ATV

Tag: Quantin Tarantino

  • Quentin Tarantino zbulon listën e aktorëve më të dobët sipas tij dhe I quan ‘Weak Sauce’

    Quentin Tarantino zbulon listën e aktorëve më të dobët sipas tij dhe I quan ‘Weak Sauce’

    Internetit u ndez mbrëmë kur Quentin Tarantino, në mes të një livestream-i dhe qartësisht pa  filtra, vendosi ta zbulojë atë që ai e quajti “Weak Sauce List” , një grup aktorësh për të cilët thotë se thjesht “nuk i plas fare”.

    Në fillim u tall paksa. Pastaj ngriti supet, u mbështet pas dhe tha: “Mirë. Doni emra? Do t’ju jap emra.”

    Ai ngriti një gisht dhe tha: “Trent Malloy.”, “Djalë i mirë, por çdo fjalë që thotë tingëllon sikur po kërkon rimbursim në supermarket.”

    Ngriti gishtin e dytë dhe tha: “Sasha Redd, E famshme për aktrim me përshpëritje. Çdo regjisor që punon me të përfundon duke ngritur volumin sikur po regjistrojmë zëra fantazmash.”

    Ngriti gishtin e tretë dhe tha: “Colton Pierce”, Tarantino qeshi dhe shtoi: “Ai e refuzoi një rol në filmin tim sepse ‘nuk bën xhirime të gjata’. “Weak. Sauce.””

    Fansat u çmendën menjëherë, duke shpërthyer me teori, meme dhe kërkesa për më shumë. Por Tarantino e mbylli me një mic-drop të pastër të stilit të tij:
    “Kaq ju jap. Tre emra. Thashë më shumë sesa duhej.”

    Brenda minutash, rrjetet sociale lindën një hashtag të ri të papërmbajtshëm #WeakSauceList, duke e kthyer “çlirimin” spontan të regjisorit në obsesionin më të ri të internetit.

    Gjatë kësaj interviste në “The Bret Easton Ellis Podcast”, regjisori diskutoi edhe 10 filmat e tij më të preferuar të shekullit 21 dhe vendosi “There Will Be Blood” në vendin e pestë. Megjithëse e adhuron filmin, ai nuk u kursye për të kritikuar aktorin Paul Dano, i cili luajti binjakët Paul dhe Eli Sunday.

    “Ai është një djalë kaq i dobët e jo-interesant,” tha Tarantino. “Filmi ka nevojë për një kundërshtar të fortë; ai nuk ka nevojë për asgjë. Supozohet të jetë një duel dhe nuk është.”

    Pasi diskutoi performancën e Day-Lewis, Tarantino shtoi: “Pra e vendos atë përballë aktorit më të dobët në SAG? Pe*** më të mekur në botë?”

    Regjisori gjithashtu përmendi aktorë të tjerë që nuk i pëlqen si Owen Wilson dhe Matthew Lillard.