ATV

Tag: Slavko Simiq

  • Kusari-Lila i dëgjon përgjimet: Biseda është e prerë dhe e montuar

    Kusari-Lila i dëgjon përgjimet: Biseda është e prerë dhe e montuar

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se audio incizimi i sotëm i publikuar nga Nacionale, ishte i prerë dhe i montuar.

    Ajo në emision dëgjoi audio incizimin dhe më pas tha se disa pjesë janë shkëputur.

    “Biseda ka ndodhur, por është e prerë dhe e montuar për arsye se vërehen shkëputjet, në veçanti kur ai e përmend sa herë kemi folë dhe mandej del menjëherë te përgjigja te ambasada amerikane dhe pjesa e fundit, kur e lexon mesazhin e Radoiçiqit, se tash e vërej se kanë bërë një manipulim me mënyrën si e prezantojnë, ka të bëjë me pjesën e fundit ku ai gjithashtu në atë letër e përmend që përveç që Qeveria Kurti e ka largu prej Kosovës dhe po mundohet sipas Radoiçiqit, me e eliminu politikisht, ai do të luftojë me krejt çfarë ka në dorë ta rrëzojë këtë Qeveri. Gjithashtu, në fund të letrës, unë e pyes a ka më diçka tjetër me shtu, thotë jo, i them tash mundesh me shku dhe kjo ka qenë në fakt e fundit që ne e kemi bisedu edhe kjo ka ardhë si rrjedhoje të votimit të tyre për Ligjin për Pagën Minimale”, tha Kusari-Lila. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Kusari-Lila paralajmëron padi për ish-deputetin e Listes Serbe dhe gazetarin Berat Buzhala

    Kusari-Lila paralajmëron padi për ish-deputetin e Listes Serbe dhe gazetarin Berat Buzhala

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se audio incizimi i sotëm i publikuar nga gazetari Berat Buzhala, është prerë dhe cunguar dhe se mban interpretime e komente.

    Ajo thotë se lidhur me këto, do të ballafaqohet në gjyq me ish-liderin e Listes Serbe dhe gazetarin Berat Buzhala.

    “Sot biseda e lëshuar, të cilën e kam dëgjuar para se të vija në studio te ju, për dallim të asaj mbrëmë që e kam dëgju ten në studio, në kuptimin e përmbajtjes kur kam lexu titujt, e kam kuptu që sot përveç që është e prerë, dmth është e cunguar, gjithashtu përmban edhe interpretime edhe komente të vazhdueshme të Berat Buzhalës, për të cilat ne tash definitivisht do të ballafaqohemi në gjyq. Si e parë e punës është incizimi i pa autorizuar prej Slavko Simiq, si e dytë e punës është mos marrja e asnjë konfirmimi nga unë lidhur me këto incizime nga Berat Buzhala, dhe si e tretë e punës është komentet, nxitja, fyerja dhe cenimi i integritetit e personalitetit tim”, deklaroi Kusari-Lila.

    Ajo tha se asnjëherë tjetër nuk ka pasur komunikim me Radoiçiqin, pos atyre tre minutave të cilat i ka konfirmuar edhe vetë.

    “Ajo krejt çfarë është duke u propagandu, përfshirë edhe atë materiak i cili ka dalë për pesë herë, e kontestoj me çdo gjë të mundshme dhe e sfidoj secilin. Unë mund të konfirmoj me krejt vërtetësinë sa është e vërtetë që sonte jam në studio te ti se nuk ka asnjë bisedë tjetër përveç të asaj që e kemi dokumentu ose e kemi konfirmu në fakt atë tre minutshin që e kam dëgju Radoiçiqin duke u anku për hapësirën e ngushtuar nga kryeministri Kurti për të qendru në Kosovë, as edhe një tjetër të vetme”, tha Kusari-Lila. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Publikimi i përgjimit me Simiqin, reagon Mimoza Kusari-Lila

    Publikimi i përgjimit me Simiqin, reagon Mimoza Kusari-Lila

    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur ekskluzivisht për Ekonomia Online lidhur me përgjigjet e dala në media për një komunikim me Igor Simiqin e Listës Serbe.

    Kusari-Lila tha se kontakti me ish-deputetin ka qenë në suaza të normales dhe se është biseduar për votimin e tri projektligje; Ligji për Festa Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare dhe Ligji për Vetëqeverisjen Lokale.

    Ajo ka mohuar se ka pasur kontakt me dikë tjetër nga kjo Listë, përveç me Igor Simiq dhe Slavko Simiqin.

