ATV

Tag: SC Gjilani

  • Gjilani pret Ballkanin në sfidën që mbyll javën e parë të Albi Mall Superligës – Formacionet zyrtare

    Gjilani pret Ballkanin në sfidën që mbyll javën e parë të Albi Mall Superligës – Formacionet zyrtare

    Gjilani pret Ballkanin në sfidën që mbyll javën e parë të Albi Mall Superligës

    Ndeshja e fundit e javës së parë në Albi Mall Superligën e Kosovës do të zhvillohet sot (e hënë) në ora 16:30, ku Gjilani do të jetë nikoqir i Ballkanit, në një përballje që premton spektakël dhe rivalitet të fortë.

    Kampionati filloi të dielën me katër duele interesante, të cilat sollën disa rezultate surprizë dhe krijuan menjëherë atmosferë të zjarrtë konkurrimi.

    Sfida e sotme pritet të jetë e ashpër, pasi të dy skuadrat janë në kërkim të fitores së parë në këtë sezon të ri.

    Gjilani, i përforcuar me disa afrime të reja gjatë merkatos, synon të shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas për të nisur kampionatin me tri pikë. Ndërkohë, Ballkani do të kërkojë të rikthehet te fitoret, pas zhgënjimit në garat evropiane.

    Trajnerët Ardian Nuhiu (Gjilani) dhe Orges Shehi (Ballkani) kanë zgjedhur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

    Formacionet zyrtare:

    Gjilani: Laroshi, Thaçi, Krivanjeva, Adili, Ibrahimi, Boshnjaku, Bilalli, Rrahmani, Prapashtica, Basa, Aganspahiq.
    Ballkani: Iljazi, Smajli, Jashanica, Batarelo, Letaj, Deliu, Giovanni, Diene, Tolaj, Kryeziu, Serebë.

  • Prepolli: Drita – Gjilani, nuk ishte ndeshje e bukur për sy

    Prepolli: Drita – Gjilani, nuk ishte ndeshje e bukur për sy

    Analisti i futbollit, Arsim Prepolli thekson se “Derbi i Anamoravës” nuk ishte ndeshje atraktive dhe aspak e bukur për sy.

    “Ndeshja më e vështirë ishte për Dritën pasi dihet rivaliteti që kanë me Gjilanin. Në përgjithësi ndeshje nuk ishte e bukur për sy pasi më shumë ishte lojë e tensionuar se atraktive”, tha Prepolli në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Sermaxhaj: Te Gjilani duhet të jetë objektiv edhe kampionati edhe Kupa

    Sermaxhaj: Te Gjilani duhet të jetë objektiv edhe kampionati edhe Kupa

    Analisti i futbollit, Genc Sermaxhaj beson se te Gjilani duhet të synojnë edhe triumfin në kampionat edhe në Kupën e Kosovës.

    “Te Gjilani duhet të jetë objektiv edhe Kampionati edhe Kupa e Kosovës, sepse në të dyja qëndron mirë, për dallim nga periudhat e vështira në të cilat ka kaluar Gjilani. Por pavarësisht humbjes nga Ferizaj, duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe të vazhdojnë në kampionat”, tha Sermaxhaj në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë: