ATV

Tag: RLIOF

  • ‘’Ramë Lahaj & Friends’’, sonte nisë edicioni i tretë i festivalit të operës

    ‘’Ramë Lahaj & Friends’’, sonte nisë edicioni i tretë i festivalit të operës

    Tenorë e dirigjent dhe artistë të tjerë të operës me famë botërore edhe sivjet do të ngjiten në skenën e sheshit ‘’Skënderbeu’’ në edicionin e tretë të festivalit ‘’Ramë Lahaj & friends’’.

    Tenori kosovar, Ramë Lahaj, njëherësh edhe organizator i këtij festivali tha se synimi i tij është promovimi i Kosovës, tek kolegët e tij.

    “Ajo që më gëzon mua është se ky pasion po më mundëson të sjell talenta botërorë në Kosovë sikurse edhe kësaj radhe. Dua t’i tregoj botës se ne kemi kualitet si popull jemi talenta. Andaj është kënaqësi për mua që të bëjë këtë gjë edhe këtë vit, është kënaqësi me pru koleg të mi prandaj quhet ‘’Rama dhe shokët e tij’’. Kemi qenë me fat që kemi gjet mbështetje nga institucionet duke filluar nga Komuna e Prishtinës”, tha Lahaj.

    Veç nderit për të luajtur para publikut në Prishtinë, tenori, Alessandro Safina, u shpreh i lumtur edhe për mikpritjen dhe atmosferën e mirë para festivalit.

    “Është nder për mua që të performojmë së bashku me kolegët tanë këtu në Prishtinë. Është një ngrohtësi një atmosferë shumë e mirë”, tha Safina.
    Në konferencën e përbashkët me dy tenorët, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se kjo ngjarje po shërben vit pas viti në transformimin e kryeqytetit.

    “Ky festival po sjell një numër të madh të talentëve në kryeqytet. Një festival multidimensional që po e transformon kryeqytetin në një vend të kulturës. E di që sonte s’ka me ra shi sepse e kemi diellin në ora 20:30, në krye me Ramë Lahaj”, tha Rama.

    Ndryshe prej edicioneve të kaluara, edicionit të sivjetmë të Lahajt, i ka paraprirë ekspozita “Rrnofsh’ sa malet”, ku përmes artit pamor u përcoll mesazhi për mbrojtjen e ambientit.

    “Ramë Lahaj International Opera Festival” përfundon më 31 korrik, dhe do t’i kushtohet jetës dhe veprës së Nexhmije Pagarushës. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

  • Ramë Lahaj & Friends sjellin gala mbrëmjen e paharrueshme të Operës në Sheshin ‘Skënderbeu’

    Ramë Lahaj & Friends sjellin gala mbrëmjen e paharrueshme të Operës në Sheshin ‘Skënderbeu’

    Më 23 korrik në ora 20:30 në sheshin e Skënderbeut në gala mbrëmjen e Ramë Lahaj & Friends, do të mund të përjetoni performancën nga yjet më të njohura të operës.

    Programi qendror i këtij edicioni sjell dirigjentin Pier Giorgio Morandi shoqëruar nga Filarmonia e Kosovës.

    Ramë Lahaj, tenor; Yullia Sulejmanova, soprano; Alessandro Safina, tenor; Massimo Cavalletti, bariton.

    Më shumë detaje i gjeni në emisionin e sotëm të mëngjesit ALARM në ATV:

  • RLIOF gati për Gala Mbrëmjen ‘Rame & Friends’

    RLIOF gati për Gala Mbrëmjen ‘Rame & Friends’

    Mos e lëshoni rastin të përjetoni emocione të paharrueshme… Gala Mbrëmja ‘Rame Lahaj&Friends’ ndalet edhe një herë në zemër të Prishtinës, me yjet e operas.

    Programi qëndror i edicionit të 3-të festivalit ndërkombëtar ‘Rame Lahaj’ risjellë para publikut tenorin kosovar të skenave botërore, nën shoqërinë e miqve të tij si: soprano e njohur Yulia Suleimanova, tenori Alessandro Safina e baritoni Massimo Cavalleti.

    Nën dirigjimin e Pier Giorgio Morandi, shoqëruar nga Filharmonia e Kosovës, ju presim në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, në një natë magjike!

    Gala Mbrëmja “Rame Lahaj & Friends” nis rrugëtimin e pesë netve muzikore të Festivalit Ndërkombëtar të Operas.

    Biletat për Gala Night Rame Lahaj & Friends po shiten shumë shpejt! Edhe 4 ditë na ndajnë nga koncerti. Siguroje biletën tënde këtu: https://www.rave-travel.com/tickets-en.nspx?eventid=2616 dhe pikat fizike të shitjes.

  • Edicioni i sivjetmë i “Ramë Lahaj International Opera Festival” nis më 21 korrik

    Edicioni i sivjetmë i “Ramë Lahaj International Opera Festival” nis më 21 korrik

    Tenori i njohur Ramë Lahaj që po realizon tash e dy vjet “Ramë Lahaj International Opera Festival” (RLIOF) ka publikuar datat e edicionit të tretë të këtij festivali

    Tashmë është konfirmuar se edicioni i sivjetmë do të zgjasë për dhjetë ditë dhe se edicioni i këtij viti do të mbahet përgjatë muajit korrik.

    Data 21 korrik shënon hapjen e këtij edicioni, kurse do të zgjasë deri më 31 korrik.

    Ende nuk është publikuar lista e mysafirëve pjesëmarrës, por duke iu referuar edicioneve të shkuara, edhe këtë vit pritet të kemi artistë të njohur të skenave të mëdha operistike.