ATV

Tag: Trafiku Urban

  • Prej sot, bileta e autobusit me Trafikun Urban mund të blihet përmes SMS

    Prej sot, bileta e autobusit me Trafikun Urban mund të blihet përmes SMS

    Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka njoftuar se nga sot (e hënë) bileta e autobusit në Trafikun Urban mund të blihet me SMS.

    “Shumë e lumtur të ndaj me ju lajmin se e kemi arritë një tjetër synim drejt digjitalizimit të shërbimeve për qytetarë. Bashkë me Burimin, Ilirikun dhe Gentin, vendosëm një hap para në reformën e transportit publik. Ky është vetëm fillimi!”, ka shkruar Sahatçiu.

    “Lehtë e shpejtë! Siç e kemi paralajmëruar, për herë të parë, qytetarët e Kryeqyteti Prishtina mund të blejnë biletën një drejtimëshe dhe biletën ditore në linjat 1, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C si dhe biletën për vajtje ardhje në aeroport, duke dërguar SMS përmes operatorëve IPKO dhe Vala”, ka njoftuar ajo.

    Për të blerë biletën, udhëtarët e Trafikut Urban duhet të dërgojnë SMS në:

    Dërgo SMS në 55990 për biletën një drejtim

    Dërgo SMS në 55991 për biletën ditore

    Dërgo SMS në 55992 për biletën për aeroport

    Së shpejti me biletat javore dhe mujore dhe risi të tjera!

  • ​Biletat ditore, Rama: 10 mijë udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e trafikut urban

    ​Biletat ditore, Rama: 10 mijë udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e trafikut urban

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se 10 mijë udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e Trafikut Urban, pas vendimit për bileta ditore.

    Në janar të këtij viti, Komuna e Prishtinës kishte vendosur që të vendosë në përdorim biletat ditore, me çmim prej 80 cent, të cilat mund të shfrytëzohen për 24 orë në të gjitha linjat e trafikut urban.

    Ndërsa bileta njëdrejtimëshe në autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë kushton 50 cent.

    Rama gjithashtu ka shkruar se shumë shpejtë do të shtohen edhe 30 autobusë të rinj, gjashtë prej të cilëve do të jenë elektrik.

    “Superlajm! 10.000 udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e “Trafiku Urban”, si rezultat i vendimit të marrë në muajin janar të këtij viti për përdorimin e biletës ditore. Shumë shpejt flotës së Trafikut Urban do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, 6 prej të cilëve do të jenë elektrik. Kjo do të përmirësojë tutje shërbimet e ofruara për qytetarët”, ka shkruar Rama.

  • Trafiku Urban me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

    Trafiku Urban me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

    Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët se nesër dhe pasnesër do të ketë ndryshim të përkohshëm të qarkullimit për linjat Nr.1A dhe Nr.7C, meqë do të zhvillohen punime në rrugën “Ukshin Hoti”.

    Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Trafiku Uban ka bërë me dije se qarkullimi i këtyre linjave do të realizohet përmes Bulevardit “Bill Klinton”.

    “Në bazë të vendimit të Komunës së Prishtinës të datës 03.05.2023, se Ndërmarrja Publike “Termokos” me datë 13.05.2023 dhe 14.05.2023 do të zhvilloj punime në rrugën “Ukshin Hoti”. Trafiku Urban njofton qytetarët se do të ketë ndryshim të përkohshëm për linjat Nr. 1A dhe Nr. 7C. Qarkullimi i këtyre linjave do të realizohet përmes Bulevardit “Bill Klinton””, thuhet në njoftim.

  • Prej sot e deri më 10 maj, Trafiku Urban ndryshon rrjedhën e qarkullimit

    Prej sot e deri më 10 maj, Trafiku Urban ndryshon rrjedhën e qarkullimit

    Ndërmarrja e kryeqytetit ‘Trafiku Urban’ ka bërë të ditur se me rastin e mbylljes së sheshit ‘Xhorxh Bush’ për qarkullim të makinave për shkak të organizmit të panairit turistik “Max Fest 2023”, do ndryshojë edhe rrjedha e qarkullimit nga data 4 deri më 10 maj.

    “Duke u bazuar në njoftimin e Komunës së Prishtinës se nga data 04 Maj deri më 10 Maj 2023, për shkak të mbajtjes së panairit promocion turistik Max Fest 2023 do të ndalohet qarkullimi i transportit publik dhe automjeteve Taxi në sheshin “Xhorxh Bush”.

    Rrjedha e qarkullimit të autobusëve në linjat 1, 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojnë nga sheshi “Xhorxh Bush” në drejtim të Bulevardit “Bill Kllinton” dhe rrugës “Robert Doll” sipas sqarimeve të poshtë shënuara-“, thuhet në njoftim.