Në fshatin Ratkoc të Rahovecit, mes zhurmës dhe vrullit të punës së përditshme në arë, gjetëm z. Bashkim Hotin duke vjelë speca me kujdes dhe përkushtim. Në syrin e tij shkëlqente pasioni për tokën dhe për atë që ajo jep, një dëshmi e gjallë e lidhjes së ngushtë që ka krijuar me natyrën dhe punën bujqësore.
Z. Bashkim është pjesë e një familjeje të njohur në rajon, një familje që ka fituar respekt dhe admiracion për përkushtimin e saj të palodhur në bujqësi dhe mençurinë me të cilën e menaxhon çdo aspekt të kultivimit të tokës. Për ta, bujqësia nuk është vetëm një profesion, por një mënyrë jetese, një trashëgimi që transmetohet brez pas brezi, e cila i lidh me rrënjët dhe me natyrën e tokës së tyre.
Për më shumë detaje, kliko kronikën e përgatitur nga ATV:
Gramoz Berisha erdhi përsëri tek varrezat ku pushojnë eshtrat e familjarëve që iu vranë nga forcat serbe, më 26 mars të 1999-ës.
Në atë të premte marsi, forcat serbe ekzekutuan 49 anëtarë të familjes Berisha nga Suhareka.
Pesë nga ta u vranë tek shtëpitë e Berishëve, kurse pjesa tjetër e familjes, përfshirë 15 fëmijë, u vra,ose të paktën kështu menduan forcat serbe,në këtë lokal, që sot shërben si muze.
Gramozi i cili në atë kohë ishte vetëm tetë vjeç, shpëtoi duke u shtirursi i vdekur.
Bashkë me nënën e tij, Vjollcën, dhekushërirën Shyhreten, u hodhën nga mjeti ku po transportoheshin kufomat e të vrarëve.
“Na kanë pru te lokali ku ka ndodhur masakra, te piceria “Kalabria”, aty kanë filluar gjuajtjet derisa nuk ka lëvizur askush. Jam bërë si i vdekur në momentin kur kanë filluar të kapin, pastaj na kanë bartur na kanë futur në kamion dhe kamioni u nis në drejtim të Prizrenit. Gjatë rrugës për Prizren mami më ka kapur mua, fillimisht gruaja xhaxhait, Shyhretja,është hedhur nga kamioni më pas edhe mami me mua, të plagosur jemi hedhur”, tha Gramoz Berisha, i mbijetuar i masakrës.
Hysni Berisha u angazhua për tëmbledhurgjësendet që mbetën nga më të dashurit e tij, duke i ekspozuar ato,në lokalin ku u krye masakra.
“Më 1 shtator të ‘99-ës kemi shkuar t’i hapim varrezat për herë të dytë. Në mesin e dokumenteveqë janë gjetur është gjetur edhe fletorja e Miratit, ai ka qenë në klasën e parë dhe e ka marrë lapsin dhe çantën me vete, duke mendu që do kthehet”, deklaroi Hysni Berisha, familjar i të masakruarve.
Kur lufta mbaroi e ushtria serbe doli nga Kosova, ai u takua sy më sy me atë që urdhëroi gjenocidin në Kosovë. Ishte koha që ai të dëshmonte në Hagë kundër Millosheviqit.
Në një moment ai thotë se unë kam punë me këtë dëshmitar më së shumti, sepse ky është dëshmitar i përgatitur”, deklaroi tutje Hysni Berisha.
25 vjet pasluftës, familja Berisha vazhdon të jetë në kërkim të 24 familjarëve të pagjetur.
“Edhe rasti i familjes Berisha, edhe përpjekja në kuptim të ndriçimit të fatit të më shumë se 20 personave, do të mbetet një nga zotimet tona, ose një nga prioritetet tona”, tha Jushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të pagjeturit.
Pas luftës së fundit në Kosovë, mbi 1600 personavazhdojnë të jenë të pagjetur./atvlive.tv
Sot mbushen 25 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit.Gjatë luftës së vitit 1999 në fshatin Fortesë janë vrarë nga forcat serbe 69 martirë, në Brestoc 5 dëshmorë dhe 49 martirë, ndërsa në Celinë janë vrarë 75 martirë.
Komuna e Rahovecit sot gjatë ditës organizon tubim përkujtimor te varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Brestovc, duke filluar nga ora 10:00.
Tubime përkujtimore do të mbahen edhe te varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Fortesë nga ora 11:00 dhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Celinë nga ora 13:00).
Mbrëmë në Hungari ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë kanë vdekur dy mërgimtarë nga Kosova.
Viktimat janë Kushtrim Hoxha nga Prizreni dhe Jetmir Rexhepi nga Rahoveci.
Për vdekjen e tyre sot ka shkruar kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ngushëlloi familjet e të ndjerëve.
“I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni në Hungari e Jetmir Rexhepit nga Celina. Viktimë e aksidentit ka qenë edhe Kushtrim Hoxhaj nga Prizreni. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhepi nga Celina dhe familjes Hoxhaj nga Prizreni. Jetmiri dhe Kushtrimi, pushofshin në paqe!”, ka shkruar ai.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bellacërkë të Rahovecit, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Dyshohet se se viktima është një 30-vjeçar, teksa lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme lidhur me rastin.
Një grua ka raportuar në Polici se e ka gjetur djalin e saj pa shenja jete, në shtëpi.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Rahovec, derisa në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Tutje, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion./atvlive.tv/