    “Ka 15 muaj që Lista serbe nuk është pjesë e Kuvendit, nëse atyre po ju mungon e dinë ku i kanë adresat, në kohën kur kanë qenë pjesë e Kuvendit, komunikimi ka qenë tërësisht në bazë të komunikimit brenda Kuvendit, brenda seancës për agjenda. Kanë qenë tri agjenda vazhdimisht që e kanë përcje3llë këtë komunikim; Ka qenë Ligji për Festa Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare dhe kërkesat që ata vazhdimisht i kanë parashtruar në raport me mjetet transportuese, qofshin mortore ose ambulante dhe Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale. Pra krejt ka qenë nën këtë kuptim, përderisa për aludimin e komunikimit të personit në fjalë për mua kontakt në Kuvendin e Kosovës kanë qenë dy përfaqësues, shefi i deputetëve Igor Simiq dhe Slavko Simiq, që tash e kanë treguar që përkundër përpjekjeve për çfarëdo normaliteti në kuptimin e përfaqësimit të interesave, ata kanë komunikim dhe sjellje abnormale, edhe këto supozime të një portali në veçanti, e tregojnë përpjekjen e dëshpëruar të tyre për të treguar një pamje tjetër për asaj se çfarë po ndodh në terren”, u shpreh ajo.

    “Mos të harrojmë, sot në terren janë të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, sot individë të lidhura me këto grupe kriminale po arrestohen, natyrisht sipas veprave të cilat i kanë bërë dhe gradualisht veriu po i kthehet normaliteti. Prandaj, krejt çka mund të them është një përpjekje e dëshpëruar për të njollosur së pari Qeverinë, e pastaj pozitën. Për mua është paksa edhe absurde mënyra dhe forma, por gjithsesi që jam këtu për secilin që ka pyetje me këtë”, u shpreh ajo.

    Kusari-Lila tha se nuk ka komunikuar asnjëherë me nënkryetarin e Listës serbe, Milan Radojçiqin, i cili ka urdhërarrest nga Policia e Kosovës. Për të njëjtin, tha se do të arrestohet në momentin që do të kapet nga Policia.

    “Unë nuk kam as numër, as komunikim me Milan Radojçiqin. Unë i përmenda, kanë qenë dy përfaqësues këtu që ishin, përderisa gjatë gjithë kohës i kam refuzuar dhe i kam rezistuar komunikimit me të dhe komunikimi çfarë kanë pasur Lista serbe me Milan Radojçiqin është çështje e tyre, e kanë nënkryetar, ai dihet se si është dhe në Qeverinë Kurti është kthyer aktakuza dhe është kthyer urdhërarresti, prandaj edhe në momentin që do të zihet ai do të arrestohet. Prandaj nuk ka ndonjë hapësirë për ndonjë komunikim tjetër në raport me këtë person”.

  • Publikohen përgjimet ku Mimoza Kusari bisedon me Slavko Simiqin për Milan Radojiçiqin

    Publikohen përgjimet ku Mimoza Kusari bisedon me Slavko Simiqin për Milan Radojiçiqin

    Gazeta “Nacionale” ka publikuar pjesën e parë të përgjimit të bisedave të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

    Gazetari Berat Buzhala në hyrjen e përgjimeve të para ka zbuluar se këto incizime janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

    Në përgjimet e tjera që do të publikohen ditëve në vazhdim Kusari-lila koordinohet me Listën Serbe për temën e veteranëve, i ofendon kolegët e vetë nga partitë në opozitë dhe një letër që Radojiçiqi ia ka përcjellë shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

    Slavko Simiq dëgjohet teksa i ka thënë Kusari-Lilës se ne që nga fillimi kemi pasur raport partnerësh. Këtë, shefja e deputetëve të LV-së nuk e mohon asnjëherë.

    PJESË NGA BISEDA:

    Slavko: Ti e din që unë të kam lidhë me Millanin, keni bisedu ka 30-40 minuta për me gjetë ndonjë zgjidhje.

    Mimoza: Dy-tre minuta.

    Slavko: Një herë keni bisedu gjatë, ku keni bisedu për energji në veri, a e mban mend.

    Slavko: Kemi provu me gjetë zgjedhje edhe me ndërtu një raporto partnerësh dhe çfarë ndodhi, njeri që marrim direkt instruksione, që e ka një diapazon të gjanë për secilin prej nesh, pa të cilin nuk mund të bëjmë asgjë… disa vendime që i marrim bashkë me të, nuk mundet me ndiku as Vuçiqi.

    Mimoza: E kush është kryesori, Rakiq apo?

    Slavko: Milani bre është kryesore, po çfarë Rakiqi, i cili është veç kryetar i Listës Serbe dhe anëtar i Qeverisë ama kur të vjen puna për me marrë vendime, për këtë sene nuk ka nevojë as me më pyet sepse t’i kam shpejgu kur kemi bisedu… Njeriu nuk e ka meritu aspak tretmanin që i është bërë, duke e futë në listën e ndalimit.

    Mimoza: Pse po më thua mua?