ATV

Tag: Studim

  • Studimi që trondit: Mungesa e gjumit plak trurin me ritme alarmante

    Studimi që trondit: Mungesa e gjumit plak trurin me ritme alarmante

    Studime të reja tregojnë se mungesa kronike e gjumit ka pasoja serioze për trurin. Kur trupi nuk pushon mjaftueshëm, qelizat mikrogliore, të njohura si “ekipi i pastrimit” të trurit, hyjnë në mbingarkesë dhe fillojnë të dëmtojnë jo vetëm mbeturinat qelizore, por edhe indin e shëndetshëm.

    Sipas të dhënave, personat që flenë më pak se gjashtë orë në natë humbin vëllim të trurit në një ritëm që i korrespondon dy viteve shtesë plakjeje çdo vit. Madje, vetëm një javë gjumë të pamjaftueshëm mjafton që skanimet e trurit të tregojnë shenja të ngjashme me një muaj plakjeje.

    Këto gjetje theksojnë se gjumi i dobët nuk është thjesht lodhje e përkohshme, por një proces që me kalimin e kohës ndikon drejtpërdrejt në shëndetin dhe strukturën e trurit.

  • E thotë studimi: 31% e tradhtive ndodhin në vendin e punës

    E thotë studimi: 31% e tradhtive ndodhin në vendin e punës

    Sipas Journal of Sex Research, 31% e lidhjeve jashtëmartesore lindin në vendin e punës.
    Puna është një ambient ku ndahet koha, presioni, objektivat, por edhe intimiteti emocional.

    Për më tepër, sipas studimeve të fundit, sa më i lartë të jetë pozicioni në hierarkinë e kompanisë, aq më e madhe është përqindja e tradhtisë: nga 9% e punonjësve të nivelit të parë deri në 37% të drejtuesve.

    Pse lind tradhtia në vendin e punës?

    1. Koha dhe afërsia – në punë shpesh kalojmë më shumë orë se me partnerin/en në shtëpi. Afërsia e vazhdueshme me kolegët krijon një terren të favorshëm për intimitet emocional.

    2. Stresi dhe mbështetja emocionale – punonjësit përballen me presione, afate dhe sfida. Kur një koleg ofron mirëkuptim dhe ngushëllim, kjo mund të kthehet në lidhje më të thellë.

    3. Admirimi dhe fuqia – shpesh marrëdhëniet jashtëmartesore lindin mes hierarkive të ndryshme (p.sh., punonjës-shef), ku ndjenja e pushtetit dhe autoritetit shoqërohet me tërheqje.

    4. Shmangia e problemeve në çift – marrëdhëniet e palumtura ose mungesa e komunikimit në familje shpesh çojnë individin të kërkojë vlerësim dhe afeksion diku tjetër.

    5. Normalizimi i sjelljes – kur të tjerë në të njëjtin ambient janë të përfshirë në histori të ngjashme, kufijtë moralë duken më fleksibël.

  • Problemet me gjumin pesëfishojnë rrezikun për sulm në tru

    Problemet me gjumin pesëfishojnë rrezikun për sulm në tru

    Gjumi është i rëndësishëm për aspekte të ndryshme të funksionit të trurit. Kjo përfshin njohuritë, përqëndrimin, produktivitetin dhe performancën por kur privohemi nga gjumi atëherë mund të shfaqen edhe pasoja të pakëndëshme.

    Gjumi i pakët ndikon në aftësinë tonë të ndërveprimit social. Një studim ka treguar se njerëzit të cilët nuk kishin fjetur mirë, treguan reduktim të aftësive për të njohur shprehitë e fytyrës si zemërimi apo lumturia. Kërkuesit besojnë se gjumi i keq apo i pakët ndikon në aftësinë tonë për njohjen e proceseve të ndryshme sociale dhe emocionale.

    Sipas një studimi të fundit të bërë në Universitetit Northwestern të Shteteve të Bashkuara të Amerikës del se gërhitja, dremitja për një kohë të gjatë, zgjimi gjatë natës dhe gjumi për më pak apo më shumë orë rezulton të rrit rrezikun e goditjeve në tru.

    Studimi ndërkombëtar analizoi të dhënat e më shumë se 4,500 njerëzve që morën pjesë në “INTERSTROKE”. Gati 1800 pjesëmarrës kishin përjetuar goditje ishemike. 439 persona të tjerë kishin hemorragji intracerebrale, në të cilën arteriet ose venat në tru çahen duke shkaktuar gjakderdhje në indet e trurit, shkruan atvlive.tv.

    Rezultatet nga ky studim treguan se njerëzit që flinin mesatarisht më pak se pesë orë në natë kishin tre herë më shumë gjasa për të pasur një goditje në tru sesa ata që flinin shtatë orë, minimumin e rekomanduar për të rriturit. Nga ana tjetër, gjumi për më shumë se nëntë orë në natë ishte i lidhur me një rritje të dyfishtë të rrezikut të goditjes.

    Në mënyrë që ti evitojmë të gjitha këto efekte negative shëndetësore që nga shkaktohen nga mungesa e gjumit dhe në mënyrë që gjumin ta bëjmë të shëndetshëm specialistja e gjumit Kristen Knutson, profesoresh në Universitetin Northwestern rekomandon që të flejmë të paktën 7 orë në ditë si dhe të shkojmë në shtrat dhe të ngriheni nga gjumi në të njëjtin orar që gjumi të jetë më shëndetshëm.

    Dhoma e gjumit të përdoret vetëm për gjumë dhe intimitet.

    Të mos qëndrojmë në shtrat për të parë televizor ose të lexojmë libra.

    Të mos pijmë alkool ose të hajmë të paktën tre orë para gjumit në mënyrë që të largojmë shqetësimet që mund të na prishin gjumin gjatë natës.

    Dhe krejt në fund rekomandohet që në një mjedis të qetë dhe me temperatura rreth 15 deri në 18 gradë Celsius janë kushtet optimale për një gjumë të thellë./atvlive.tv./

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: