jetë BE-ja. Kurse ish-ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, tashmë kryetare e delegacionit shqiptar në AP të NATO-s, zonja Mimi Kodheli, shprehu shqetësimin e Shqipërisë për situatën në veri, me theks të veçantë për vrasjen e policit të Kosovës dhe plagosjen e KFOR-it. ushtarët. Të njëjtën çështje e ka ngritur edhe delegacioni i Kroacisë në AP të NATO-s.

    Shqetësimi u shpreh edhe për aktet terroriste kundër Izraelit dhe u tregua një solidaritet gjithëpërfshirës me popullin izraelit.

    Pas diskutimeve në komisione, në seancën e sotme folës kryesorë ishin: Kryetari i AP-së së NATO-s, Kryetari i Parlamentit të Danimarkës, Kryeministri i Danimarkës, Presidenti Zelenski (ju drejtua të pranishmëve përmes video-konferencës), njëjtë pjesëmarrësve iu drejtua kryetari i parlamentit të Ukrainës, ndërsa folësi i fundit në seancën e mëngjesit ishte zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s.

  • “SHBA ka 3 karta për Kosovën”- Ja cilat janë ato sipas Xhavit Halitit

    “SHBA ka 3 karta për Kosovën”- Ja cilat janë ato sipas Xhavit Halitit

    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti mbrëmë në emisionin CONTEXT në ATV, tha se SHBA i ka tri karta për veriu dhe varet nga Kosova se cilën kartë do ta përdorin ata.

    Këto komente Haliti i bëri kur u pyet se a ekziston rreziku që veriu të rikthehet nën administrim të UN-it siç ka qenë edhe më herët se 2008-ta.

    “Me qenë se nuk është zbaruar marrëveshja dhe nuk ka fillu të zbatohet, me qenë se janë deklaruar të dytë edhe Vuçiq edhe zotri Kurti që ‘ne nuk e zbatojmë marrëveshjen’, sepse të dytë i kanë kushtet e veta, njëri thotë të bëhet asociacioni e tjetri thotë të zbatohet marrëveshja në tërësi. Unë po besoj se asnjëri nuk e kanë pasur bash përnime, të dytë e kanë pasur me hile ndaj njëri-tjetrit. Tani jemi në një situatë kur rreziku është ky që po thoni ju, sepse ata kanë tri karta: Karta e parë ka qenë Asociacioni, karta e dytë është autonomia dhe karta e tretë është shkëputja”, tha Haliti.

    Ai tha se nëse nuk qetësohet situata në veri, është e mundur që të kthehet administrimi i përkohshëm ndërkombëtar deri sa të qetësohet situata.

    “Tani nëse vendoset administrim ndërkombëtar që është e mundshme, sepse këta nëse nuk qetësohen, njerëzit, ata që i mbështesin institucionet e Kosovës ose kryetarët e komunave dhe policia, dhe ata përpiqen me e luajt rolin e vet, atëherë mund të vendoset kjo, administrim i përkohshëm derisa të qetësohet situata sepse nuk e besoj që do të vendoset për disa vjet një administrim ku me ditë se çfarë”, tha Haliti. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • “Dikush është baba këtu”- Për kë e ka fjalën Xhavit Haliti?

    “Dikush është baba këtu”- Për kë e ka fjalën Xhavit Haliti?

    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti mbrëmë në emisionin CONTEXT në ATV, duke veprimet e Qeverisë veri të vendit, tha nuk mund të ndërmerret një veprim i tillë pa koordinim me Amerikën.

    Ai vlerësoi vendosjen e flamurit në objektet e komunave në veri, mirëpo tha se kur të vendoset flamuri, nuk bën më të hiqet.

    “Flamurin kur ta qitsh, nuk duhet me e hjek dhe krejt kjo për me e përmbledh është mosmarrëveshjet, ose jo gatishmëria për t’u sqaru dhe për të marrë miratimin e amerikanëve. Nuk mundesh me e ndërmarrë një veprim të tillë, pa e njoftu një shtet, për shembull. Amerikën a këto shtetet e mëdha evropiane të NATO-s që janë këtu”, u shpreh Haliti.

