ATV

Tag: the weeknd

  • “Grammy Awards 2026” – Kush dolën të kënaqur e kush jo nga nata më e madhe e muzikës? 

    “Grammy Awards 2026” – Kush dolën të kënaqur e kush jo nga nata më e madhe e muzikës? 

    “Grammy Awards” 2026, i 68-ti me radhë, solli gjithçka që fansat duan duke nisur nga performanca të paharrueshme, fitore historike, momente që të lënë pa fjalë dhe dramë, me videoklipe e me këngë të mrekullueshme.

    Të mbajtura në Los Angeles dhe të prezantuara nga Trevor Noah, që sipas disa zërave mund të ketë qenë hera e tij e fundit si moderator i Grammy-ve, nata u kthye në një shpërthim surprizash nga fillimi deri në fund.

    Historia u shkrua kur Bad Bunny fitoi çmimin më të madh të mbrëmjes, “Albumi i Vitit”, me “Debí Tirar Más Fotos” duke u bërë albumi i parë në gjuhën spanjolle që fiton këtë trofe legjendar. Superylli portorikan, i emocionuar, e përdori fjalimin për të festuar rrënjët e tij dhe ia dedikoi fitoren emigrantëve që ndjekin ëndrrat e tyre.

    Ndërkohë, Kendrick Lamar dhe SZA morën “Record of the Year” për “Luther”, duke vulosur edhe një tjetër natë historike për Lamar, një nga artistët më të vlerësuar dhe më të dekoruar të brezit të tij.

    Billie Eilish dhe vëllai i saj Finneas fituan “Song of the Year” për “Wildflower”, në një moment tepër emocional, ku Billie dha një fjalim të ndjerë dhe të fuqishëm. Ndërkohë, ylli në ngritje Olivia Dean u shpall “Best New Artist”, një sukses i madh që u ndoq me entuziazëm nga fansat në mbarë botën.

    Performancat që ishin po aq të paharrueshme janë edhe momentet si ai kur Rosé bëri histori në K-Pop si solistja e parë që hapi “Grammy Awards”, duke u bashkuar me Bruno Mars për një performancë shpërthyese të “APT”.
    Po ashtu Lady Gaga ndezi skenën me një performancë dramatike që e riktheu edhe një herë në statusin e ikonës absolute të pop-it. Nuk munguan as Sabrina Carpenter, Justin Bieber dhe emra të tjerë të mëdhenj të muzikës pop që dhuruan performanca spektakolare që ngritën publikun në këmbë.

    Por nata nuk ishte vetëm muzikë, u nderuan edhe legjenda. Steven Spielberg hyri në klubin ekskluziv të “EGOT” pasi fitoi një Grammy në cilësinë e producentit, një moment i rrallë dhe emocional që bashkoi botën e filmit me atë të muzikës.

    E nuk munguan edhe pakënaqësitë, The Weeknd Ylli i Pop-it. ishte një nga mungesat më të mëdha të vitit 2026, pasi albumi i tij i fundit “Hurry Up Tomorrow” nuk mori asnjë nominim, duke vazhduar historinë e gjatë të tensioneve mes tij dhe “Recording Academy” pas anashkalimeve të mëparshme. Fansat dhe vëzhguesit e industrisë e komentuan këtë si një zhgënjim të madh dhe mungesa e tij u kthye në temë të nxehtë në rrjetet sociale.

    Në të njëjtën kohë, disa artistë nuk morën pjesë në ceremoni, çka u interpretua nga shumë si një reagim ndaj mungesës së nominimeve apo frustrimit ndaj Akademisë. Në këtë listë u përmend edhe Lorde, e cila e anashkaloi eventin pas mos-përfshirjes së albumit të saj në nominime, ndërsa edhe The Weeknd u raportua se nuk ishte i pranishëm, në një ambient ku albumi i tij u injorua pavarësisht suksesit kritik dhe komercial.

    Përveç kësaj, pati edhe reagime të forta nga publiku dhe kritikët, ku shumë përdorues në rrjete sociale shprehën pakënaqësi për faktin që Grammy-t u perceptuan nga disa si tepër të politizuara, sidomos pas disa fjalimeve me mesazhe politike gjatë ndarjes së çmimeve. Kjo ndezi debat mbi atë nëse ceremonia duhet të fokusohet vetëm te muzika apo edhe te temat shoqërore.

