ATV

Tag: Rita Ora

  • Rita Ora bashkë-prezantuese me Ryan Seacrest në Times Square për Vitin e Ri

    Rita Ora bashkë-prezantuese me Ryan Seacrest në Times Square për Vitin e Ri

    Rita Ora do të performoj dhe prezantoj një nga ngjarjet më të rëndësishme globale të Vitit të Ri, të organizuar në Times Square të Neë Yorkut.

    Këngëtarja do të bashkë-prezantoj me Ryan Seacrest.

    Përmes rrjetit social Twitter, Ora u shpreh emocionuese që është pjesë e një tradite të tillë të madhe festive.

    Kjo ngjarje vitin e kaluar arriti kulmin e shikueshmerisë në 17.9 milionë shikues./atvlive.tv/

     

  • Albin Kurti publikon pamje të reja nga takimi me Rita Orën

    Albin Kurti publikon pamje të reja nga takimi me Rita Orën

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka publikuar pamje të reja nga takimi me yllin botëror të muzikës me prejardhje shqiptare, Rita Orën.

    Kurti u përkujdes që këngëtaren ta pres me lule dhe tortë, me rastin e ditëlindjes së saj.

    I pari i qeverisë i bëri edhe dhuratë Orës, një libër dhe një pjatë punim artizanal.

    Ditën e djeshme, Kurti e quajti “Ditë të paharrueshme”.

    Ndër të tjera, ata biseduan edhe për realizimin e disa projekteve me rëndësi.

  • Rita Ora me plot dashuri për shqiptarët, shfaqet e veshur kuq e zi në Itali

    Rita Ora me plot dashuri për shqiptarët, shfaqet e veshur kuq e zi në Itali

    Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, bëri një hyrje madhështore në Festivalin e Filmit në Venecia të enjten.

    32 vjeçarja hodhi duart në ajër, ndërsa stilisti i saj e fotografoi teksa mbërriti me një varkë, e veshur me fustan kuq e zi.

    Rita, e cila është e martuar me regjisorin Taika Waititi, dukej madhështore teksa po zbriste në varkë.

    Festivali i 80-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia organizohet nga La Biennale di Venezia dhe drejtohet nga Alberto Barbera.

  • Brenda dasmës intime të Rita Orës dhe Taika Waititi, pamje të pa para më herët

    Brenda dasmës intime të Rita Orës dhe Taika Waititi, pamje të pa para më herët

    Ajo më propozoi dhe unë thashë “po” në çast,” thotë regjisori Taika Waititi për mënyrën sesi ai dhe kantautorja Rita Ora u fejuan. Ndërsa dyshja u takuan për herë të parë në një Barbecue në vitin 2018 që Taika organizoi në shtëpinë e tij në L.A., vetëm në vitin 2021, kur të dy po xhironin në Australi, ata filluan të takoheshin.

    Rita e bëri pyetjen ndërsa dyshja ishin me pushime në Palm Springs në verën e vitit 2022, dhe ata planifikuan një martesë të improvizuar që do të mbahej në Los Anxhelos disa javë më vonë, më 4 gusht, shkruan Vogue, transmeton KultPlus.

    “Nuk ishte në Londër apo në Francë. siç raportuan të gjithë,” sqaron Taika. “Ishte në L.A. me një grup të vogël miqsh.”

    Gjatë vitit të kaluar, të dy kanë marrë një goditje nga keqinformimi për dasmën e tyre që është përhapur si flakë në internet. “Në të vërtetë ka qenë mjaft argëtuese për ne të shohim histori të ndryshme që shpikin njerëzit dhe gjatë gjithë kohës t’i mbajmë për vete,” pranon Rita. “Dhe, më pëlqen që tani mund të ndajmë atë që ka ndodhur në të vërtetë – dhe ta bëjmë atë në një vjetorin tonë të martesës!”

    Për sa i përket procesit të planifikimit, nuk kishte asnjë të tillë: E gjithë ngjarja u ëndërrua dhe u realizua në vetëm dy javë. “Ishin rreth tetë njerëz atje – vetëm miqtë e ngushtë dhe familja, dhe prindërit në Zoom,” thotë Taika, duke vënë në dukje se ishte veçanërisht i emocionuar që miku i tij më i mirë Jermaine Clement fluturoi nga Zelanda e Re për ceremoninë e minutës së fundit.

    “Ishim vëtëm ne dhe motra ime Elena,” thotë Rita. “Elena në shpëtim!”.

