ATV

Tag: Saranda Bogujevci

  • Kuvendi shkon në pushim veror

    Kuvendi shkon në pushim veror

    Seanca e Kuvendit të Kosovës, e paraparë të fillojë sot nga ora 10:00, nuk është mbajtur për faktin e mungesës së kuorumit.

    Kështu tha nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, e cila kishte rolin e kryesueses.

    “Ka kaluar një orë prej kur e kemi pasur të paraparë fillimin e seancës, ende nuk kemi kuorum”, tha Bogujevci.

    Ndërkaq, ajo e shpalli të mbyllur sesionin pranveror të punimeve të Kuvendit.

    “Propozoj që ta mbyllim për këtë sesion dhe ju uroj pushim të këndshëm dhe shihemi në shtator”, deklaroi nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

  • Miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit, reagon Saranda Bogujevci

    Miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit, reagon Saranda Bogujevci

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka thënë se pas mohimit 24 vjeçar, Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë.

    Tutje, ajo ka thënë se Serbia për herë të parë pranon të ofrojë qasje në të gjitha materialet që do të ndihmojnë në gjetjen e personave të zhdukur me forcë – qofshin këto edhe materiale të klasifikuara.

    “Pas mohimit 24 vjeçar, me këtë deklaratë Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë. Me këtë deklaratë e ngritë nevojën urgjente për përpjekje shtesë për të lehtësuar vuajtjet e familjeve. Gjithashtu për herë të parë pranon të ofrojë qasje në të gjitha materialet që do të ndihmojnë në gjetjen e personave të zhdukur me forcë – qofshin këto edhe materiale të klasifikuara”.

    “Republika e Kosovës është e përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me forcë gjatë luftës dhe për t’i dhënë fund ankthit të pritjes së familjarëve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre”.

    Sipas saj, deklarata e sotme na sjellë një hap më afër të vërtetës.

    “Shpresojmë që ky hap i rëndësishëm do të lehtësojë sado pak dhimbjen e familjarëve”.