    Pra ky “Grammy Awards 2026” nuk ishte thjesht shfaqje muzikore, ishte burimi i kënaqësisë, emocioneve, thyerjes së taboo-ve e barrierave e deri tek paknaqësitë e dramat…

  • Disa përdorues të rrjeteve sociale po bllokojnë të famshëm për luftën e Izraelit në Gaza

    Disa përdorues të rrjeteve sociale po bllokojnë të famshëm për luftën e Izraelit në Gaza

    Që nga 7 tetori, situata në Izrael dhe në Palestinë është përcjellë me reagime të shumta jashtë qarqeve politike dhe atyre që merren me çështje humanitare.

    Reagime për luftën në Gaza ka pasur edhe në showbizz, madje muajve të fundit ka filluar një fushatë për bllokimin e disa yjeve. Kjo fushatë, e cila mori vrull pas Met Gala më 6 maj, quhet Blockout 2024dhe përfshin bllokimin e të famshmëve që po heshtin për luftën në Gaza, apo për ata që janë në përkrahje të Izraelit.

    Njerëzit në mbarë botën po shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj të famshmëve që nuk janë të vetëdijshëm dhe nuk e përdorin ndikimin e tyre për të sjellë vëmendje mbi situatën e rëndë në Gaza.

    Përdoruesit e mediave sociale po organizohen dhe po shpërndajnë lista me të famshëm që duhen bllokuar, gjë që ka shkaktuar në humbje të mëdha përcjëllësish për disa figura publike në Instagram dhe platforma të tjera, sipas Social Blade, një faqe analitike e mediave sociale me bazë në SHBA.

    Disa nga këta të famshëm nuk kishin bërë kurrë deklarata në internet ose nuk kishin adresuar luftën e vazhdueshme në Gaza, ku bombardimet të Izraelit kanë vrarë më shumë se 35,000 njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

    Disa nga të famshmit që kanë humbur numër të madh publikut në rrjete sociale jane, Selena Gomez, aktore dhe këngëtare, humbi një milion ndjekës në Instagram dhe 100,000 në X. Zendaya, humbi 153,000 përcjellës në Instagram dhe 40,000 në X. Kim Kardashian, humbi 780,000 përcjellës në Instagram. Kylie Jenner, ylli i realitetit televiziv, humbi 540,000 përcjellës në Instagram dhe 53,000 në X. Billie Eilish , humbi 1.1 milionë përcjellës në Instagram. Beyonce humbi 689,000 përcjellës në Instagram. Rihanna, humbi 110,000 përcjellës në X.

    Nga ana tjetër Jamie Lee Curtis, përkrahja për Izraelin publikisht, nuk I shkoi sipas planit. Ajo bëri një gabim duke publikuar foton e fëmijëve palestinezë në postimin që mbështeste Izraelin, nuk kaloi edhe shumë gjatë, aktorja e fshiu foton. Disa nga përdoruesit e rrjeteve sociale u shprehën të shokuar nga veprimi I saj sepse sipas tyre, disa të famshëm nuk ia kanë fare idenë se cfare po ndodhë dhe se gjithcka po bëjnë vvetëm për vëmendje.

    Në anën tjetër, Bella Hadid dhe motra e saj Gigi, të cilat me origjinë janë palestinezo-holandeze, këtë javë kanë dhuruar një million dollar për organizatat humanitare që ofrojnë ndihmë për fëmijët dhe familjet e prekura nga konflikti në Gaza.

    Bella sidomos është një nga yjet që vazhdimisht flet dhe bën thirrje për paqe për në Palestinë.

    The Weeknd për të ndihmuar palestinezët dhuroi 2.5 milionë dollarë ai gjithashtu ka përdorur rrjetet sociale për të rritur ndërgjegjësimin për krizën humanitare në Gaza dhe për të bërë thirrje për donacione.

    Angelina Jolie, Emma Waston, Zayn Malik dhe Mark Ruffalo janë vetëm disa nga të famshmit që mbështesin Palestinën.