  • Arrestimi i fansit të dyshimtë në koncertin e Rita Orës

    Arrestimi i fansit të dyshimtë në koncertin e Rita Orës

    Festa e lansimit të albumit të Rita Orës në një klub nate u ndërpre nga një frikë e tmerrshme sigurie me një fans i cili ishte jashtë kontrollit.

    Dalja e superyllit në skenë në koncert u shtye pwr një orë pasi njw burrw, filloi të sillej në mënyrë jo te duhur mes turmës.

    Punonjësit e sigurisë ndërhynë në përpjekje për të qetësuar fansin e paidentifikuar, por ata u detyruan të thërrisnin policinë për t’u marrë me të.

    Një burim tha: “Cilido qoftë motivimi i tij, shkaktoi një frike të madhe – është shumë e frikshme kur dikush duket krejtësisht i pakontrollueshëm në një turmë”.

    “Ata ishin tashmë brenda vendit të ngjarjes, por askush nuk ishte plotësisht i sigurt se çfarë donte të arrinte – sapo filloi të sillej në mënyrë të dyshimtë policia u mblodh”.

    Publiku treguan se si policët mbërritën shpejt dhe burri u prangos dhe u largua nga vendi i ngjarjes nga oficerët.

    Ai u pa jashtë i ulur në pjesën e pasme të një veture policie ende në pranga.

    Rita u lajmërua në Instagram pas koncertit duke shkruar: “Ishte e mahnitshme. Të interpretoja këto këngë të reja live për ju ka qenë diçka tjetër që kam ëndërruar për kaq shumë kohë. Faleminderit të gjithëve që kanë ardhur në këtë koncert intim”./atvlive.tv/

  • Për herë të parë, Rita dhe Taika pozojnë për Vouge

    Për herë të parë, Rita dhe Taika pozojnë për Vouge

    Taika Waititi dhe Rita Ora, kanë pozuar për ballinën e “Vogue” për herë të parë.

    Taika tregoi se sinqeriteti i Ritës e ka ndihmuar që ai të jetë më i sinqertë, veçanërisht në lidhje me presionet me të cilat përballet.

    “Ajo është shumë e çiltër dhe e sinqertë për gjërat që ajo ka kaluar në rrugëtimin e saj si artiste. Më ka ndihmuar që është unë të jem më I hapur për këtë, sepse isha mësuar të tregohem i pathyeshëm. Kjo është gjëja më e madhe që e kam mësuar duke qenë në praninë e Ritës’’, tha mes tjerash ai.

    Fotosesioni i dyshës së famshme zuri vend në Sydney – qyteti ku ata e nisën lidhjen romantike – dhe në intervistë, Rita dhe Taika, folën për vendimin e tyre për t’u rikthyer në këtë qytet: “Është një mënyrë vërtet romantike për të bërë diçka për herë të parë së bashku dhe në një mjedis ku ndihemi të sigurt për të qenë vetvetja”, deklaroi Ora.

    Rita Ora ka treguar se më 14 korrik do ta publikoj albumin e saj që është dedikim për Taika-n. /atvlive.tv

  • Rita Ora merr çmimin “Brit Billion”

    Rita Ora merr çmimin “Brit Billion”

    Rita Ora ka njoftuar se ka pranuar çmimin ‘’Brit Billion’’ sepse ka grumbulluar 1 miliardë shikime.

    Ajo falënderoi të gjithë ata që kanë dëgjuar muzikën e saj ndër vite dhe njoftoi se albumi i saj i ri do të publikohet më 14 korrik, duke uruar që do të ketë 1 miliardë shikime të tjera.

    Rita vazhdon të komentohet për veshjen e saj në metgala 2023 që po cilësohet si një nga veshjet më të mira të ngjarjes./atvlive.tv/

  • Rita Ora shfaqet me 80 mijë euro bizhuteri në Met Gala 2023

    Rita Ora shfaqet me 80 mijë euro bizhuteri në Met Gala 2023

    Rita Ora dukej e pabesueshme me një fustan të zi të kompletuar me një bisht të madh dramatik teksa mbërriti në ngjarjen më të madhe të vitit në industrinë e modës, Met Gala 2023, në Muzeun Metropolitan në New York City të hënën në mbrëmje.

    Këngëtarja shqiptaro-britanike, 32 vjeçe, ishte e veshur me një fustan të zi të tejdukshëm, i cili theksonte çdo centimetër të figurës së saj mahnitëse trupore, shkruan DailyMail, përcjell Telegrafi.

