ATV

Tag: showbiz

  • Dua Lipa dhe artistë të mëdhenj i kërkojnë kryeministrit britanik: “Të ulë çmimet e biletave”

    Dua Lipa dhe artistë të mëdhenj i kërkojnë kryeministrit britanik: “Të ulë çmimet e biletave”

    Më shumë se 40 yje të muzikës, mes tyre Dua Lipa, Coldplay, Radiohead, Sam Fender dhe The Cure, i kanë drejtuar një letër të hapur kryeministrit britanik Keir Starmer, duke kërkuar veprim të menjëhershëm kundër abuzimeve me rishitjen e biletave të koncerteve.

    Artistët e akuzojnë tregtarët online se po “mashtronin fansat” duke blerë bileta në tregun primar dhe më pas duke i rishitur me çmime shumëfish më të larta.

    Megjithëse qeveria kishte nisur një konsultim publik në janar për vendosjen e kufirit të çmimeve, ende nuk është marrë asnjë vendim konkret.

    Sipas një studimi të “Which?”, disa bileta për koncertin e Oasis në “Wembley” janë shitur deri në 5 mijë euro, ndërsa Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve zbuloi se çmimet në tregun e dytë janë rritur mesatarisht mbi 50%.

    Yjet kërkojnë që premtimi elektoral të mbahet dhe që fansat të mbrohen nga abuzimet që po e kthejnë muzikën live në luks të paarritshëm.

  • Bebe Rexha emocionon fansat me një foto të rrallë nga fëmijëria: “Cila jam unë?”

    Bebe Rexha emocionon fansat me një foto të rrallë nga fëmijëria: “Cila jam unë?”

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka prekur ndjekësit me një postim plot nostalgji. Në rrjetet sociale, ajo ka ndarë një fotografi të rrallë nga fëmijëria, duke u kthyer pas në kohë për t’i treguar fansave një pjesë të vogël të së kaluarës së saj.

    Në imazh, Bebe shfaqet e ulur mes disa fëmijëve që dyshohet të jenë kushërinjtë e saj dhe shihet duke mbajtur në prehër një foshnjë. Me flokët e errët dhe balluket karakteristike, ajo është menjëherë e dallueshme për ndjekësit e saj besnikë.

    Krahas fotos, artistja ka shkruar me humor “Cila jam unë?”.

    Postimi është pritur me shumë komente dhe reagime pozitive, me fansat që kanë shpërndarë dashurinë e tyre për këtë kujtim të ëmbël.

    Edhe pse sot Bebe është një nga zërat më të njohur të muzikës pop në botë, fotoja dëshmon se para famës e skenës, ajo ka qenë një vajzë e thjeshtë, plot ëndrra dhe buzëqeshje, që tani po i jeton ato në shkallën më të lartë të suksesit.

  • Loredana shkëlqen pa grim: “Ujë e sapun” dhe më e natyrshme se kurrë!

    Loredana shkëlqen pa grim: “Ujë e sapun” dhe më e natyrshme se kurrë!

    Reperja me famë ndërkombëtare Loredana Zefi ka marrë gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale me pamjen e saj më të fundit, ku është shfaqur plotësisht natyrale. Në disa momente të ndara nga rutina e përditshme, artistja ka treguar se bukuria nuk ka nevojë për filtra apo grim, mjafton vetëbesimi.

    Në fotot e publikuara, Loredana shihet e relaksuar, e shtrirë nën rrezet e diellit dhe me një buzëqeshje të qetë që reflekton energji pozitive. Fansat kanë përgëzuar reperen për thjeshtësinë dhe autenticitetin e saj, duke e cilësuar “më të bukur se kurrë”.

    Prej disa muajsh, Loredana nuk ka sjellë projekte të reja muzikore, duke zgjedhur të fokusohet në jetën familjare përkrah bashkëshortit të saj, Karim, dhe vajzës së tyre Hana.

    Me këtë paraqitje natyrale, Loredana tregon se edhe pa skenë, pa dritat e koncerteve e pa makijazh, ajo di të shkëlqejë në mënyrën më të sinqertë dhe të pastër të mundshme.

  • Sydney Sweeney: “U hodha me parashutë nën ndikimin e alkoolit, ishte e tmerrshme!”

    Sydney Sweeney: “U hodha me parashutë nën ndikimin e alkoolit, ishte e tmerrshme!”

    Aktorja e njohur e serialit Euphoria, Sydney Sweeney, ka zbuluar një histori sa qesharake, aq edhe të çuditshme, gjatë paraqitjes së saj në emisionin The Late Show with Stephen Colbert. Ylli 28-vjeçar tregoi se mënyra e saj për të përballuar frikën nga lartësitë ka qenë… jo fort e zakonshme.

    E pyetur nga Colbert për një foto ku shihej duke bërtitur teksa binte nga ajri me parashutë, Sydney pranoi se për ta bërë këtë hap i ishte dashur “pak ndihmë e jashtme”.

    “Isha nën ndikimin e alkoolit,” – tha ajo me sinqeritet, duke shkaktuar të qeshura në publik.

    Aktorja sqaroi se një natë para hedhjes kishte pirë pak më shumë se zakonisht, dhe të nesërmen, e guximshme nga adrenalina (dhe ndoshta pak hangover), vendosi të realizonte ëndrrën e saj për t’u hedhur me parashutë.

    “Jo, nuk më pëlqejnë lartësitë,” shtoi ajo me të qeshur. “Isha e tmerruar! Por ky ishte viti im për të provuar gjëra të reja. Thjesht vendosa të hidhem nga një aeroplan!”

    Pavarësisht frikës, përvoja duket se i ka dhënë Sydney-t një histori të paharrueshme dhe fansat tani e kanë shpallur “mbretëreshën e guximit (dhe humorit)” në rrjete sociale.

