ATV

Tag: Takim

  • Gjatë punimeve në Davos të Zvicrës nuk do të takim mes Kurtit dhe Vuçiqit

    Gjatë punimeve në Davos të Zvicrës nuk do të takim mes Kurtit dhe Vuçiqit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk do të takohen në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

    Kurti e Vuçiq për herë të fundit janë takuar në shtator të vitit të kaluar në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

    Takimi pati përfunduar pa ndonjë rezultat, ndërsa palët akuzuan njëra-tjetrën për dekonstruktivitet.

    Forumi Ekonomik në Davos të Zvicrës fillon më 15 janar dhe do të zgjasë katër ditë, derisa “Rindërtimi i besimit” është motoja e edicionit të 54-t të tij.

  • Kurti në Athinë përshëndetet me presidentin ukrainas Zelenskyy

    Kurti në Athinë përshëndetet me presidentin ukrainas Zelenskyy

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Athinë është përshëndetur me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

    Kurti e ka publikuar një video të shkurtër në storie të rrjetit social Facebook.

    “Në prag të darkës së shtruar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis me pjesëmarrje të presidentit ukriainas, Volodymyr Zelenskyy”, ka shkruar Kurti.

    Kryeministri grek ka mbledhur përfaqësues të Bashkimit Evropian e Ballkanit Perëndimor, si dhe presidentin ukrainës Zelenseky.Aty po diskutohet edhe për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe përtej.

    https://www.facebook.com/stories/165828618244207/UzpfSVNDOjMxMzMzNzExNDM2MzE1NDQ=/?view_single=1&source=shared_permalink&mibextid=W9rl1R

  • Rama e publikon agjendën e takimeve, thotë se është në pritje të konfirmimit nga Kurti

    Rama e publikon agjendën e takimeve, thotë se është në pritje të konfirmimit nga Kurti

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar agjendën e takimeve qëe do t’i nis sot në kuadër të turit të tij ballkanik. Kjo në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit që do të mbahet në muajin tetor në Tiranë.

    Rama turin do ta nis në Maqedoninë e Veriut, e pasdite pritet që të vij në Kosovë.

    Deri më tani është konfirmuar takimi i Ramës me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Galuk Konjufca.

    Ndërsa tha se është në pritje të konfirmimit për takim me kryeministrin Albin Kurti.

    Kryeministrin Albin Kurti, të mërkurën tha se është i gatshëm ta presë Ramën në takim vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, përndryshe jo.

    Më 13 qershor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte anuluar mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës, që ishte paraparë të mbahej në Gjakovë.

  • Vjosa Osmani pritet në takim nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola

    Vjosa Osmani pritet në takim nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, raporton Ekonomia Online.

    Osmani pritet ta ketë një takim bilateral me Metsolan përpara adresimit që do ta bëjë përpara deputetëve të Parlamentit Evropian.

    Osmani ka bërë të ditur se në këtë adresim do ta përçojë mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e Parlamentit Evropian, për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e vendit, si dhe rrugëtimin evropian.

    Kjo është hera e parë që një President i Republikës së Kosovës si shtet i pavarur, do t’i drejtohet seancës plenare të Parlamentit Evropian, bëhet e ditur në njoftimin e Presidencës.

    Presidentja Osmani do t’i adresohet deputetëve të Parlamentit Evropian lidhur me arritjet e Kosovës dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Ajo do të shprehë mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për përkrahjen që Parlamenti Evropian ka ofruar për Kosovën që nga vitet e 90-ta.

    Gjatë qëndrimit në Strasburg, ku po mbahet seanca e Parlamentit Evropian, Presidentja Osmani do të pritet fillimisht nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola në një takim për të diskutuar bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe këtij institucioni, e pastaj do të takojë edhe udhëheqësit e grupeve kryesore politike të përfaqësuara në Parlamentin Evropian.

    Përveç takimeve me përfaqësues të Parlamentit Evropian, gjatë qëndrimit në Strasburg, Presidentja Osmani do të takojë edhe përfaqësues të Këshillit të Evropës.