ATV

Tag: Will Smith

  • Will Smith dhe Jada Pinkett shokojnë publikun me ribashkimin e tyre të parë publik!

    Will Smith dhe Jada Pinkett shokojnë publikun me ribashkimin e tyre të parë publik!

    Duo-ja shumë kontraverse e Hollywood-it është rikthyer në qendër të vëmendjes!

    Will Smith dhe Jada Pinkett Smith u panë së bashku publikisht për herë të parë pas një kohe të gjatë, duke shënuar një paraqitje të rrallë që paparacët dhe fansat kapën me foto me shpejtësi të paparë.

    Pasi çifti, i cili u nda në mënyrë të qetë disa vite më parë, por vazhdon të ndajë lidhje të forta familjare, u shfaq në Paris “Fashion Week 2026” për të mbështetur djalin e tyre, Jaden Smith, i cili prezantoi koleksionin e tij të parë të veshjeve për meshkuj si drejtor kreativ për Christian Louboutin. Të dy, Will dhe Jada, dukeshin stylish dhe të koordinuar, Will me një pallto të zezë, të veçantë e elegante dhe syze dielli kurse Jada me një pallto “të guximshme” prej lëkure dhe pantallona lëkure, duke treguar se edhe pas vitesh ndarje, ata ende bëjnë bujë kur dalin bashkë.

    Kjo paraqitje dallon sepse është dalja e tyre e parë e madhe në publik pas shumë muajsh, që nga hera e fundit kur u panë së bashku në fund të vitit 2025 gjatë një drekë të rrallë në Kaliforni, paraqitja e tyre e parë e fotografuar pas thuajse një viti.

    Edhe pse çifti i martuar që nga viti 1997, zbuloi në 2023 se po jetonin jetën e tyre të ndarë që nga viti 2016, ata kanë theksuar vazhdimisht se ende ndajnë një lidhje të fortë dhe dashuri të thellë për njëri-tjetrin. Ata janë parë së bashku në ngjarje familjare, duke përfshirë premierat e filmave dhe festimet e ditëlindjeve, duke treguar se marrëdhënia e tyre, edhe pse “e evoluar”, nuk është zhdukur.

    Për shumë fansa, të shohësh Will dhe Jada të ndajnë sërish skenën, veçanërisht në një ngjarje të madhe si “Paris Fashion Week”, është një kujtesë se marrëdhëniet në Hollywood nuk ndjekin gjithmonë skenarët e zakonshme. Dhe me të dy yjet që vazhdojnë të lulëzojnë në karrierat e tyre krijuese duke ruajtur lidhjen familjare, kjo dalje mund të jetë vetëm fillimi i më shumë paraqitjeve së bashku në të ardhmen.

  • JADA PINKETT SMITH AKUZOHET PËR KËRCËNIM ME VRASJE NDAJ MIKUT TË BURRIT TË SAJ

    JADA PINKETT SMITH AKUZOHET PËR KËRCËNIM ME VRASJE NDAJ MIKUT TË BURRIT TË SAJ

    Një padi e re e paraqitur nga muzikanti dhe se fundmi me podcast të tij, Bilaal Salam i cili përshkruhet si ish-miku i Will Smith, burrit të të akuzuarës, ka shkaktuar polemikë, duke pretenduar se Jada Pinkett Smith i ka thënë se “do të përfundonte me plumb.”

    Pretendimi ndodhet vetëm në dokumentet gjyqësore dhe mbetet i paprovuar, pa asnjë provë audio apo video.

    Analistët ligjorë theksojnë se deklaratat e tilla në paditë civile janë pretendime, jo fakte të vërtetuara. Familja Smith ende nuk ka reaguar publikisht.

    Dokumentet u përhapën me shpejtësi online, duke ndezur debate mes fansave dhe kritikëve, ndërsa Hollywood-i pret të shohë nëse Jada ose Will do t’i përgjigjen akuzës në ditët në vijim.