    Ai tha se “ne po mendojmë se jemi të pavarur”, por sipas tij, asnjë shtet Evropës nuk është i pavarur.

    “Ti i ke më shumë se 50 ose dikush më tha 80 për qind e italianëve janë kundër dërgimit të armatimit në Ukrainë. A ka ndonjë iniciativë shtetërore që mos me dërgu. Dikush është baba në këtë, po do me hy në valle, ai që e udhëheqë vallen është një, nuk munden shumë me qenë”, tha Haliti. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Haliti: S’ka më luftë. Lufta për Kosovën ka përfunduar

    Haliti: S’ka më luftë. Lufta për Kosovën ka përfunduar

    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se nuk do të ketë më luftë, por beteja për Kosovën tani ëhstë qysh me i rregullu raportet me Serbinë dhe qysh me hy në BE.

    “Unë dua të ju them juve dhe të gjithë ata që dojnë me dëgju dhe janë realist, s’ka më luftë. Ka përfunduar lufta për Kosovën. S’janë më luftë. U kry lufta në Kosovë. Tash beteja është qysh me i rregullu raportet me Serbinë dhe qysh me hy në BE”, tha Haliti.

    Ai tha se beson që marrëveshja mes këtyre dy vendeve, nuk do ta kënaqë asnjërën palë.

    “Tani beteja si dhe qysh do të përfundojë marrëveshja, a do të kënaqemi ne a Serbia, apo nuk do të kënaqemi asnjëra, unë besoj se asnjëra nuk do të kënaqen, por do të jetë një marrëveshje, e cila në proces, do t’i ndihmojë të dyja palët”, tha Haliti. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Haliti: S’jam zonja Meri, por nëse Vuçiqit i duket vetja i fuqishëm për luftë e shohim kush fiton

    Haliti: S’jam zonja Meri, por nëse Vuçiqit i duket vetja i fuqishëm për luftë e shohim kush fiton

    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka komentuar deklaratën e fundit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ku tha se nuk do t’i zbatojë të gjitha pikat e marrëveshjes së dakorduar në Ohër.

    Haliti në një prononcim për Blic thotë se palët do të kenë presion për t’i zbatuar të gjitha pikat.

    “Palët janë dakorduar për marrëveshje dhe kush nuk e zbaton marrëveshjen sipas asaj që është diskutuar në Ohër, do të ketë presion që ta zbatojë. Ndërsa, cilët nga pikat i sheh problematike për t’i zbatuar, unë nuk jam zonja Meri që ta di se çfarë ata mendojnë”, thotë Haliti.

    Haliti thotë se Vuçiq po përpiqet ta paraqes veten para opinionit të brendshëm që është nën presion.

    “Presidenti Vuçiq do të përpiqet të eskivojë duke e paraqit veten para opinionit të vet të brendshëm që është nën presion duke thënë se nuk pata çare pa e miratu, sepse kostoja për Serbinë është shumë e lartë”, thotë Haliti.

    Haliti theksoi se asnjëra palë nuk mund t’i ikë kësaj marrëveshjeje.

    “Ata janë zotuar për marrëveshje në prezencë të BE-së dhe SHBA-ve, asnjëra palë nuk mund t’i ikë kësaj çështjeje. Nëse Vuçiq e llogarit veten të fuqishëm për të filluar një luftë të re në Ballkan, atëherë do ta shohim se kush do të jetë fitimtari”, tha Haliti

    Kujtojmë se, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do ta zbatojë totalisht marrëveshjen e arritur së fundmi me Kosovën.

    Vuçiq i tha televizionit publik serb se disa pika nuk do të zbatohen nga ana e Serbisë. Deklaratën e tij e ka cituar Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, duke thënë se Perëndimi tani duhet t’i vë sanksione Serbisë.

    “Ne do t’i zbatojmë disa pjesë (të marrëveshjes), ndërsa të tjerat jo. E kam bërë të qartë se çka nuk do të zbatoj”, ka thënë Vuçiq.

    Vela tha se kjo është “një kontradiktë e qartë” me atë për të cilën ka pasur marrëveshje si dhe me qëndrimin e Bashkimit Europian.

    “Sanksionet duhet të pasojnë!”, ka shkruar Vela në Twitter.