ATV

Tag: Shpat Kasapi

  • “Lamtumirë miku im — Shpat Kasapi u nda nga jeta, mesazhi i Soni Malaj lë zemra të pikëlluar”

    “Lamtumirë miku im — Shpat Kasapi u nda nga jeta, mesazhi i Soni Malaj lë zemra të pikëlluar”

    Vdekja e papritur e këngëtarit të famshëm Shpat Kasapit ka tronditur jo vetëm skenën muzikore shqiptare, por edhe zemrat e fansave dhe miqve të tij të shumtë. Ndër reagimet që prekën më shumë është mesazhi i ndjerë i këngëtares Soni Malaj, një dedikim i sinqertë për mikun dhe bashkëpunëtorin që humbëm.

    Në rrjetet sociale, Soni e përshkroi Shpatin si “mikun e saj”, një njeri me shpirt të bukur dhe një talent të jashtëzakonshëm. Ajo theksoi se muzika e tij, zëri i veçantë dhe energjia që transmetonte në çdo performancë, preknin zemrat e shumë njerëzve — dhe se ato nuk do të harrohen kurrë.

    “Lamtumirë miku im,”  shkroi Soni,  “Humbëm një shpirt të rrallë.” Me këto fjalë ajo u bashkua në dhimbje me të gjithë ata që sot ndjejnë mungesën e Shpatit.

    Përtej humbjes personale, mesazhi i Soni Malajt vë në pah edhe ndikimin e madh që Shpat Kasapi pati si artist: këngët e tij do të mbeten si një trashëgimi emocionale. Kujtimet, momentet, dhe emocionet që solli, në skenë e jashtë saj, do të vazhdojnë të jetojnë te fansat dhe miqtë e tij.

    Ne sot nderojmë jetën dhe karrierën e tij, dhe përmes fjalëve të Soni Malajt, ndjejmë më fort se kurrë dhimbjen e kësaj humbjeje, por edhe mirënjohjen për çdo notë, çdo varg dhe çdo emocioni që Shpat Kasapi na la pas.

  • Shpat Kasapi zbulon se ka shkuar te Hoxha për të bërë “rukje” dhe se është shëruar nga mësyshi

    Shpat Kasapi zbulon se ka shkuar te Hoxha për të bërë “rukje” dhe se është shëruar nga mësyshi

    Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ishte i ftuar në emisionin LIBERO në ATV, ku bëri një rrëfim ekskluziv për jetën e tij private, por edhe karrierën e bujshme muzikore.

    Ai tregoi se për një kohë ka bërë një pauzë të qëllimshme që të merret me veten.

    “Ka pasur faza të ngritjes, të uljes, kam pasë një fazë ku kam pauzuar qëllimisht të merrem me veten sepse kisha një fazë ku u mbingarkova shumë nga muzika. Ishte ajo koha kur unë nuk dilja i lirë në qytet prej shtëpisë nuk dilja i lirë nga fansat, nga adhuruesit edhe thash të merrem me vete, pak të largohem disi që të qetësohem. E kam marrë veten goxha”, thotë Shpati.

    Ai thotë se ka pasur probleme edhe me mësyshë, nga e cila thotë se është “shëruar” pasi që ka bërë edhe ‘rukje’ te hoxha.

    I pyetur se i kanë ndihmuar ‘rukjet’ për t’u çliruar nga mësyeshi, ai u përgjigj: “Patjetër. Është diçka që ti mbështetesh në besim dhe harron të kaluarën, harron gjendjen psikologjike dhe shëndetësore tënden. Përkushtohesh tek i madhi Allah”. /atvlive.tv