    Rita, e cila njihet për pamjen e saj të guximshme, bëri që vëmendja e gjithë të pranishmëve të kthehet nga ajo me fustanin e punuar nga Prabal Gurung.

    Fustani e saj kishte një dantellë me lule dhe byrynxhyk të vendosur në mënyrë perfekte, ndërsa bishti i tij rridhte me sa duket për kilometra pas Ritës dhe poshtë shkallëve ikonike të Muzeut Metropolitan.

    Rita e kompletoi pamjen me bizhuteri të markës “Buccellati” me vlerë 90 mijë dollarë (81 mijë euro), duke përfshirë një manshetë ari, byzylyk me perla dhe vathë kokteji – së bashku me zgjatime të gjata diamanti që vareshin nga thonjtë e saj të zbukuruar në mënyrë perfekte.

    Bizhuteritë magjepsëse dukej se i pikonin nga gishtat teksa ajo mahniti me dukjen e saj elegante.

    Ajo i vuri në pah tiparet e saj me makijazhin e lehtë në ngjyrën karamel, ndërsa i kishte lënë flokët e saj në kaçurrela të lirshme.

    Asaj iu bashkua bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, 47 vjeç, i cili dukej elegant i veshur me një xhaketë sportive të gjatë, të cilën e kishte veshur pa këmishë dhe të kombinuar me pantallona të bardha.

    Ai i shtoi një stil shtesë ansamblit me perlat si dhe një korsazh të zi me lule.

    Nata më e madhe e modës u mbajt si çdo vit tjetër në të hënën e parë të majit me yje të shumtë që shkëlqyen me dukjen e tyre interesante.

  • Rita Ora flet për Kosovën: Jam shumë me fat

    Rita Ora flet për Kosovën: Jam shumë me fat

    Rita Ora kujdeset gjithmonë që t’i tregojë botës me krenari për vendin e origjinës dhe rrënjët e saj.

    Siç ka bërë edhe në një intervistë të re me “Big Issue” ku rrëfeu emigrimin për në Mbretërinë e Bashkuar.

    “Në këtë pikë të karrierës sime – unë kam qenë në skenë për më shumë se 10 vjet tani – ndjeva se ishte e rëndësishme t’i kujtoja publikut, si dhe vetes, udhëtimin tim”.- ka nisur rrëfimin ajo.

    Më pas, Rita u ndal te ‘perceptimi i njerëzve për një vajzë që vjen nga një vend i botës së tretë si Kosova, dhe të qenit refugjat në Mbretërinë e Bashkuar e realizimi i ëndrrave’.

    Rita vuri në dukje rëndësinë e ruajtjes së gjithçkaje që i është dhënë deri më tani.

    “Nëse nuk do të kisha mundësi të shkoja në Londër dhe prindërit e mi nuk do ta bënin atë ndryshim të guximshëm, nuk do të mund të ulem këtu dhe të flisja.

    Dhe mbi të gjitha, të bëja muzikë. Unë them me vete çdo ditë, jam shumë me fat dhe kaq mirënjohëse. E di që e meritoj sepse punoj shumë.

    Por ka shumë fëmijë si unë prej nga jam, për të cilët kjo nuk ndodh. Kështu që nuk e marr kurrë si të mirëqenë. Por duhet të mbani mend se ka shumë njerëz që mund të dëgjoni ose që shikoni në televizion që janë emigrantë”, tha mes tjerash Ora./Ora News

  • Rita Ora, e ftuar speciale në Eurovision

    Rita Ora, e ftuar speciale në Eurovision

    Rita Ora do të jetë e ftuar speciale e edicionit të këtij viti në Eurovision. Ajo do të performojë në natën e parë, më 9 maj.

    Rita Ora gjithashtu do të ketë premierën e këngës së saj të re “Prasing You” në skenën e Eurovisionit.

    Slogani për këtë vit do të jetë ‘’United by Music’’ që në shqip do të thotë ‘’Të bashkuar nga muzika’’, transmeton atvlive.tv.

    Festivali më i madh i këngës në Evropë, duhej të mbahej në Ukrainë, meqë Galush Orkestra fitoi vitin e kaluar, por për shkak të luftës në Ukrainë, është zhvendosur në Angli.

    Rreth 160 milionë njerëz pritet të ndjekin Festivalin, duke e bërë atë një nga spektaklet televizive më të ndjekur në botë./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: