ATV

Tag: Real Madrid

  • Vinicius Junior pezullon rinovimin me Real Madridin, kërkon pagë më të lartë

    Vinicius Junior pezullon rinovimin me Real Madridin, kërkon pagë më të lartë

    Bisedimet për rinovimin e kontratës së Vinícius Júnior me Real Madridin janë bllokuar, pasi përfaqësuesit e lojtarit nuk janë të kënaqur me ofertën e klubit.

    Vinícius ka kontratë deri në qershor 2027 dhe fiton rreth 17 milionë euro në vit. Ai kërkon 20 milionë fikse + bonuse deri në 30 milionë, por Real Madridi ofroi vetëm 20 milionë pa bonuse.

    Për momentin, agjentët e tij kanë vendosur të presin dhe të shohin planet e trajnerit Xabi Alonso për sezonin 2025-26, përpara se të marrin një vendim.

    Ndërkohë, interesi nga klubet saudite është ftohur dhe nuk ka më kontakte me ta. Vinícius pati një sezon të paqëndrueshëm, me 11 gola në 30 ndeshje të LaLigës, dhe Madridi nuk fitoi asnjë trofe madhor./ATVLIVE.TV

  • Real Madrid, i frustruar me komentet e fundit të Mbappes

    Real Madrid, i frustruar me komentet e fundit të Mbappes

    Real Madrid thuhet se ka qenë i dëshpëruar për të mbajtur të gjitha lëvizjet e tyre për Kylian Mbappe në prapaskenë deri në verë këtë herë, por pasi shmangu mediat gjatë gjithë sezonit, sulmuesi francez theu heshtjen e tij të mërkurën mbrëma.

    Mbappe i tha shtypit francez se ‘të gjitha palët janë të mbrojtura’ pavarësisht se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij, ndërsa pranoi gjithashtu se vendimi i tij nuk ishte marrë ende.

    Në anën tjetër, Real Madridi thuhet se i ka dhënë Mbappes një afat deri në mes të janarit deri në të cilin ai duhet t’i përgjigjet atyre.

    Më vonë, mbrëmjen e mërkurë, në mediumin El Chiringuito, Josep Pedrerol tha se fjalët e Mbappe nuk ishin pritur mirë në Santiago Bernabeu.

    “Real Madridi nuk është i kënaqur me fjalët e Mbappes. Ata nuk duan të futen në një dramë të gjatë sezonale dhe duket se Mbappe po”, ka thënë Pedrerol.

    Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Real Madridi i ka dhënë kohë Mbappes 15 ditë për të marrë një përgjigje përfundimtare, dhe në rast se vije një tjetër refuzim, skuadra spanjolle do të heqë përfundimisht dorë nga ai.

    Kujtojmë që prej kohësh, Real Madridi është i interesuar për shërbimet e Mbappes, derisa Los Blancos vazhdimisht janë refuzuar nga sulmuesi francez./ATVLIVE.TV/

  • PSG tronditë Realin, zbulon çmimin e Kylian Mbappes

    PSG tronditë Realin, zbulon çmimin e Kylian Mbappes

    Paris Saint Germain është gati të lërë Kylian Mbappen të largohet këtë verë, por vetëm nëse ndonjë skuadër është e gatshme të paguajë 250 milionë euro.

    Superylli e bëri rikthimin e tij në ekipin e parë me një gol në barazimin 1-1 të PSG-së me Toulouse të shtunën, ku ai dukej se tregonte se e ardhmja e tij, të paktën për disa muajt e ardhshëm, do të ishte në kryeqytetin francez.

    Por pas thashethemeve për një kohë të gjatë që Real Madridi po përgatit një ofertë prej 120 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij këtë verë, PSG thuhet se ka caktuar një çmim të lartë për 24-vjeçarin, përcjellë KosovaPress

    Sipas gazetës spanjolle “AS”, skuadra pariziene po mban shpresë për të rënë dakord për një kontratë të re me sulmuesin, kontrata e të cilit skadon në më pak se 12 muaj.

    Por megjithatë janë të gatshëm ta lënë atë të shkojë nëse oferta e duhur paraqitet nga gjigantët e La Liga-s.

  • Kjo është fanella e Realit për sezonin 2023/24 (VIDEO)

    Kjo është fanella e Realit për sezonin 2023/24 (VIDEO)

    Real Madridi ka publikuar fanellën e re për sezonin 2023/23.

    Fanella e re e Realit përfshin ngjyrën klasike të bardhë, me disa detaje të ngjyrës së artë dhe të asaj të kaltër.

    Po ashtu, slogani i klubit “Hala Madrid” është vendosur në pjesën e pasme të fanellës.

    Reali ka përfshirë ngjyrën e arit për herë të parë në fanellë që prej sezonit 2019/20, ndërsa fanellë e ngjashme ishte përdorur edhe në sezonin 2011/12 kur asokohe mposhtën ekipin e famshëm të Barcelonës së Pep Guardiolas.

    Më poshtë e gjeni videon e fanellës së re të Realit:

  • Prepolli: Guardiola le t’ia len amanet nipit nëse don me i mbërri numrin e Championsit të R. Madridit

    Prepolli: Guardiola le t’ia len amanet nipit nëse don me i mbërri numrin e Championsit të R. Madridit

    Analisti i futbollit, Arsim Prepolli ka komentuar deklaratën e fundit të Pep Guardiolës.

    “Më pëlqej një deklaratë e Guardiolës që u tregua shumë optimist. Me i thonë atij leja amanet nipit nëse don me arritë numrin e Champions League që ka Real Madridit”, tha Prepolli në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Zyrtare: Reali transferon Bellingham

    Zyrtare: Reali transferon Bellingham

    Klubi i Borussia Dortmundit përmes një komunikate e ka bërë zyrtare transferimin e Jude Bellingham te Real Madridi.

    Reali ka arritur marrëveshje të plotë për të nënshkruar me Jude Bellingham nga Borussia Dortmundi, raporton KosovaPress.

    Gjiganti spanjoll do të paguajë plot 100 milionë euro të sigurta për Bellingham, ndërsa 20 milionë euro të tjera do të jenë në formë të bonuseve.

    Reali dëshironte që ta mbyllte marrëveshjen këtë javë. Bellingham do të nënshkruajë një kontratë gjashtë vjeçare me Realin, të vlefshme deri në qershor të vitit 2029. Paga e lojtarit do të jetë rreth 10/12 milionë euro në sezon.

    Testet mjekësore janë caktuar, ndërsa tani ka mbetur edhe zyrtarizimi nga Reali.