  • Vesa zbulon me humor “xhelozinë” e Mirlind Dakut: “S’po më lë me postu, po frikësohet prej msyshit!”

    Vesa zbulon me humor “xhelozinë” e Mirlind Dakut: “S’po më lë me postu, po frikësohet prej msyshit!”

     Vesa Vllasaliu, ka rrëmbyer vëmendjen në rrjetet sociale me deklaratat e saj plot humor për marrëdhënien me partnerin, futbollistin e njohur të Kombëtares, Mirlind Daku.

    Gjatë një sesioni pyetjesh me ndjekësit në Instagram, Vesa u pyet pse kohët e fundit po poston vetëm foto të vjetra dhe jo imazhe të reja. Me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe plot batuta, ajo dha një përgjigje që shkaktoi të qeshura:

    “S’po më lë burri me postu të reja, se po m’kap kishe msyshi.”

    Deklarata u mor fillimisht si shaka, por pyetja pasuese e konfirmoi se “burri” për të cilin bëhej fjalë është pikërisht sulmuesi Mirlind Daku. Vesa tregoi se marrëdhënia e tyre funksionon mbi respekt dhe mbështetje të ndërsjellë, duke shtuar:

    “Një burrë që s’e suporton gruan e vet, për mu s’o burrë. Po n’kët rast burri jem nuk um thotë ‘lëre punën’, edhe s’ka me ma thonë kurrë, se vet o fytyrë publike dhe më përkrah në çdo hap.”

    Me këtë përgjigje, ajo i dha fund çdo dyshimi mbi lidhjen e tyre, duke e bërë të qartë se marrëdhënia me Dakun është serioze dhe e qëndrueshme.

    Vesa zbuloi gjithashtu se aktualisht po e shijon jetën private dhe pushimin nga televizioni, duke lënë të kuptohet se nuk do të rikthehet në ekran deri në vitin 2026.
    Për momentin, ajo po i përkushtohet vetes, udhëtimeve dhe dashurisë — dhe sipas saj, “me pak msysh, por shumë dashuri në mes.”

  • Alba Vukaj surprizohet me buqetë trëndafilash, kush është i dashuri misterioz?

    Alba Vukaj surprizohet me buqetë trëndafilash, kush është i dashuri misterioz?

    Alba Vukaj, ka ndezur rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit plot romancë dhe mister. Në një foto të publikuar në Instagram, ajo shihet duke mbajtur një buqetë gjigante trëndafilash të kuq, të cilën e ka shoqëruar me përshkrimin intriguese: “Anonymous flowers 🥺”.

    Ky detaj i vogël mjaftoi për të vënë në lëvizje ndjekësit, të cilët menjëherë filluan të pyesin se kush është “djaloshi misterioz” që i ka dërguar një dhuratë kaq romantike. Komentet nën postim janë mbushur me hipoteza, me fansat që përpiqen të zbulojnë identitetin e dhuruesit anonim.

    Edhe pse Alba nuk ka dhënë asnjë sqarim dhe duket se po e shijon gjithë këtë vëmendje me buzëqeshje, postimi i saj është kthyer në një nga më të komentuarit e ditës në rrjetet sociale.

    A është ky fillimi i një romancë të re në jetën e saj, apo thjesht një gjest admirimi nga një fans i zjarrtë?

  • Getinjo tregon arsyet pse është vështirë të bësh muzikë sot

    Getinjo tregon arsyet pse është vështirë të bësh muzikë sot

    Reperi nga Ferizaj, Getinjo, ka folur hapur për vështirësitë e krijimit muzikor në kohët e sotme, duke pranuar se për artistët që shkruajnë vetë tekstet, periudha aktuale është më sfiduese se kurrë.

    Në një postim në rrjetet sociale, artisti ndau fragmente nga disa projekte të papublikuara dhe një mesazh të qartë për gjendjen e skenës muzikore:

    “Kjo tokë e muzikës që janë duke e mbjellur nuk sjell fruta as lule. Normalisht, fitojmë para në klube. Por, do të mundohem t’i publikoj disa këngë që do të kenë tekste të mençura dhe reale.”

    Getinjo, i njohur për tekstet me tematikë sociale dhe stilin e tij të drejtpërdrejtë, shtoi se arti i vërtetë duhet të ketë kuptim dhe ndikim:

    “Disi, kurrë s’ka pasur nevojë populli më shumë se sot për tekste. Njohuri! S’kam asgjë kundër reperëve të tjerë. Ka bukë për të gjithë. Shihemi!”

    Ky mesazh ka ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët e kanë përkrahur për qëndrimin e tij të sinqertë dhe përkushtimin ndaj muzikës me vlerë.

  • Mozzik dhe Lotina, dashuri mes thjeshtësisë dhe traditës shqiptare: “Zoti ju dhashtë bereqet”

    Mozzik dhe Lotina, dashuri mes thjeshtësisë dhe traditës shqiptare: “Zoti ju dhashtë bereqet”

    Reperi i njohur Mozzik ka ndarë me ndjekësit e tij një moment plot ngrohtësi dhe dashuri familjare, duke treguar anën e tij më të qetë dhe më të ndjeshme. Në një postim në Instagram, ai dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, shfaqen përpara një darke të shtruar me ushqime tradicionale shqiptare – një skenë e mbushur me dashuri, qetësi dhe vlera të rrënjosura familjare.

    Në mbishkrimin që shoqëron foton, Mozzik ka zgjedhur të ndajë një mesazh të thjeshtë, por me shumë kuptim:
    “Që nga dita kur mësova të flas, të kuptoj e të njoh kuptimin e fjalëve që m’i mësoi nana ime, ndër më të bukurat ka qenë dhe mbetet: ‘Zoti ju dhashtë bereqet’.”