ATV

Tag: Samir Ujkani

  • Samir Ujkani jep shpresë, superportieri i Ajax-it në bisedime për t’iu bashkuar Kosovës

    Samir Ujkani jep shpresë, superportieri i Ajax-it në bisedime për t’iu bashkuar Kosovës

    Një prej portierëve më premtues sot në Evropë është Diant Ramaj i cili aktivizohet te skuadra e famshme holandeze Ajax.

    Portieri vitin e kaluar nga Eintracht Frankfurt u transferua te skuadra holandeze dhe është portieri i parë te 4 herë Kampionët e Evropës.

    Në emisionin ‘A PLAY’ në ATV, zëvendës-drejtori i kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani ka deklaruar që FFK me 22 vjeçarin ka kontakte të vazhdueshme.

    LEXO PO ASHTU:FFK afër marrëveshjes me dy super lojtarë që janë pjesë e skuadrave gjermane, Samir Ujkani e zbulon se cilët janë ata

    ‘Federata ka pasur kontakte shumë ma herët me Diantin, besoj para dy tri viteve ka qenë kontakti i parë, djali ka deklaruar që po e pret Gjermaninë, por ne po presim edhe ne nuk dorezohemi ka thënë ndër tjera Ujkani.

    Ujkani ka deklaruar që ata do të insitojnë që Rama te vjen te Kosova.

    Kur jemi Diant Ramaj, ai është i lindur në Shtutgart, të Gjermanisë dhe ka prindër shqiptarë të cilët janë nga Gjakova.

    Për më shumë detaje nga intervista e Samir Ujkanit, ndiqeni emisionin më poshtë./Atvlive.tv 

  • FFK afër marrëveshjes me dy super lojtarë që janë pjesë e skuadrave gjermane, Samir Ujkani e zbulon se cilët janë ata

    FFK afër marrëveshjes me dy super lojtarë që janë pjesë e skuadrave gjermane, Samir Ujkani e zbulon se cilët janë ata

    Zëvendës drejtori i kombëtares së Kosovës në futboll Samir Ujkani ka qenë i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ në ATV.

    Ujkani ka thënë që FFK ka bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme duke e angazhuar për trajner gjermanin Franco Foda.

    Sipas tij Foda do të angazhohet që të sjell edhe futbollistë të ri në kombëtaren e Kosovës.

    Po ashtu Ujkani ka deklaruar në ATV, që FFK është në bisedime edhe me Elvis Rexhbeçajn, mesfushorin i cili aktivizohet te Augsburg dhe talentin e Bayern Munich, Artijon Ibrahimovic.

    ‘Unë po shpresoj që Rexhbeçaj do të jetë gati për ndeshjen me Armeninë me 22 mars, por varet si shkon proceduara e dokumentacionit.  Sa për për Ibrahimovic ka një kohë të gjatë që Federata ka biseduar me familjen e tij dhe jemi në kontakt, por pa e pa në fushë nuk mund te them diçka tjetër’ tha Ujkani.

    Kujtojmë që në prezantimin e trajnerit Franco Foda, ditën e shtunë vet i pari i futbollit të Kosovës, Agim Ademi bëri të ditur që Elvis Rexhbeçaj, do t`i bashkohet Kosovës.

    Emisionin ‘A PLAY’ mund të ndiqni më poshtë.

  • Samir Ujkanit emërohet zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës

    Samir Ujkanit emërohet zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës

    1 nëntori ishte dita kur portieri i Kombëtares së Kosovës Samir Ujkani, e la futbollin aktiv, duke e mbyllur karrierën e tij në moshën 35-vjeçare. Gjatë ditës së djeshme, përmes një postimi në rrjete sociale, Ujkani njoftoi lidhur me vendimin që kishte marrë, e po ashtu shprehu emocionet dhe përjetimet e tij gjatë gjithë karrierës, duke falënderuar klubet në të cilat ka luajtur dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

    Por në fund të letrës përshëndetëse ai shkroi: “çdo fund, sjellë një fillim të ri dhe fillimi im i ri, po nis tani”.

    Dhe Samir Ujkani nuk kishte pse të pres gjatë për “fillimin e ri”. Pas karrierës së suksesshme në skuadra të ndryshme në Evropë e po ashtu eksperiencës dhe suksesit në Kombëtaren e Kosovës, Ujkani është ftuar t’i bashkohet Kombëtares A, por me përgjegjësi të reja.

    Në fakt, presidenti Ademi sot priti në zyrën e tij Ujkanin dhe e falënderoi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fanellën dardane dhe njëkohësisht për ta mirëpritur në postin e ri si zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës.

    I pari i FFK-së i uroj shumë suksese në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e deritashëm. Tutje, presidenti Ademi kërkoi nga ish-portieri i Kosovës angazhim dhe përkushtim maksimal edhe në postin e ri.

    Nga ana tjetër, Ujkani u shpreh i lumtur për detyrën e re që presidenti Ademi dhe FFK i besuan në Kombëtaren e Kosovës. Ai falënderoi presidentin dhe pohoi se do ta jap maksimumin në këtë pozitë dhe se do të punojë me shumë dashuri e përkushtim për kombëtaren, ashtu siç kishte bërë deri dje në fushën e gjelbër.