ATV

Tag: Richard Grenell

  • Grenelli-Gjermanisë: Jeni në anën e gabuar të historisë, në mbështetje të Kurtit

    Grenelli-Gjermanisë: Jeni në anën e gabuar të historisë, në mbështetje të Kurtit

    Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ka akuzuar Gjermaninë se “ka dalë në anën e kundër të historisë” duke i ofruar mbështetje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    “Albin Kurti ka refuzuar çdo ide që Perëndimi e ka shtyrë. Fatkeqësisht, Qeveria e Gjermanisë ka dështuar t’i përqafojë zgjidhjet që Thaçi dhe Vuçiqi ishin pajtuar t’i shtynin përpara. Gjermanët janë në anën e gabuar të historisë: duke përqafuar fashistin Kurtin. Çdo shtet në botë ka dënuar Kurtin për nxitje të dhunës – përveç Gjermanisë. Republikanët dhe demokratët rrallë pajtohen… por ata pajtohen se Kurti është problemi”, ka shkruar Grenelli në Twitter të martën në mëngjes.

  • Ahmeti takon Grenellin: Vetëm njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi do të sillte paqen në rajon

    Ahmeti takon Grenellin: Vetëm njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi do të sillte paqen në rajon

    Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, është takuar me ish-emisarin amerikan, Richard Grenell, në Shkup.

    Ahmeti tha se me të foli për dialogun Kosovë-Serbi dhe se erdhën në përfundim se vetëm njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë do të sillte paqen në rajon.

    “Mbrëmë në Shkup takova z. Richard Grenell, ish i dërguar special i ish Presidentit Amerikan Trump për dialogun Kosovë – Serbi si dhe ish shef i shërbimit kombëtar amerikan të inteligjencës. Në takim diskutuam për zhvillimet në rajon, në veçanti midis Prishtinës dhe Beogradit dhe bashkërisht konkluduam që normalizimi i marrëdhënieve nëpërmjet të njohjes së ndërsjellë do të sillte paqe të qëndrueshme në tërë rajonin”.

    Gjithashtu, Ahmeti tha se me të folën edhe për procesin në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe luftëtarëve të tjerë të lirisë që po mbahen në një proces të stërzgjatur padrejtësisht.

    Në takim prezent ishte edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili po ashtu vjen nga BDI-ja.

    Takimi i Ahmetit me Grenellin vjen pasi ish-emisari i Trump u dekorua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të mërkurën.

    Vuçiq ia ka dorëzuar Grenellit “Urdhrin e Flamurit Serb” për “shërbime të dalluara në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe të marrëdhënieve mes Serbisë dhe SHBA-ve”, ndërsa e ka falënderuar për “mprehtësinë e tij” gjatë angazhimit në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

  • Richard Grenell: Jack Smith nuk donte ta shihte suksesin e Donald Trump në Ballkan

    Richard Grenell: Jack Smith nuk donte ta shihte suksesin e Donald Trump në Ballkan

    Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, nëpërmjet disa fotografive ka sjellur disa nga momentet e prapaskenave, në trevjetorin e arritjes së marrëveshjes së 4 shtatorit, nën ndërmjetësimin e Donald Trump.

    Aty shihet edhe ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë.

    “E nisëm me presidentin Thaçi, që përfaqësonte Kosovën derisa u padit nga Jack Smith, sepse ai nuk donte që Trump të kishte sukses në Ballkan”, tha Grenell.

    Jack Smith, ishte prokurori në Hagë e ishte caktuar edhe për të hetuar rastin e Donald Trump.

  • Grenell: Dëshmia e Escobarit nuk ka fakte nga terreni, na duhet llogaridhënie

    Grenell: Dëshmia e Escobarit nuk ka fakte nga terreni, na duhet llogaridhënie

    Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vlerësuar se dëshmia e diplomatit amerikan, Gabriel Escobar, i cili iu dorëzua Kongresit Amerikan lidhur me zhvillimet në rajonin për të cilin është ngarkuar me detyrë, nuk kishte fakte nga ngjarjet aktuale në terren.

    Escobar, do të japë dëshmi të martën para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, transmeton Paparaci.

    Fokus kryesor do të jenë marrëdhëniet e tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë dhe nevoja e zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit, e cila përfshin edhe obligimin për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

    Megjithëkëtë, duke përmendur dy kongresmenët Michael McCaul dhe Thomas Kean, Grenell tha se të njëjtit “u manovruan” nga Departamenti amerikan i Shtetit.

    “Kjo dëshmi për Kosovën/Serbinë nuk ka fakte nga ngjarjet aktuale në terren dhe nuk ofron zgjidhje reale. Ne kemi nevojë për llogaridhënie dhe nuk është kjo”, ka shkruar Grenell në Twitter.

  • Grenell: Përgatituni për pasoja të rënda nëse Kurti nuk u përmbahet angazhimeve që ka marrë

    Grenell: Përgatituni për pasoja të rënda nëse Kurti nuk u përmbahet angazhimeve që ka marrë

    Ish-emisari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk po e kupton se çfarë po i ndodhë Kosovës.

    Grenell tha se komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë atij një afat deri të premten që t’i përmbahet angazhimeve që Kosova i ka marrë më parë.

    “Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë atij një afat deri të premten për t’iu përmbajtur angazhimeve që vendi i tij ka marrë më parë.”, shkroi Grenell në Twitter.

    Tutje, ai tha se “miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk respekton.”

    “Unë i kam parë pasojat dhe nuk është e bukur.”, përfundoi ai.

  • Grenell për situatën në veri të Kosovës: Kaluam nga paqja me Trumpin në kaos me Bidenin

    Grenell për situatën në veri të Kosovës: Kaluam nga paqja me Trumpin në kaos me Bidenin

    Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka shkruar në Twitter pas situatës së krijuar në katër komunat në veri të Kosovës.

    Grenell ka thënë se situata është kthyer “nga paqja dhe përparimi nën drejtimin e Donald Trumpit në kaos dhe okupim nën drejtimin e Joe Bidenit”.

    “Trupat e NATO-s kanë marrë objektet në Kosovë. Trupat amerikane dhe paratë amerikane. Ne shkuam nga paqja dhe përparimi nën drejtimin e Trumpit, te kaosi dhe okupimi me trupa nën drejtimin e Bidenit”, ka shkruar Grenell në Twitter.